KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Përllogariten çmimet mesatare të shitjes së banesave
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Përllogariten çmimet mesatare të shitjes së banesave
AnalizeEkonomiKryesoreSociale

Përllogariten çmimet mesatare të shitjes së banesave

Përditësimi i fundit: 13 Dhjetor, 2024 9:56 am
148 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Përllogariten për herë të parë çmimet mesatare të shitjes së banesave për çdo zonë kadastrale të Tiranës, 60 bashkive të tjera dhe 23 njësive administrative në shkallë vendi. Çmimet mesatare të shitjes së banesave në tregun e lirë janë publikuar në Fletoren Zyrtare, të cilat hyjnë në fuqi pas botimit të urdhrit të ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Enti Kombëtar i Banesave (EKB) sqaroi për Monitor se çmimet të shitjes së banesave të përllogaritura për herë të parë për çdo zonë kadastrale në Republikën e Shqipërisë do të shërbejnë si referencë për të vlerësuar nëse vendoset të blihen banesa apo të ndërtohen banesa sociale në njësitë vendore, si dhe për përcaktimin e kufirit të dhënies se kredive të zbutura nga shteti.

“Çmimet shërbejnë për të vlerësuar, nëse në territorin e ndonjë njësie të vetëqeverisjes vendore është më ekonomike të ndërtosh apo të blesh në treg ndërtesa të gatshme.

Çmimet përdoren si nivel reference në rastet, që vendoset të blihen banesa në tregun e lirë.

Përdoren për të përcaktuar kufirin maksimal të kreditimit, për masën e subvencioneve të interesave të kredisë dhe ndihmon në procedurën e dhënies së kësaj kredie për familje që përfitojnë banesë me kosto të ulët, me kredi të lehtësuar nga shteti”.

Në Tiranë çmimi mesatar i shitjes -blerjes në tregun e lirë është 124,316 lekë për metër katror. Bashkia e Tiranës është e ndarë në disa zona kadastrale për të cilat janë përcaktuar çmimet mesatare.

Në bashkinë Durrës çmimi mesatar i shitjes përllogaritet 71,157 lekë për metër katror.

Në bashkinë Vlorë çmimi është përllogaritur 68,680 lekë për metër katror.

Në Sarandë 88,050 lekë për metër katror. Në bashkinë Fier çmimi mesatar i shitjes është 55,375 lekë për metër katror.

Në njësitë administrative, si Farkë është përllogaritur çmimi mesatar 157,000 lekë për metër katror, në Dajt 82,280 lekë për metër katror, në Ishëm 93,000 lekë, në Dhërmi 186,400 lekë etj.

Përllogaritja e çmimeve mesatare të shitjes është mbështetur në metodologjinë e miratuar në udhëzimin nr.1 datë 17.03.2023.

Në metodologji përcaktohet se mesatarja e çmimeve të tregut për çdo zonë kadastrale llogaritet si mesatare aritmetike e të gjitha çmimeve për metër katror. Në llogaritjen e çmimit mesatar përjashtohen nga llogaritja çmimet e grupit të dhjetë (decil) më të lartë, kur mesatarja e çmimeve të këtij grupi është më e lartë 1.3 herë sesa mesatarja e nëntë grupeve të tjera.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Siguria energjetike, Shqipëria ende nuk ka plan gatishmërie
Artikulli tjetër DASH: Dhjetë shqiptarë nga Kosova ndodhen në kampet në Siri

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.