KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Paga minimale në Kosovë rritet në 350 euro
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Rajoni > Paga minimale në Kosovë rritet në 350 euro
EkonomiKryesoreRajoni

Paga minimale në Kosovë rritet në 350 euro

Përditësimi i fundit: 28 Gusht, 2024 5:40 pm
135 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Qeveria e Kosovës mori vendim gjatë një mbledhjeje, të mërkurën, ta rrisë pagën minimale në vend në 350 euro për punëtorët e të gjitha moshave. Kjo rritje u bë vetëm disa ditë pasi hyri në fuqi Ligji për pagën minimale, i cili parashihte një rritje të pagës minimale në 264 euro bruto për të gjithë të punësuarit në sektorin publik e privat.

Por, me vendimin e ri të Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, shkalla e re e pagës minimale do të jetë 2 euro për orë pune të rregullt, apo 350 euro bruto në muaj për orar të plotë.

Paga e re minimale do t’i prekë rreth 150.000 të punësuar, të cilët punojnë me paga më të ulëta se 350 euro, kryesisht në sektorin privat, sipas Kurtit dhe ministrit të Financave të Kosovës, Hekuran Murati.

“Ky veprim është veçse edhe një hap tjetër në kuadër të masave të shumta që kemi ndërmarrë si Qeveri për ta përmirësuar mirëqenien e qytetarëve”, tha Kurti.

Ndërkaq, Murati tha se vendimi për rritjen e pagës minimale do të hyjë në fuqi më 1 tetor.

“Do të sigurohemi që ligji dhe vendimi për rritjen e pagës minimale do të zbatohet”, deklaroi Murati.

Vendimi i ri për pagën minimale i jep fund edhe diskriminimit të punëtorëve në bazë të moshës. Deri në fuqizimin e Ligjit të ri, paga minimale në Kosovë ishte 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç. Kosova, deri më tani e ka pasur pagën minimale më të ulët në Evropë, 170 euro, ndërsa Luksemburgu më të lartën, 2.571 euro.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqipëria, e fundit në Europë dhe Azi për politika industriale

Faktet e errëta të industrisë së armëve “Made in Albania”

Beqaj letër nga burgu: Mos më nxirrni nga qelia, lërmëni këtu, si dëshmi e suksesit të reformës në drejtësi

Gjykata e Lartë lë në fuqi bllokimin e pasaportës së Belinda Ballukut

PS drejt liberalizimit të kushteve për dhënien e shtetësisë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm E ngarkuara me punë e SHBA-së takohet me Dumanin
Artikulli tjetër Macron kundër të gjithëve, Franca bie në paralizë politike

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Përse Netanyahu dhe Trump kishin të drejtë për Iranin
Analize Fokus Opinion Politike Uncategorized Zhvillim 10 Prill, 2026
Lufta tregtare në Amerikën e Jugut, Ekuadori kërcënon Kolumbinë me taksa doganore 100%
Aktuale Bota Ekonomi Fokus 10 Prill, 2026
Kontradikta shqiptare me rritjen e parasë në qarkullim dhe inflacionin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 10 Prill, 2026
Varr masiv qensh në zemër të kryeqytetit/ Prokuroria e Tiranës nis hetimet
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.