KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Projektet kineze përballen me pengesa të rralla ligjore në Ballkan
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Projektet kineze përballen me pengesa të rralla ligjore në Ballkan
AnalizeEkonomiOpinionRajoniZhvillim

Projektet kineze përballen me pengesa të rralla ligjore në Ballkan

Përditësimi i fundit: 22 Nëntor, 2025 6:36 pm
142 Shikime
Share
11 Min. Leximi
SHARE

Kur një punëtor ndërtimi nga Kina, 25-vjeçar, vdiq këtë verë në kantierin e një fabrike të madhe diellore në Bosnje, pak njerëz prisnin që incidenti të shndërrohej në një nga goditjet më të mëdha ligjore ndaj projekteve të mbështetura nga Kina në këtë vend.

Për një rajon ku investimet infrastrukturore kineze shpesh mbrohen nga aleanca politike dhe patronazhi qeveritar, ky hap shënoi një pengesë të rrallë për praninë ekonomike të Kinës në Ballkan dhe një shembull i suksesit të rezistencës publike ndaj projekteve kineze.

Ekspertët thonë se zyrtarët në rajon shpesh kanë mirëpritur kapitalin kinez si para të shpejta për zhvillimin e energjisë dhe infrastrukturës, duke lënë pas dore mbrojtjen e mjedisit dhe respektimin e ligjeve të punës.

“Kompanitë kineze sillen në Ballkan ashtu siç u lejohet të sillen”, tha për Radion Evropa e Lirë Vuk Vuksanoviq, hulumtues në Qendrën e Beogradit për Politikat e Sigurisë.

Premtime të shkelura, shqetësime mjedisore

Pas disa muajve përplasjesh ligjore dhe trysnie nga komuniteti lokal, një inspektor qeveritar bllokoi çdo ndërtim të ri në kantierin e parkut diellor pranë Stolacit.

Banorë si Arman Ajaniq kishin ngritur shqetësime se objektet e projektit ishin ndërtuar më afër zonave të banuara sesa ishte paraqitur fillimisht në publik, dhe se ndërtimi mund të sillte rreziqe mjedisore dhe sigurie, si shembja e dheut.

“Lokacioni është i njohur si zonë e ndjeshme ndaj rrëshqitjeve dhe ka pjerrësi drejt shtëpive”, tha Ajaniq. “Fqinja jonë, Elmira Sefo, u vra nga një rrëshqitje dheu e shkaktuar nga një tërmet. Duke mësuar nga këto përvoja negative, ne thjesht nuk donim të rrinim duarkryq”.

Ai shtoi se banorët nisën fushatën e tyre ligjore në janar, duke kaluar orë të tëra çdo ditë duke studiuar ligjet përkatëse.

“Kjo nuk duhet të jetë puna e qytetarëve të zakonshëm, por e institucioneve”, tha Ajaniq.

Zyra e kryebashkiakut, e cila udhëhoqi përpjekjet për ndërtimin e fabrikës, nuk iu përgjigj kërkesës së REL-it për koment. Kemal Svrakiq, avokati i China North Industries Corporation (NORINCO), kompania kineze që ndërton projektin diellor, i tha Shërbimit të Ballkanit të REL-it muajin e kaluar se të gjithë punëtorët kinezë kanë hyrë ligjërisht në Bosnje dhe se ai kishte dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme për secilin.

“Kinezët me duar të lira”

Fabrika diellore pranë Stolacit është projekti më i fundit i profilit të lartë, i ndërtuar ose menaxhuar nga kompani shtetërore kineze në Ballkan, që është përfshirë në polemika dhe është bllokuar për shkak të kundërshtimit të banorëve.

Në fshatin Ulog në Bosnjën jugore ndodhet një hidrocentralin, ku banorët prej vitesh flasin për dëmtime mjedisore dhe ngordhje të shumë peshqve. Tashmë është hapur një hetim për shkakun e ngordhjes së peshqve. Bosnja e ka edhe hidrocentralin Bistrica, leja e ndërtimit e të cilit është hequr, dhe ndërtimi i tij u kundërshtua nga banorët vendës.

Projektet janë përballur me reagime publike për arsye të ngjashme, përfshirë anashkalimin e ligjeve lokale rreth punës, mjedisit dhe pronësisë së tokës.

Hulumtuesit si Vuksanoviq thonë se këto probleme burojnë nga përpjekjet e politikanëve të Ballkanit për të tërhequr investime kineze dhe për të përfituar nga kapitali i ri.

“Të gjitha shqetësimet për punë të paligjshme, mjedisin dhe shpronësimin ekzistojnë sepse elitat i lejojnë kinezët të veprojnë me duar të lira në mënyrë që projekti të përfundojë”, tha ai.

“Nëse ua lejoni kompanive të veprojnë pa rregulla të qarta, kjo është ajo që mund të ndodhë”.

Si Aurora Solar, e cila po zhvillon projektin, ashtu edhe NORINCO, kontraktori, thonë se të gjitha lejet e nevojshme janë siguruar në përputhje me ligjin. Asnjëra kompani nuk ka deklaruar se synon të sfidojë vendimin.

Një model në tërë Ballkanin

Përtej kufirit, në Serbi, megjithatë, kundërshtimi i banorëve vendës ka pasur më pak sukses. Në Bor, qendrën minerare në lindje të vendit që strehon kompleksin e vetëm për nxjerrjen e bakrit në Serbi, banorët e akuzojnë konglomeratin kinez, Zijin Mining Group, për grabitje tokash, ndotje dhe shpërfillje të jetesës së tyre. Por, betejat ligjore disavjeçare kanë sjellë pak përparim.

Miodrag Zhivkoviq nga fshati Slatina tha se humbi shtatë hektarë tokë në vitin 2020 pasi mori një urdhër shpronësimi nga Qeveria, e cila e mori pronën e tij për përdorim publik. Zhivkoviq është tani në mosmarrëveshje ligjore me kompaninë kineze Zijin, sepse kompania figuron si përfituesja e shpronësimit, edhe pse Qeveria serbe e kreu atë në emër të saj.

Ai tha se autoritetet kanë bërë gjithçka që është e mundur për të akomoduar Zijin dhe kanë anashkaluar procedurat ligjore gjatë procesit.

“Ministria e Financave dha një vendim që i lejonte kompanisë të merrte pronën para se të më kompensonte, duke përmendur urgjencën e projektit”, shpjegoi Zhivkoviq. “Në vend që të urdhëronte kompaninë të paguante kompensimin e përcaktuar me ligj, Ministria e mbajti anën e tyre”.

Serbia Zijin Mining, degë lokale e kompanisë kineze që kontrollon shumicën e kompleksit shtetëror të dikurshëm të Borit, këmbëngul se shumicën e tokës e ka blerë me vullnet të lirë dhe se vetëm një pjesë e vogël është shpronësuar pasi shteti e shpalli zonën me “interes publik”.

Zhivkoviq, i cili jeton me një pension të vogël invaliditeti, tha se humbi jo vetëm tokën, por gjithë jetesën. Ai shtoi se minierat në Bor kanë liruar ajër shumë të ndotur me përqendrime të larta arseniku.

“Mendoj se nuk ekziston diçka si minierë e gjelbër, sidomos jo këtu ku kompania minerare është kineze”, tha ai. “Kjo nuk është e vërtetë kur shohim rezultatet e matjeve të cilësisë së ajrit nga Instituti ynë i Minierave në Bor. Është një katastrofë”.

Që nga viti 2018, kur Zijin Mining Group bleu prodhuesin e vetëm të bakrit dhe metaleve të çmuara në Serbi, kompania është bërë një nga eksportuesit më të mëdhenj të vendit, me fitime që arritën afër 1 miliard euro deri në fund të vitit 2024.

Për Beogradin, investime të tilla tregojnë një partneritet model, shpesh i përshkruar nga udhëheqësit kinezë dhe serbë, Xi Jinping dhe Aleksandar Vuçiq, si një “miqësi prej çeliku”.

Por, disa banorë thonë se kjo aleancë ka një kosto të rëndë – të matur jo në premtime ekonomike, por në tokë të humbur, ajër të ndotur dhe vendime të pazbatuara gjykatash.

“Është e vështirë të detyrosh çdo kompani t’i respektojë plotësisht ligjet mjedisore në vendin tënd, por është edhe më e vështirë kur qeveritë lokale dhe kombëtare janë bashkëfajtore”, tha për REL Damir Dizdareviq, i cili ndjek investimet kineze në Ballkan për Fondacionin BFPE për një Shoqëri të Përgjegjshme.

Kthesa e gjelbër e Kinës

Vladimir Shopov, ekspert për Kinën në Ballkan në Këshillin Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, tha se vendet e Ballkanit janë trampolinë e përshtatshme për kompanitë kineze për të ndërtuar portofolat e tyre dhe për të përsosur operacionet, në mënyrë që të mund t’i plotësojnë standardet më të rrepta të BE-së dhe të konkurrojnë në tregun e saj.

“Ndërsa synimet e saj afatgjatë, pozicionimi politik në vendet e ardhshme anëtare të BE-së, ndërtimi i rrjeteve të aktorëve lokalë miqësorë dhe fitimi i ndikimit në sektorët kyç, mbeten të pandryshuara, Pekini po zgjerohet me mjete të reja për t’i arritur këto qëllime”, shkroi Shopov në një analizë këtë muaj.

Investimet e Kinës në energjinë e rinovueshme, përfshirë energjinë diellore dhe atë të erës, janë shtylla kryesore e kësaj qasjeje të re.

Subvencionet shtetërore dhe një bazë e madhe prodhimi e kanë kthyer Kinën në prodhuesin më të madh dhe më efikas të paneleve diellore, turbinave me erë dhe automjeteve elektrike në botë.

Në vitet e fundit, institucionet kineze kanë financuar projekte të energjisë së gjelbër në mbarë botën, pasi Pekini synon ta rimodelojë imazhin e tij global nga ndotës i madh në investitor të gjelbër, si dhe t’i mbështesë bizneset e tij jashtë vendit.

Në Ballkan, kompanitë shtetërore kineze shpesh kanë financuar këto projekte përmes ndërmjetësve lokalë për t’i naviguar sistemet e dobëta ligjore dhe mbikëqyrjen e kufizuar.

Por, siç tregon Stolaci, kjo strategji mund të kthehet në bumerang kur banorët kundërshtojnë. Ajo që filloi si një vdekje tragjike në vendin e punës, përfundoi me çmontimin e një projekti të tërë.

Ajaniq tha se ai dhe banorët e tjerë të Stolacit po bashkohen me aktivistë nga e gjithë Bosnja për të përgatitur hapa të tjerë ligjorë kundër projekteve të ngjashme që ata besojnë se kanë anashkaluar ligjin.

“Ne jemi bashkuar me një aleancë kombëtare që kërkon menaxhim ligjor të tokave publike”, tha ai. “Kemi angazhuar institucionet në të gjitha nivelet, sepse mjedisi i shëndetshëm dhe procedura ligjore nuk kanë çmim”, shtoi ai.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Daily Mail” gati të blejë “The Telegraph” për 500 milionë paund
Artikulli tjetër Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron përmbytje në Kosovë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.