KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Thellohet skandali, Shqipëria i dërgoi Kinës mbetje toksike në prill
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Thellohet skandali, Shqipëria i dërgoi Kinës mbetje toksike në prill
EkonomiKryesoreSociale

Thellohet skandali, Shqipëria i dërgoi Kinës mbetje toksike në prill

Përditësimi i fundit: 20 Gusht, 2024 5:19 pm
186 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria është shndërruar në një makth për të gjitha vendet e botës për shkak të përfshirjes së vendit në tregtinë ndërkombëtare të mbetjeve toksike, të cilat hyjnë e dalin në pikat kufitare pa asnjë problem. Faktet e reja të dala në dritë dëshmojnë se ai i Tajlandës nuk ishte një rast i izoluar, por me sa duket pjesë e një aktiviteti të vazhdueshëm kriminal, që dyshohet se bëhet më korruptimin e strukturave shtetërore.

Kapitali publikon dokumentat ekskluziv që tregojnë se në prill të këtij viti Shqipëria i dërgoi Kinës 115 kontenierë me mbetje toksike. Ngarkesa e cila ishte deklaruar se koncentrat dhe mineral zinku është bllokuar nga autoritetet kineze dhe aktualisht 115 kontenierët mbahen të bllokuar në Portin e Nanshas në Guangzhu të Kinë.

Vendimi për të bllokuar menjehërë ngarkesën ka ardhur pas analizave të kryera nga autoritetet kineze, të cilat kanë provuar se kontenierët ishin të ngarkuar me mbetje të dala nga rafinimi hidrometalurgjik i metaleve jo hekur, që përmbanin nivele të larta të plumbit dhe ndotësve të tjerë. Rezultatat e analizave e kanë klasifikuar ngarkesën si mbetje, ndryshe nga sa deklarohej në dokumentat shoqëruese të eksportit.

Edhe këto ngarkesa janë transportuar nga kompania Maersk, e njëjta e cila transportoi ngarkesën e mbetjeve toksike që ishte parashikuar të çohej në Tajlandë.

Skandali është konfirmuar edhe nga Rrjeti i Veprimit të Bazelit, i cili i ka bërë thirrje kompanisë Maersk që të kthejë kontenierët e bllokuar në Kinë sërish në Shqipëri.

“Maersk duhet të kthejë 115 kontejnerë me mbetje nga Shqipëria, që janë të bllokuara në Portin e Nansha, në qytetin Guangzhou, Kinë që prej datës 2 prill 2024. Këto kontenierë janë bllokuar nga dogana Fengcheng pasi analizat treguan për nivele të larta të plumbit dhe ndotësve të tjerë, duke dëshmuar se ato janë mbetje. Ashtu siç Maersk ka pranuar të kthejë 100 kontejnerët këtë muaj, edhe kontejnerët e mëparshëm duhet të kthehen në Shqipëri,” deklaroi rrjeti i Bazelit.

Këto fakte hedhin dyshime të forta se në Shqipëri organizohet një aktivitet i mirëfilltë mafioz me tregtinë e mbetjeve të rrezikshme. Kjo tregti është e pamundur të realizohet pa korruptimin e institucioneve shtetërore që përgjigjen për sigurinë e kufijve duke filluar nga autoriteti portual, doganat dhe më tej policia kufitare.

Tashmë që faktet po zbulohen nga mediat ndërkombëtare, mbetet që organet e drejtësisë të hapin menjëherë hetimet për të parë se çfarë mbetjesh kanë qarkulluar në Shqipëri, kush e organizon këtë tregti dhe deri në ç’masë është i zhytur shteti në këtë aktivitet kriminal.

 

Marrë nga Kapitali.al

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 557 mijë shqiptarë jetojnë në Itali, rreth 141 mijë kanë marrë shtetësinë italiane

Ambasada e SHBA-së paralajmëron qytetarët shqiptarë: “Mos e përdorni vizën turistike për lindje”

Pagesa për koncertin e Kanye West në Fletoren Zyrtare, pa e kaluar në parlament

Greqia, Maqedonia dhe Serbia, bashkë për gazin drejt Europës, Shqipëria mbetet jashtë

Biletat e Kanye West mbeten stok

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vrasja e Egli Progës, marshim protestë në Tiranë “kundër gangove me pushtet”!
Artikulli tjetër Zbulime të reja arkeologjike, në Korçë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Aktivistët kundërshtojnë 4 milionë € për Kanye West
Aktuale Analize Kryesore Kulture Opinion Sociale 10 Korrik, 2026
Projekti i Kushner “hetohet” edhe në parlamentin holandez
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Politike 10 Korrik, 2026
Çfarë do të ndodhë me protestën
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 10 Korrik, 2026
SHBA në alarm për grupet ekstremiste të majta, dërgon kabllogram për mbi 20 ambasada, edhe asaj shqiptare
Aktuale Bota Fokus Koment Kryesore Politike 10 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.