KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tarifa e kalimit në Milot-Balldre do të jetë minimalisht 4 euro
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Tarifa e kalimit në Milot-Balldre do të jetë minimalisht 4 euro
AktualeEkonomiKryesoreOpinion

Tarifa e kalimit në Milot-Balldre do të jetë minimalisht 4 euro

Përditësimi i fundit: 20 Dhjetor, 2024 10:47 am
139 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Ministria e Infrastrukturës shpalli një ditë më parë garën për të dhënë me koncesion ndërtimin e autostradës Milot-Balldre. Ky segment është pjesë e të ashtuquajturit Korridori Adriatiko-Jonian ose siç njihet ndryshe Korridori Blu, të cilin qeveria ka vendosur që ta ndërtojë të gjithin me koncesion.

Deri tani qeveria shqiptare ka tenderuar 3 segmente të këtij Korridori. I pari, që është realizuar tashmë është autostrada Thumanë-Kashar, ndërsa dy segmente të tjera nga Kashari deri në Fier janë tenderuar, por ndonëse janë shpallur dhe fituesit prej gati dy vitesh tashmë, kontratat nuk janë nënshkruar.

Milot-Balldre është segmenti i katërt koncesionar. Ai ka një gjatësi 17 kilometër të gjatë dhe do të kushtojë 182.5 milionë euro për vetëm si kosto ndërtimi. Nëse përfshihen dhe kostot e projektimit, ato të mirëmbajtjes dhe të operimit, investimi i privatit është parashikuar 365 milionë euro për të gjithë periudhën 35 vjeçare të koncesionit.

Por çfarë do të paguajnë qytetarët shqiptarë për këtë rrugë?

Sipas dokumentave të tenderit, qeveria ka vendosur se tarifa referencë e kalimit në segmentin Milot Balldre do të jetë 0.12 euro për çdo kilometër. Kjo do të thotë se për 17 kilometrat e rrugës automjetet e thjeshta do të paguajnë 4.1 euro për çdo kalim.

Kjo e bën këtë aks një nga më të shtrenjtët në Europë, ndërkohë që edhe në vendet e zhvilluara të Bashkimit Europian, tarifat e kalimit janë 0.07 euro për kilometër ose gati dy herë më lirë.

Tirana, mollë e ndaluar për veriun

Me këto kosto kalimi, veriu i Shqipërisë praktikisht izolohet për të lëvizur drejt Tiranës. Nëse një qytetar i Shkodrës do të udhëtojë drejt Jugut, atij do t’i duhet të paguajë të paktën 7.5 euro për të ardhur deri në Tiranë, një shifër që del nga tarifa e kalimit nga Balldreni në Milot prej 4 euro dhe më pas nga Milot në Kashar prej 3.3 euro të tjera me gjithë TVSH.

Por kjo shifër nuk përfshin koston e segmentit tjetër nga Balldreni në Shkodër. Sipas qeverisë edhe ky segment do të jepet me koncesion. Dhe nëse kostot e kalimit do të jenë të përafërta me segmentet e tjera, atëherë fatura e udhëtimit nga Shkodra në Tiranë do të jetë rreth 12 euro vetëm në një drejtim. Ndërsa vajtje ardhje do të kushtojë gati 25 euro. Më lirë kushtojnë avionët e Çetit për Londër, Firence dhe Sevilje.

Kjo kosto praktikisht e bën kryeqytetin një mollë të ndaluar për qytetarët e veriut. Ndërsa jugu i vendit do të jetë pa diskutim më i shtrenjtë se sa udhëtimi jashtë shtetit.

Milot Balldre është një rrugë, e cila nuk ka tunele dhe as vepra të jashtëzakonshme arti, të cilat rrisin koston. Por problemi i tarifave të rënda të kalimit nis që me fryrjen artificiale të kostove të ndërtimit, mirëmbajtjes dhe operimit nga koncesionari privat. Mbi këto shtohet kostoja e kapitalit dhe sigurisht edhe fitimi i koncesionarit privat në të gjithë periudhën 35 vjeçare të koncesionit.

Sipas të dhënave në dokumentat e tenderit për Milot Balldre parashikohet që privati të ketë një kosto prej 365 milionë eurosh pa tvsh. Por kjo shifër nuk përfshin koston e kapitalit dhe fitimin e tij. Nëse i shton edhe këto dy zëra atëherë vlera që do të paguajnë qytetarët shqiptarë në 35 vite për të kaluar në këtë rrugë tejkalon 1 miliardë euro.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kroacia gropos 14.7 tonë speca të kuq të fermerëve fierakë

SPAK-u godet call center-in në Tiranë/ 8 masa sigurie, tre persona në burg

Champions League/ Edhe sot 6 përballje në fushë

Hagë/ Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin, për pengim të drejtësisë

Braktiset dëgjesa për Reformën Territoriale në Rrajcë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Trupat e huaja mercenare do e zgjasin luftën e Rusisë, ndaj Ukrainës
Artikulli tjetër Qeveria miraton ndërtimin e termocentralit me gaz, në Roskovec

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dhunohet drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 10 Shtator, 2026
Kontinenti i vjetër nuk është më i lakmueshëm, bien me 17% kërkesat për azil në BE
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 10 Shtator, 2026
Ngërçi me pagat: Kryetarët e gjykatave kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
Protesta zhvendoset para SPAK-ut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.