KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rrugët me pagesë/ Qeveria planifikon tarifimin elektronik në segmentet me trafik të lartë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Rrugët me pagesë/ Qeveria planifikon tarifimin elektronik në segmentet me trafik të lartë
AnalizeFinanceFokusKryesoreSocialeZhvillim

Rrugët me pagesë/ Qeveria planifikon tarifimin elektronik në segmentet me trafik të lartë

Përditësimi i fundit: 5 Nëntor, 2026 2:19 pm
63 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria planifikon zgjerimin e përdorimit të sistemeve elektronike të pagesës në rrugë, duke nisur nga segmentet me trafik më të lartë të rrjetit transevropian të transportit (TEN-T). Strategjia Sektoriale e Transportit dhe Plani i Veprimit 2030 parashikon 200 mijë euro për përgatitjen e kuadrit ligjor dhe teknik të tarifimit elektronik gjatë viteve 2028–2029, ndërsa testimi i sistemit në rrugë të përzgjedhura është programuar për periudhën 2030–2032.

Masa mund të prekë në të ardhmen drejtuesit e automjeteve private dhe operatorët e transportit të mallrave e pasagjerëve, në varësi të rrugëve që do të përfshihen në skemë. Megjithatë, strategjia nuk përcakton ende segmentet konkrete ku do të aplikohet tarifimi, vlerën e pagesave apo kategoritë e automjeteve që do t’u nënshtrohen atyre.

Sipas dokumentit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të jetë përgjegjëse për zhvillimin e politikave dhe arkitekturës ligjore e teknike të sistemit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, Autoritetin Rrugor Shqiptar, DPSHTRR-në dhe AKSHI-n.

Për këtë fazë përgatitore janë planifikuar 100 mijë euro në vitin 2028 dhe 100 mijë euro të tjera në vitin 2029.

Sistemi synohet të jetë në përputhje me Direktivën evropiane Eurovignette, që rregullon tarifimin e përdorimit të infrastrukturës rrugore për kategori të caktuara automjetesh, si dhe me Shërbimin Evropian Elektronik të Tarifimit Rrugor (EETS), i cili synon ndërveprimin e sistemeve elektronike të pagesës ndërmjet vendeve.

Pilotimi në rrugët me trafik të lartë, ende pa kosto të përcaktuar

Pas përgatitjes së kuadrit ligjor dhe teknik, strategjia parashikon kalimin në fazën e testimit të tarifimit elektronik.

Sipas Planit të Veprimit, pilotimi do të realizohet në segmente të përzgjedhura të rrjetit TEN-T, me përparësi ato që kanë trafik të lartë, gjatë periudhës 2030–2032. Autoriteti Rrugor Shqiptar është institucioni përgjegjës për këtë fazë, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ndryshe nga përgatitja e sistemit, për të cilën janë parashikuar 200 mijë euro, pilotimi nuk ka ende një kosto të përcaktuar në dokument.

Strategjia vendos gjithashtu si kusht që infrastruktura dhe sistemet përkatëse të jenë plotësisht të përgatitura përpara nisjes së testimit.

Kjo do të thotë se plani nuk përcakton ende vendosjen e pagesave të reja në një rrugë konkrete, por krijimin e kushteve për aplikimin e mundshëm të tarifimit elektronik në segmente të caktuara.

Tarifimi elektronik është pjesë e një programi më të gjerë për digjitalizimin e transportit rrugor. Strategjia synon integrimin e tij, aty ku do të zbatohet, me sistemet e menaxhimit të trafikut, informacionin në kohë reale dhe platformat kombëtare të transportit.

Dokumenti parashikon zgjerimin e sistemeve inteligjente të transportit përgjatë rrjetit TEN-T, duke përfshirë kamera, sensorë dhe sisteme elektronike informacioni për drejtuesit e automjeteve.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vijojnë gjobat për protestuesit, Policia: 50 mijë lekë për 31 qytetarë, nën hetim 2
Artikulli tjetër Tirana gjeneron 47% të ekonomisë/ Kukësi dhe Dibra, qarqet më të varfra

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.