KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pas presioneve nga BE, qeveria rrit taksat për peshkaqenët e tenderave të AKSHI-t
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Pas presioneve nga BE, qeveria rrit taksat për peshkaqenët e tenderave të AKSHI-t
AnalizeEkonomiHI-TechKorrupsionKryesoreSociale

Pas presioneve nga BE, qeveria rrit taksat për peshkaqenët e tenderave të AKSHI-t

Përditësimi i fundit: 30 Tetor, 2025 7:25 pm
396 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Industria e prodhimit dhe zhvillimit të softuerit në Shqipëri do të hyjë në një regjim të ri tatimor nga 1 Janari 2026.

Konkretisht, kompanitë që ushtrojnë aktivitet ekonomik në Shqipëri, në fushën e zhvillimit të softuerit dhe që janë regjistruar para datës 17 maj 2023 do të vazhdojnë të përfitojnë nga norma e reduktuar prej 5 për qind e tatimit mbi fitimin deri më 31 dhjetor 2025.

Pas këtij afati, të gjitha bizneset e kësaj fushe do të kalojnë automatikisht në normën standarde prej 15 për qind të tatimit mbi fitimin. Ky ndryshim prek veçanërisht kompanitë e teknologjisë së informacionit që prej vitesh kanë qenë pjesë e një skeme preferenciale fiskale, e cila synonte nxitjen e investimeve në sektorin IT dhe rritjen e konkurrueshmërisë së Shqipërisë në tregjet rajonale dhe globale të teknologjisë.

Sipas vlerësimeve të qeverisë, rritja e tatimit për këtë kategori biznesesh pritet të sjellë të ardhura shtesë për buxhetin e shtetit gjatë viteve 2026 dhe 2027, të cilat janë llogaritur rreth 0.036 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto çdo vit. Edhe pse shifra duket modeste në nivel makroekonomik, efekti në sektor mbetet i rëndësishëm, duke marrë parasysh se një pjesë e ndjeshme e industrisë shqiptare të IT-së përbëhet nga kompani të vogla dhe të mesme.

Ky ndryshim pritet të ketë ndikim në industrinë e teknologjisë, e cila deri tani ka përfituar nga mbështetje fiskale për të stimuluar rritjen, inovacionin dhe krijimin e vendeve të punës me vlerë të lartë. Në vitet e fundit, sektori i IT ka treguar rritje të shpejtë, është bërë një hallkë e rëndësishme për eksportet e shërbimeve dhe ka tërhequr investime nga kompani të huaja që operojnë përmes modeleve të outsourcing dhe shërbimeve të zhvillimit softuare për tregjet ndërkombëtare.

Sipas të dhënave të tregut dhe raporteve ekonomike, në vend operojnë rreth 2,500 deri në 3,200 subjekte që ofrojnë shërbime IT, ku mbi 1,000 kompani fokusohen drejtpërdrejt në prodhimin dhe zhvillimin e softuerit, shërbime cloud dhe konsulencë teknologjike.

Për sa i përket forcës punëtore, sektori llogarit më shumë se 20 mijë punonjës, ndërsa rreth 7,000 – 8,500 prej tyre janë të angazhuar në profile teknike si programues, inxhinierë softueri, specialistë të sigurisë kibernetike, DevOps dhe analistë të të dhënave. Për më tepër, vlerësohet se mbi 5,000 freelancerë shqiptarë ofrojnë shërbime teknologjike në tregun ndërkombëtar përmes platformave online, duke kontribuar në rritjen e eksportit të shërbimeve.

Kontributi i sektorit IT në ekonominë shqiptare përllogaritet në rreth 2 për qind të PBB-së dhe Tirana mbetet epiqendra e aktivitetit, duke përqendruar rreth 80 për qind të bizneseve dhe forcës punëtore në këtë sektor.

Sektori përfshin një gamë të gjerë aktivitetesh teknologjike, ku më kryesoret janë: Zhvillim aplikacionesh ëeb dhe mobile; Shërbime softëare outsourcing për tregun europian; sisteme të menaxhimit të proceseve; Konsulencë IT dhe implementim sistemesh; Infrastrukturë IT dhe shërbime teknike mbështetëse Startup-e inovative dhe platforma SaaS, etj.

 

Marrë nga Scantv.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

SPAK mbyll hetimet për Ballukun pa masë sigurie

Protestat në Francë, qeveria shqyrton bllokimin e rrjeteve sociale dhe internetit celular në disa zona

Ka blerë shtëpi 240 mijë euro? Zegjine Çaushi sqaron komentuesit

PS i jep imunitet nga arrestimi prej SPAK-ut, Guvernatorit të Bankës

Zjarri përfshin dy restorante në Librazhd, zjarrfikësit shpëtojnë njërin prej tyre

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Boom-i i ndërtimit në Tiranë! Shumë beton, pikëpyetje dhe pak… hetime
Artikulli tjetër Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kosovë/ Arrestohet në Deçan Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt
Aktuale Fokus Kryesore Rajoni Sociale 28 Tetor, 2026
Ilirjan Celibashi: “Inteligjenca Artificale mund të numërojë fletët e votimit, në Tiranë”
HI-Tech Koment Kryesore Politike Sociale 28 Tetor, 2026
Zgjedhjet, Izrael/ Blloku anti-Netanjahu kryeson, por pa shumicë
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
BE, e gatshme për bashkëpunim me qeverinë e ardhshme të Serbisë
Koment Opinion Politike Rajoni Zhvillim 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.