KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria me agroindustrinë më të pazhvilluar në Rajon, Kosova e para
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqipëria me agroindustrinë më të pazhvilluar në Rajon, Kosova e para
AnalizeEkonomiKryesoreSociale

Shqipëria me agroindustrinë më të pazhvilluar në Rajon, Kosova e para

Përditësimi i fundit: 14 Maj, 2025 10:39 am
234 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria është konkurruese me Rajonin për prodhimin e hershëm bujqësor, por nga ana tjetër, renditet e fundit sa i përket zhvillimit të agroindustrisë, një sektor që e shumëfishon vlerën e produkteve bujqësore.

Një analizë krahasuese e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal e publikuar kohët e fundit tregoi se kapaciteti i prodhimit të agroindustrisë për banor në Shqipëri ishte 76 USD për frymë në vitin 2022, me një diferencë të madhe me secilën nga 5 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Kosova dhe Serbia udhëheqin Rajonin për zhvillimin e fortë të agroindustrisë.  Këto dy vende gjenerojnë mbi 70% më shumë vlerë për banor se mesatarja e Rajonit dhe kanë zhvilluar baza të qëndrueshme të përpunimit të ushqimeve.

Në Kosovë prodhimi agroushqimor për frymë ishte 387 USD në vitin 2022, niveli më i lartë në Rajon, në Serbi ishte 278 dollarë  për frymë, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 177 dollarë për frymë, Bosnja me 158 USD, Mali i Zi me 129 USD dhe Shqipëria vetëm me 76 USD.

Si rrjedhojë e këtyre zhvillimeve, Shqipëria ka peshën më të ulët të eksporteve agroushqimore. Serbia është e vetmja ekonomi që kryeson Rajonin në këtë fushë si në prodhim dhe eksporte, duke rritur ndjeshëm pozicionin e saj në tregjet globale agro-ushqimore, në anën tjetër Shqipëria ka pjesën më të ulët të eksportit në botë. Vendi ynë gjithashtu bazohet në një gamë të ngushtë produktesh në eksport.

Në vitin 2023, Shqipëria kishte deficit tregtar në artikujt e agro-ushqimit në -1% të PBB-së me përmirësim nga viti 2010 kur deficiti ishte -4%.

Analiza e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal sugjeron rritje të diversifikimit të produkteve dhe tregjeve për Shqipërinë. Gjithashtu një sistem rajonal gjurmueshmërie për sigurinë ushqimore rrit besimin e blerësve europianë.

Investimet në teknologji dhe ekonomia qarkulluese mund të nxisin prodhimin bio, kërkesa e të cilit është në rritje.

Zgjerimi i agro-turizmit me produkte nga ferma te tryeza është një mënyrë efikase  për të rritur vlerën e prodhimeve lokale sidomos në Shqipëri.

Sektori i agro-industrisë në vendin tonë po zhvillohej me hapa të shpejte në 6 vitet e fundit, por rënia e euros ka dëmtuar rëndë fabrikat, të cilat janë detyruar të reduktojnë aktivitetin e nga humbet që krijoi kursi i këmbimit.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Festivali i Filmit në Kanë, Robert De Niro nderohet me Palmën e Artë
Artikulli tjetër PS drejt kontrollit të plotë legjislativ, çfarë do të thotë kjo për demokracinë?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.