KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Paga minimale në Shqipëri vijon të mbetet më e ulëta në Europë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Paga minimale në Shqipëri vijon të mbetet më e ulëta në Europë
EkonomiKryesoreOpinionSociale

Paga minimale në Shqipëri vijon të mbetet më e ulëta në Europë

Përditësimi i fundit: 5 Shtator, 2024 5:41 pm
122 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Edhe pas rritjeve të vazhdueshme, paga minimale në Shqipëri vijon të mbetet ndër të të ulëtat në Europë në vlerë nominale, por sërish e fundit sipas fuqisë blerëse, sipas një renditjeje të fundit që ka bërë instituti Europian i Statistikave, Eurostat.

Megjithëse në renditjen e fundit, Shqipëria ia ka kaluar Maqedonisë së Veriut, për pagën minimale në vlerë, kur renditet sipas fuqisë blerëse, ajo kalon sërish në vend të fundit (shiko grafikun sipas fuqisë blerëse).

Grafiku i publikuar nga Eurostat tregon diferencë relativisht të lartë kur matet sipas standardeve të fuqisë blerëse (PPS) për pagën minimale në Shqipëri, me Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë. Eurostat i krahason pagat minimale bruto të zbatueshme më 1 korrik 2024, pas përshtatjes së tyre me diferencat e çmimeve midis vendeve.

Kjo bëhet duke përdorur barazinë e fuqisë blerëse (PPP) për shpenzimet e konsumit final të familjeve. Siç mund të pritej, ky rregullim redukton dallimet ndërmjet vendeve. Paga minimale e matur sipas barazisë së fuqisë blerëse (PPP) në Shqipëri është më e ulëta në Europë dhe midis vendeve kandidate me 556 PPS. Më e larta nga vendet kandidate është në Turqi, me 919 PPS, e ndjekur nga Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe në fund Shqipëria.

Sipas pagës nominale në vlerë, Shqipëria renditet e treta me pagën më të ulët minimale në Europë, duke lënë pas nga Rajoni Maqedoninë e Veriut. Në Europë, dy shtetet me pagën më të ulët minimale janë Moldavia dhe Ukraina.

Në Shqipëri, paga minimale ka arritur në 40 mijë lekë (rreth 400 eurove) bruto në muaj pas rritjeve të vazhdueshme që bëri qeveria dy vitet e fundit, në një gatë të ethshme për të barazuar pagat me rajonin.

Kryesimin vijojnë ta mbajnë Serbia dhe Mali i Zi, të cilat nuk kanë ndenjur në vend ndërkohë. Në të dy këto shtete, paga minimale i ka kaluar 500 euro/muaj.

Por, ndonëse paga minimale në Shqipëri tashmë është më e lartë në vlerë nominale së në Maqedoninë e Veriut, me këtë pagë mund të blesh më pak sesa në Maqedoninë e Veriut, për shkak të çmimeve më të shtrenjta.

Një element që e ka rritur pagën minimale në Shqipëri është fakti që ajo raportohet në euro dhe për shkak të zhvlerësimit të kësaj të fundit rezulton artificialisht më e lartë. Kjo rritje artificiale neutralizohet nga treguesi tjetër, sipas barazisë së fuqisë blerëse, ku Shqipëria del sërish pas Maqedonisë së Veriut.

Eurostat sqaroi se për vendet monedha kombëtare e të cilave nuk është euro: Bullgaria, Çekia, Hungaria, Polonia dhe Rumania, vendet kandidate dhe kandidate potenciale përveç Malit të Zi[1] si dhe Shtetet e Bashkuara, paga minimale është konvertuar në euro duke përdorur shkëmbimin norma në fuqi në fund të qershorit 2024. Vetëm nga zhvlerësimi i euros paga minimale në Shqipëri rezulton rreth 10% më e lartë kur konvertohet në euro.

Paga minimale në Europë

Më 1 korrik 2024, 22 nga 27 vendet e BE-së kishin një pagë minimale kombëtare (duke përfshirë Qipron që nga 1 janari 2023).

Vendet e BE-së pa pagë minimale kombëtare ishin: Danimarka, Italia, Austria, Finlanda dhe Suedia. Pagat minimale mujore ndryshojnë shumë në shtetet anëtare, nga 477 € në Bullgari në 2 571 € në Luksemburg.

Midis 10 vendeve kandidate dhe kandidate potenciale, 7 kishin një pagë minimale kombëtare (Mali i Zi, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia, Turqia dhe Ukraina), ndërsa Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia dhe Kosova nuk kishin një pagë minimale kombëtare.
Bazuar në nivelin e pagave të tyre minimale mujore bruto kombëtare të zbatueshme më 1 korrik 2024, të shprehura në euro (€), vendet e BE-së në fjalë mund të klasifikohen në 3 grupe të ndryshme;.

Grupi 1, me një pagë minimale kombëtare mbi 1 500 € në muaj. Në këtë grup bëjnë pjesë: Luksemburgu, Irlanda, Holanda, Belgjika, Gjermania dhe Franca. Pagat e tyre minimale kombëtare varionin nga 1 767 € në Francë në 2 571 € në Luksemburg.

Grupi 2, me një pagë minimale kombëtare mbi 1 000 € dhe nën 1 500 € në muaj. Në këtë grup bëjnë pjesë: Spanja dhe Sllovenia. Pagat e tyre minimale kombëtare ishin 1 254 € në Slloveni dhe 1 323 € në Spanjë.

Grupi 3, me një pagë minimale kombëtare të barabartë ose nën 1 000 € në muaj. Në këtë grup bëjnë pjesë: Qiproja, Polonia, Greqia, Portugalia, Malta, Lituania, Kroacia, Estonia, Çekia, Sllovakia, Rumania, Letonia, Hungaria dhe Bullgaria. Pagat e tyre minimale kombëtare varionin nga 477 € në Bullgari në 1 000 € në Qipro.

Norma mesatare vjetore e rritjes ndërmjet korrikut 2014 dhe korrikut 2024 ishte më e larta në Rumani (+13,7%) e ndjekur nga Lituania (+12,3%), Bullgaria (+10,6%), Polonia (+9,5%) dhe Çekia (+9,3%). Normat më të ulëta të rritjes mesatare vjetore midis vendeve të BE-së u regjistruan në Francë (+2,0%), Maltë (+2,6%) dhe Luksemburg (+3,0%).

Të gjitha vendet kandidate dhe kandidate potenciale me një pagë minimale kombëtare, për të cilat ka të dhëna, përfshihen në grupin 3, me nivele të pagave minimale që variojnë nga 185 euro në Ukrainë në 568 euro në Turqi.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, Helsinki: Refuzon të hajë ushqimin e komandës

Shqiptarët nuk duan t’ia dinë për çmimin, importi i naftës u rrit në mars

“Konkurrenca” fal Spitalin Amerikan dhe Hygeia-n

GJKKO rrëzon kërkesën e Arbër Veliajt për kontrollet dhe sekuestrimet

E-Albania sërisht jashtë funksionit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm FBI zbulon: Putini luftë psikologjike për të destabilizuar Gjermaninë, Francën e Italinë
Artikulli tjetër Si Kamala Harris po mban “peng” përfundimin e luftës në Ukrainë?!

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

One Albania/ Magyar bllokon 16 miliardë euro për 4iG, mediat hungareze flasin për faliment
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale 28 Prill, 2026
TAP-i ndërton pikën e daljes në Fier, por qeveria nuk di ku ta çojë gazin
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale 28 Prill, 2026
Të indeksuarit!
Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Prill, 2026
Vangjel Tavo i jep kompanisë nën hetim nga SPAK, mbi 200 mijë €, për sezonin në Himarë
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion 28 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.