KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pas Sazanit, qeveria shpall investitorët strategjikë në Kalanë e Lëkursit, në Sarandë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Pas Sazanit, qeveria shpall investitorët strategjikë në Kalanë e Lëkursit, në Sarandë
EkonomiKryesoreOpinionZhvillim

Pas Sazanit, qeveria shpall investitorët strategjikë në Kalanë e Lëkursit, në Sarandë

Përditësimi i fundit: 16 Janar, 2025 11:30 am
254 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Qeveria ka nxjerrë “në shitje” pasuritë e paluajtshme të Shqipërisë, ku pas “faljes” së ishullit të Sazanit, radha shkoi më në jug, Kalaja e Lëkursit në Sarandë. Në muajin nëntor 2024 është marrë vendimi i Komitetit të Investimeve Strategjike, i kryesuar nga kryeministri Edi Rama.

Sipas vendimit, u miratua projekti “LËKURSI”, me subjekte aplikuese TDT & PARTNERS dhe TECHNO-ALB.

“Në fillim të aplikimit, subjekti dorëzoi pranë AIDA-s dokumentacionin e projektit, i cili përfshinte realizimin e një kompleksi të madh turistik, i cili shtrihej ZK 8642, në një gjurmë me sipërfaqe prej 67,9 ha në zonën e Lëkursit, Bashkia Sarandë. Projekti parashikonte realizimin e zonave të hotelerisë, zonave rezidenciale dhe shërbimeve të ndryshme. Subjektet kanë ndarë projektin me faza dhe për fazën e parë projekti është pajisur me Leje Zhvillimi nga KKTpër resort multifunksional, banim hotel dhe shërbime” thuhet në këtë dokument. Sipas saj, në muajin tetor 2024 është marrë leja e ndërtimit për këtë resort.

Po, përse e donin këto firma statusin e investitorit? Natyrisht, kategorizimi si “investitor strategjik” i ruan nga konfliktet gjyqësore me pronarët e mundshëm të trojeve. Ose për marrjen falas të mijërave metrave katrorë të tjera, pronë shtet. Zona në fjalë është ndarë nga Bashkia e Sarandës vite më parë, por pakkush e ka regjistruar në Kadastër. Tashmë, të gjithë zonat “e lira” do t’i kalojnë këtyre firmave private. Një skemë e pastër e zhvatjes së pronave.
Në dokumentin e KIS thuhet se faza e parë e projektit parashikon ndërtimin dy hoteleve me 5 yje, një zone rezidenciale dhe një zone komerciale me sipërfaqe totale prej 15, 1 ha. “Projekti në pjesën më të madhe të tij përfshin komponentë që i përkasin sektorit së turizmit, si hotel, vilat në funksion të hotelit, ambiente shërbimi, bare e restorante, si dhe shërbime të tjera relaksi e rekreacioni” thuhet në dokument.

Sipas saj, vlera e investimit për projektin e plotë të propozuar parashikohet të jetë 447 milionë euro dhe numri i të punësuarve parashikohet të jetë 150 punonjës. Tashmë e gjithë zona që s’ka ndërtime në Sarandë do të shndërrohet në një resort gjigand. Është zona poshtë Kalasë së Lëkursit, e cila është një zonë e mbrojtur dhe arkeologjike. Por, me këtë vendim “groposen” të gjitha mbetjet arkeologjike. Sipas QKB-së, kompania TDT & Partners zotërohet nga dy vëllezërit Dajlan Avdia dhe Glendi Abdi, të cilët kanë marrë edhe leje në Tiranë dhe vende të ndryshme. Në atë zonë ka pasur tokë edhe z. Vangjel Tavo, kryetari aktual i Bashkisë së Himarës.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Akuzohet për korrupsion, pezullohet nga detyra kryeprokurori i Sarandës
Artikulli tjetër “United Towers of Tirana”, kullat që po rrethojnë Liqenin Artificial

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.