KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve detyrojnë KESH-in, që të blejë energji
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve detyrojnë KESH-in, që të blejë energji
EkonomiFokus

Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve detyrojnë KESH-in, që të blejë energji

Përditësimi i fundit: 2 Gusht, 2024 6:44 am
116 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Thatësira dhe temperaturat e larta që vendi ynë që po kalon kanë bërë që në gjysmën e parë të vitit të prodhohet më pak energji. Nga të gjitha burimet gjeneruese në vend, në periudhën janar-qershor u prodhuan rreth 4.3 mln MWh nga rreth 5 mln MWh në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar kështu rënie.

Janë hidrocentralet private ato të cilat kontribuuan më shumë në prodhimin e energjisë totale. “Arsyeja kryesore që është ulur prodhimi janë reshjet e pakta është ulur niveli në kaskadë. Privati për herë të parë ka prodhuar energji më shumë sesa KESH. Jemi në kuotat 51 me 49% dhe normalisht kushtet atmosferike janë arsyet kryesore”, thotë për A2 CNN Azmer Duleviç, ekspert energjie.

Edhe fotovoltaikët po luajnë një rol të rëndësishëm në prodhimin e energjisë. ERE bën të ditur se sasia e prodhuar nga këto struktura është rritur ndjeshëm. Centralet fotovoltaike prodhuan rreth 34 mijë MWh, impiantet në treg të lirë 21 mijë MWh. Është vënia në punë e centralit të Karavastasë që i ka dhënë hov prodhimit të kësaj energjie. 135 mijë MWh është energjia e prodhuar nga ky central diellor. “Karavastaja s’ka qenë në punë vjet ndërsa nga marsi ka filluar të prodhojë por janë dhe disa parqe të tjera të vogla që po japin kontributin e tyre në këtë energji totale”, thotë Duleviç.

Ndalur tek konsumi, në 6 muaj në këtë drejtim shkoi rreth 4 milionë MWh energji. Ndërsa niveli i humbjeve në rrjet u ul në 17.69%. “Arkëtimi është pothuajse 100% por humbjet mbeten për t’u parë. Se të kemi këto ulje të larta duhet të kemi investime nga OSHEE në rrjet por nga ana tjetër nuk është bërë ndonjë aksion i madh që të eliminojë këto vjedhje në rrjet. Por mbetet për t’u parë raporti në fund të vitit që nxjerrë humbjet totale”, thotë Duleviç.

Përballë një thatësire dhe vijimit të temperaturave të larta KESH vijon të importojë energji për të plotësuar nevojat në vend.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

SHBA-ja do që ta ndryshojë hartën energjetike të Ballkanit

Shqiptari i dënuar për vrasje rikthehet në Angli. pas ekstradimit në Shqipëri

Indeksi i cilësisë së jetës mbulon me turp shifrat ekonomike

Peter Magyar sulmon pronarin e One duke e quajtur oligark

Lufta “shpëton” eksportet shqiptare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Prokuroria dosje në gjykatë për Refik Halilin, s’pagoi sigurimet e lojtarëve
Artikulli tjetër Kostot e koncesionit të laboratorëve dalin jashtë kontrollit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Integrimi në BE, mes polarizimit politik dhe mungesës së transparencës
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 18 Maj, 2026
Si përdoren mediat për të mbrojtur të akuzuarit për korrupsion?
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Maj, 2026
Si amplifikohen narrativat ruse në mediat shqiptare?
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Maj, 2026
Një drejtor Tatimesh pastroi paratë e korrupsionit në AKSHI
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Zhvillim 18 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.