KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Sipërmarrësit gjermanë kërkojnë pasardhës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Sipërmarrësit gjermanë kërkojnë pasardhës
AnalizeBotaEkonomiZhvillim

Sipërmarrësit gjermanë kërkojnë pasardhës

Përditësimi i fundit: 21 Janar, 2025 9:15 am
138 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Dhjetëra mijëra kompani kërcënohen me mbyllje në vitet e ardhshme. Pronarët kërkojnë pasardhës, por kjo është gjithnjë e më e vështirë.

“Njohuritë do të humbasin e kjo është e rrezikshme,” thotë Hartmut Petzold, ndërsa grumbullon disa kuti me argjilë dhe pastrues të xhamave të makinës në depon e tij në Hagen. Që nga viti 1988, 68-vjeçari Hartmut dhe vëllai i tij 66-vjeçar Christian kanë prodhuar dhe shitur produkte dhe bojëra për automjete.

“Kemi punuar nësipërfaqet e automjeteve për kaq shumë vite, kemi përpunuar mijëra litra bojë, kemi fituar çmime dhe konkurse, ndaj e kemi vështirë ta lëmë këtë punë”, thotë Christian Petzold. “Por tani jemi në moshën e pensionit dhe duhet t’u themi gjërave lamtumirë.” Vëllezërit Petzold e duan punën e tyre, por ata besojnë se kohët në Gjermani janë përkeqësuar.
Puna duhet të përfundojë në duar të mira

Të ardhurat janë ulur vitet e fundit, shumë klientë të dikurshëm kanë falimentuar dhe vëllezërit e dinë që dorëzimi ikompanisë është i nevojshëm. Ata janë përpjekur të gjejnë një pasardhës dhe po kërkojnë prej vitesh – deri tani pa sukses.

“Nëse ju intereson diçka, ju dëshironi që kompania të vazhdojë të funksionojë, jo të dështojë”, thotë Christian Petzold. Ata duan që ajo që kanë krijuar të përfundojë në duar të mira. Por akoma nuk kanë gjetur askend në familje apo jashtë.

“Veprimtaria e biznesit përfaqëson një sfidë të madhe për bizneset e mesme gjermane,” konfirmon Marc Evers, një ekspert në Dhomën Gjermanetë Industrisë dhe Tregtisë (DIHK). “Numri i sipërmarrësve që kërkojnë një pasardhës është tre herë më i madh se numri i të interesuarve për vazhdimin e këtyre bizneseve”. Sipas vlerësimit të DIHK-së, gjatë pesë viteve të ardhshme më shumë se 250.000 kompani do të mbyllen nëse nuk gjejnë ndonjë pasardhës.

Problemi është demografia

Problemet demografike në Gjermani po lënë pasoja. Nga mosha 18 deri në 40 vjeç zakonisht merret vendimi nëse dikush do të marrë përgjegjësinë si sipërmarrës apo jo. “Megjithatë, këto breza po zvoglohen çdo vit. Në të njëjtën kohë, gjithnjë e më shumë sipërmarrës po arrijnë moshën e pensionit,” thotë Evers.

Një nga arsyet janë vetë sipërmarrësit: 29 për qind e tyre e kanë të vështirë të ndahen emocionalisht nga kompania e tyre. Një në pesë sipërmarrës pret tepër gjatë për të transferuar biznesin e tij, duke shpresuar ta shesë më shumë dikur.

Një kompani e ndërtuar me zemër

Megjithatë, vëllezërit Petzold nga Hagen nuk mendojnë kështu. “Biznesi ynë është ndërtuar kryesisht me zemër,” thotë Hartmut Petzold. “Dikur ishim të uritur për sukses. Kemi punuar shumë, shpesh deri në 20-orë në ditë. Sigurisht që ka probleme me ekuilibrimin e punës me jetën e përditshme. Të jesh sipërmarrës do të thotë sakrificë dhe bindje absolute, thotë Hartmut Petzold. “Motivimi duhet të jetë i madhe prej fillimit.”

DIHK parashikon se Gjermanisë do t’i mungojnë pikërisht këta sipërmarrës në të ardhmen. “Njohuritë dhe vlerat po zhduken. Nëse ka më pak kompani, do të kemi më pak konkurrencë dhe më pak inovacion”, thonë nga DIHK. “Përfundimisht çmimet do të rriten dhe do të kemi problem me konkurrencën ndërkombëtare”.

Përgatitja e mirë

Është e rëndësishme që kompanitë të jenë gati për të ardhmen. Rreth tre deri në dhjetë vjet përpara transferimit, pronarët duhet të fillojnë të përgatiten për gjeneratën e ardhshme. Kalimi nga një pronar tek tjetri duhet të përgatitet mirë dhe të mendohen të gjitha detajet. Por vëllezërit Petzold nga Hageni akoma nuk kanë gjetur ndonjë zgjidhje dhe nuk janë shumë optimistë.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqipëria me shpenzimet më të ulëta shëndetësore për frymë, në Europë
Artikulli tjetër Protestat tundin themelet e qeverisë serbe

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.