KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Sa kushton një punonjës në Shqipëri dhe cilët sektorë paguajnë më shumë?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Sa kushton një punonjës në Shqipëri dhe cilët sektorë paguajnë më shumë?
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreSociale

Sa kushton një punonjës në Shqipëri dhe cilët sektorë paguajnë më shumë?

Përditësimi i fundit: 12 Nëntor, 2026 2:55 pm
151 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Punësimi i një personi në Shqipëri i kushton biznesit mesatarisht 98,561 lekë në muaj, por kjo shifër ndryshon ndjeshëm sipas aktivitetit ekonomik dhe madhësisë së ndërmarrjes.

Të dhënat bëhen të ditura nga INSTAT në Anketën e Kostos së Punës.  Sipas raportit, kostoja mesatare vjetore për një punonjës me kohë të plotë arrin në 1,182,734 lekë, ndërsa për çdo orë pune përllogaritet në 559 lekë.

Sektori financiar dhe ai i sigurimeve kryesojnë renditjen, me një kosto mesatare prej 1,066 lekësh për orë pune. Në vend të dytë renditen informacioni dhe komunikacioni, me 844 lekë, të ndjekur nga industria nxjerrëse me 836 lekë për orë.

Kosto relativisht të larta regjistrohen edhe në aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike, me 787 lekë për orë, si dhe në arsim, me 756 lekë.

Në anën tjetër të renditjes ndodhen hotelet dhe restorantet, ku kostoja mesatare e punës është vetëm 377 lekë për orë, më e ulëta ndër sektorët e analizuar.

Pas tyre vjen industria përpunuese, me 398 lekë, dhe sektori i furnizimit me ujë dhe menaxhimit të mbetjeve, me 414 lekë. Në ndërtim kostoja është 450 lekë për orë, ndërsa në tregti 486 lekë.

Diferenca ndërmjet sektorit financiar dhe atij të akomodimit e shërbimit ushqimor është 689 lekë për çdo orë pune. Kjo do të thotë se punësimi në financa dhe sigurime ka një kosto mesatare gati 2.8 herë më të lartë se në hoteleri dhe restorante.

Megjithatë, shifrat nuk përfaqësojnë pagat neto që marrin punonjësit. Kostoja e punës përfshin pagat bruto, shpërblimet, kontributet e sigurimeve shoqërore të paguara nga punëdhënësi dhe shpenzime të tjera të lidhura me punësimin.

INSTAT evidenton se 85.5% e kostos totale përbëhet nga pagat dhe shpërblimet, 14.3% nga kontributet e punëdhënësit dhe vetëm 0.2% nga trajnimet profesionale dhe shpenzimet e tjera.

Një tjetër diferencë vërehet sipas madhësisë së ndërmarrjeve. Bizneset me 10 deri në 49 punonjës kanë një kosto mesatare prej 480 lekësh për orë, ndërsa kompanitë me 1,000 ose më shumë të punësuar arrijnë në 685 lekë, ose rreth 43% më shumë.

Në total, INSTAT vlerëson se kostoja vjetore e punës për ndërmarrjet e përfshira në anketë arrin në 468.9 miliardë lekë.

Studimi mbulon ndërmarrjet jobujqësore me të paktën 10 të punësuar, ndërsa nuk përfshin administratën publike, bujqësinë dhe disa aktivitete të tjera. Rezultatet u referohen rreth 397 mijë të punësuar me pagë gjatë vitit 2024.

 

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe
Artikulli tjetër Bujqësia shqiptare në krizë strukturore, bie prodhimi blegtoral, rritet varësia nga importet

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.