KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Përjashtohet 1 vit nga tenderët firma MSE
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Përjashtohet 1 vit nga tenderët firma MSE
AnalizeEkonomiKorrupsionKryesore

Përjashtohet 1 vit nga tenderët firma MSE

Përditësimi i fundit: 18 Shkurt, 2025 2:19 pm
230 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Një kompani e cila ka fituar dhjetëra miliona euro nga institucionet shtetërore, kryesisht në fushën e shëndetësisë, është përjashtuar nga tenderët për 1 vit.

Firma MSE, ku dikur ka qenë pronar z. Arbër Teqja, djali i nëndrejtoreshës së QSUT-së Arjana Strakosha, u përjashtua pasi ka mashtruar pikërisht Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Një paradoks i madh, teksa me këtë vendim faktohet se spitali më i madh në vend ka bërë tendera të dyshimtë dhe të paracaktuar.

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, Agjencia e Prokurimit Publik, më saktësisht Drejtoria Juridike dhe e Monitorimit të Procedurave, vendosi në datën 13 shkurt 2025 të përjashtojë firmën MSE nga tenderët.

Sipas dokumentit, APP ka nisur procedimin administrativ për përjashtimin e operatorit ekonomik MSE shpk, nga e drejta për të fituar kontrata publike, për paraqitje dokumentacioni me të dhëna të rremë, për qëllime kualifikimi në procedurën e prokurimit me objekt:

Mirëmbajtje e pajisjeve të mëdha mjekësore të prodhuesit Philips ose ekuivalent, prodhuesit Siemens dhe prodhuesit Toshiba dhe prodhues GE Healthcare për 24 muaj.

Bëhet fjalë për lotin 1, me objekt “mirëmbajtje e pajisjeve të mëdha mjekësore të prodhuesit Philis me fond limit 88.858.534 lekë, të datës 24 tetor 2023, të zhvilluar nga autoriteti kontraktor Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, më datë 30.11.2023.

“Arsyet e fillimit të procedimit administrativ ndaj operatorit MSE ka filluar bazuar në shkresën e datës 08.20.2024 , plotësuar me shkresën e datës 23.10.2024 dhe 13.11.2024 dërguar nga operatori ‘Helath & Light’” thuhet në këtë dokument.

Në përfundim, vijon APP, të procedimit administrativ të nisur, u arrit në konkluzionin se ndodheshim në kushtet e nenit 78 fraksion 1, a, ku parashikohet se “Agjencia e Prokurimit Publik përjashton një operator ekonomik nga e drejta për të fituar kontrata publike për një periudhë nga 3 muaj deri në 3 vjet, për keqinformim dhe dorëzim të dokumenteve që përmbajnë të dhëna të rremë për qëllime kualifikimi”.

Në nën rubrikën “masat”, APP shkruan se me vendimin e datës 13 shkurt 2025, është vendosur “të përjashtohet operatorit ekonomik MSE nga e drejta për të fituar kontrata publike për 12 muaj, nga hyrja në fuqi e këtij vendimi”.

Por, cilët përjashtoi APP?

VoxNews hulumtoi dokumentet në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ku rezulton se në muajin qershor 2023 firma MSE ka ndryshuar formalisht pronarë.

Në këtë datë, janë bërë shënimet në QKB se është depozituar një dokument për transferimin e 80% të kuotave. “Kanë ndodhur ndryshimet e mëposhtme tek ortakët individ: është larguar ortaku Arbër Teqja”. Kanë ndodhur ndryshimet e mëposhtme tek ortaket juridik: është shtuar ortaku ‘Cambridge Pathology B.V’. Numri i aksioneve 80 %, ku kontributi në para është 4.6 milionë lekë” thuhet në këtë dokument.

Në vitin 2023 janë bërë ndryshimet e pronarëve të firmës MSE. Në atë vit ortaku Teqja ia ka shitur një kompanie, me seli në Holandë. Në QKB shkruhet se Teqja ia shiti “Cambridge Pathology B.V”, ku pas kësaj firme qendrën në pronësi indirekte një shtetase Bullgare, Zoya Georgieva Gyurova.

Në të njëjtin dokument, në pikën b) shkruhet se pronësi indirekte ka edhe z. Nikita Vinogradov, shtetas rus i lindur në vitin 1991. Pas këtyre shtetasve janë hedhur aludime se qëndron si Teqja ashtu edhe oligarkë të tjerë, të cilët për të kamufluar paratë publike deklarojnë pranë institucioneve shtetërore emra personash nga vende të tjera.

 

Marrë nga Vox News.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Plani i guximshëm i MAGA-s: CIA dhe FBI përfaqësuese të Deep State, do të shpërbëhen
Artikulli tjetër Vonohen pagesat e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.