KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Në 59% të bashkive, numri i bizneseve të vogëla në rënie
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Në 59% të bashkive, numri i bizneseve të vogëla në rënie
AnalizeEkonomiKryesoreZhvillim

Në 59% të bashkive, numri i bizneseve të vogëla në rënie

Përditësimi i fundit: 24 Korrik, 2025 1:44 pm
243 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shumica e bashkive të vendit janë duke parë tkurrje të forta të popullatës dhe për rrjedhojë edhe të bizneseve.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se në 36 bashki nga 61 gjithsej numri i bizneseve person fizik që zakonisht përfshijnë të vetëpunësuar ose biznese me xhiro deri në 2 milionë lekë është ulur në mënyrë të ndjeshme.

Në rang vendi si biznese person fizik ishin aktive mbi 97 mijë subjekte me 2024, me rritje vjetore vetëm 0.5%, por në bashki të vogla ka rënie të fortë për shkak të rënies së popullsisë. Personat fizikë përbënin 74% të ndërmarrjeve gjithsej, (pa përfshirë fermerët), ndërsa pjesa tjetër janë të regjistruar si persona juridikë, sipas INSTAT.

Sipas të dhënave të përpunuara për ndryshimin vjetor të bizneseve “Person Fizik” në vitin 2024 krahasuar me 2023, vihet re një polarizim i fortë mes zonave të mëdha urbane dhe bashkive më të vogla. Në pjesën më e madhe e bashkive ka rënie, ndërsa vetëm një pjesë e kufizuar ka shënuar rritje.

Në bashkitë me krizën më të madhe të bizneseve person fizik kryeson Pusteci me një rënie drastike prej -25% të bizneseve, e ndjekur nga Konispoli -7.2%, Tropoja -6.7%, Mati me –6.5% dhe Selenica -6.1%.

Këto bashki janë tipike të vogla kanë nivel të lartë emigrimi, plakje të popullsisë dhe mungesë mundësish për zhvillim të qëndrueshëm të aktivitetit privat. Rënia e bizneseve tregon jo vetëm largimin e popullsisë, por edhe mbylljen e iniciativave të vetëpunësimit për shkak të mungesës së tregut lokal.

Në të kundërt bashkitë më rritje më të madhe të bizneseve person fizik janë ajon Këlcyrës +10.7%, e ndjekur nga Delvina +8.9%, Sarandë +7.5% dhe Vorë me 6.6%, të cilat kanë lidhje të forta turistike ose logjistike, si Saranda që ka përfituar nga turizmi, apo Vora që ndodhet në korridorin industrial mes Tiranës dhe Durrësit. Po ashtu, Gjirokastra dhe Libohova kanë përfituar nga investime në agroturizëm.

Tirana, Durrësi dhe Shkodra shfaqin rritje të lehtë, çka tregon një stabilitet në aktivitetin ekonomik në qendrat urbane, të cilat ende grumbullojnë popullsi nga zonat rurale dhe në këtë mënyrë ruajnë edhe dinamikën në bizneset e vogla.

Trendët demografike janë duke u bërë përcaktuese në ekonominë rajonale. Pakësimi dhe plakja e popullsisë po çon në faliment bizneset e vogla për shkak të ngushtimit të kërkesës por edhe të emigrimit të qendrave më të mëdha urbane.

Popullsia e vendit nga viti 2011 në vitin 2024 ka rënë me 17 për qind, ndërsa ritmet e rënies po thellohen vitet e fundit nga ikja e të rinjve dhe nivelet tejet të ulëta të lindjeve.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Tronditet Gjermania, ministri i Ekonomisë gjendet i vdekur në dhomën e hotelit

Bjellorusi-Shqipëri, luhet pa tifozë

Serbia me 4 ditë pune? – Fituesit e zgjedhjeve propozojnë 32 orë punë në javë

Tirana gjeneron 47% të ekonomisë/ Kukësi dhe Dibra, qarqet më të varfra

Rrugët me pagesë/ Qeveria planifikon tarifimin elektronik në segmentet me trafik të lartë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Drejtori i UKT, Skerdi Drenova vjedh miliona me sekseren e tij
Artikulli tjetër HEC-et thanë lumejntë në fshatrat turistik në Mirditë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vijojnë gjobat për protestuesit, Policia: 50 mijë lekë për 31 qytetarë, nën hetim 2
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 5 Nëntor, 2026
Pallati në Elbasan u dogj dhe u shemb, Policia: Shkak rrjedhja e gazit në banesën e një prej viktimave
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
‘Plumbi i artë’, SPAK: 302 vite burg për 15 të pandehur
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 5 Nëntor, 2026
Skandali i mashtrimit 20 miliardë $, që po trondit Turqinë
Analize Finance Fokus Opinion Rajoni Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.