Shitjet e pasurive të paluajtshme dhe turizmi janë sektorët që po ecin më mirë në pjesën e parë të këtij viti në aktivitetet e shërbimeve.
INSTAT publikoi statistikat afatshkurtra në shërbim për tremujorin e dytë, që janë treguesi më i hershëm i prodhimit të brendshëm bruto.
Aktiviteti i Pasurive të paluajtshme ka shënuar rritjen më të lartë nga tëgjithë shërbime, me gati 40% më shumë shitje neto në krahasim me tremujorin e dytë 2025. Tregues pozitiv kanë dhe aktivitetet e lidhura me turizmin, me indeksin e hoteleve që u rrit me 22% dhe transporti me 19%. Megjithatë, aktivitetet e agjencive turistike ishin me rënie, ndërsa baret e restorantet u rritën me ritme më të ulëta, prej 8.7%.
Pasuritë e paluajtshme dhe hotelet kanë shënuar dhe rritjen më të lartë të pagave, në linjë me zgjerimin e shitjeve.
Sipas INSTAT, Indeksi i shitjeve neto në volum në tremujorin e dytë 2026, krahasuar me tremujorin e dytë 2025 paraqitet si më poshtë:
Në aktivitetin Tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, indeksi shënoi rritje 6,0 %;
Në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, indeksi shënoi rritje 19,1 %;
Në aktivitetin Hotele, indeksi shënoi rritje 22,0 %;
Në aktivitetin Bar-Restorante, indeksi shënoi rritje 8,7 %;
Në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, indeksi shënoi ulje 0,6 %;
Në aktivitetin Pasuritë e paluajtshme, indeksi shënoi rritje 38,9 %;
Në aktivitetet Ligjore dhe të kontabilitetit, indeksi shënoi ulje 5,3 %;
Në aktivitetet Arkitekturë dhe Inxhinierike, indeksi shënoi rritje 7,8 %;
Në aktivitetin Agjenci udhëtimi, indeksi shënoi ulje 5,4 %;
Në aktivitetet e Sigurimit dhe hetimit, indeksi shënoi rritje 8,9 %;
Në aktivitetin Administrim zyrash, mbështetje administrative, indeksi shënoi ulje 6,0 %.
Pagat po rriten më ngadalë
Indeksi i punësimit në tremujorin e dytë 2026, krahasuar me tremujorin e dytë 2025 paraqitet si më poshtë:
Në aktivitetin Tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, indeksi shënoi rritje 5,6 %;
Në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, indeksi shënoi rritje 5,7 %;
Në aktivitetin Hotele, indeksi shënoi rritje 11,5 %;
Në aktivitetin Bar-Restorante, indeksi shënoi rritje 2,2 %;
Në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, indeksi shënoi rritje 1,7 %;
Në aktivitetin Pasuritë e paluajtshme, indeksi shënoi rritje 26,6 %;
Në aktivitetet Ligjore dhe të kontabilitetit, indeksi shënoi rritje 1,4 %;
Në aktivitetet Arkitekturë dhe Inxhinierike, indeksi shënoi rritje 4,1 %;
Në aktivitetin Agjenci udhëtimi, indeksi shënoi rritje 2,2 %;
Në aktivitetet e Sigurimit dhe hetimit, indeksi shënoi ulje 3,5 %;
Në aktivitetin Administrim zyrash, mbështetje administrative, indeksi shënoi ulje 12,1 %.
Marrë nga Monitor