Qytetarët janë ngritur në protestë kundër asaj që ndodhi në Pogradec. Egli Proga u vra mizorisht teksa shihte punën e tij, por drejtësia këtë herë u bë palë me autorin.
Ngjarja ndodhi më 10 gusht, ku Denis Meçe dhunoi për vdekje Eglin, pasi ky i fundit nuk pranoi t’i jepte xhiron ditore në lokalin e tij. Por skandali nuk është vetëm ky. Prokuroria ndryshoi akuzën që ngriti policia, nga “vrasje me dashje” në vrasje nga pakujdesia”.
Po ashtu policia nga ana e saj dyshohet se tentoi të fshehë ngjarjen. Fillimisht u tha se Egli vdiq për shkaqe natyrore, por vetëm pas denoncimeve në media u tha se ishte dhunuar për vdekje.
Kjo ka irrituar qytetarët, të cilët të hënën mbajtën një marshim protestë nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë. Ata mbanin në duar një banderolë gjigande me mbishkrimin: “Kundër gangove me pushtet”.
Protestuesit mbanin në duar foton e Egli Progës, por edhe pankarta të ndryshme si “A fshihet e vërteta?”, “Kërkojmë drejtësi”, etj. Mes protestuesve është edhe motra e Egli Progës.
Si u vra Egli Proga dhe akuzat për manipulim të ngjarjes
Fillimisht u tha se Egli Proga vdiq nga shkaqe naturore, por vetëm më pas policia regoi. Në 10:10 të datës 11 Gusht drejtoria vendore e policisë së Korçës do të reagonte zyrtarisht duke u shprehur se kishte arrestuar 4 persona për këtë ngjarje, 29 vjecarin Denis Meçe nën akuzën e vrasjes me dashje e Voltan Shulkun, Arian Manellari e Leonidha Guçe, të tre nën akuzën e moskallëzimit të krimit
Në dosjen e plotë hetimore, informacionet e policisë tregojnë se autori i dyshuar për vrasjen e Egli Progës, 29 vjeçari Denis Meçe menjëherë pas ngjarjes është larguar drejt fshatit Buçimas, ku në rrugë, nën efektin e alkoolit ka ndaluar makinën dhe ka fjetur për disa orë. Policia nuk mundi ta gjente. Vetëm në mesnatë, rreth orës 03:30 minuta Denis Meçe dorëzohet në komisariatin e Pogradecit. Ajo çka bie në sy është se në deklarimin e tij ai nuk pranon të ketë goditur me grusht në asnjë moment Egli Progën.
“Rreth orës 15:30 jam ulur jashtë në lokal” Stropcka” me Klodi Guçe për të pirë një birrë. Ai ishte me një kushuri të tijin. Më pas pas 30 minutash na u bashkua Arjani taksixhiu. Pas 3 orësh vjen ky djali (Egli Proga) emrin nuk ja dija por e njihja si fytyrë, na ka përshëndetur dhe ka hyrë në lokal. Në një moment më mbaruan cigaret, i kam kërkuar Volit (pronari i lokalit) por atje ky djali (Egli Proga) me ka thënë; “Ja se ta dredh një unë”. Unë mora cigaren, sa ktheva kurrizin më shau me fjalët ; “ta q* rracën). Nuk ja vura veshin dhe u ula në tavolina ime. Ai vazhdonte më shante madje e shau dhe Klodin nga e ëma por as ai nuk ja vuri veshin. Ai vazhdonte nga brenda shante dhe unë hyra e pyeta përse shante dhe i thashë;” Ajde dalim pak jashtë të flasim” – e ai me tha; “Po hajde se çfarë do me besh” dhe kemi dalë jashtë“, kështu ka deklaruar Denis Meçe.
Vetëm pak orë pasi kishte varrosur të vëllain, Jona Proga ngriti akuza të rënda se ngjarja u tentua të manipulohej. “Pyes çfarë ka ndodhur dhe me thonë se është rrëzuar, është rrëzuar goxha por nuk erdhi askush që po mblidhnin prova. Që po merrnin kamerat, dëshmitarët. Policia ka lëvizur vonë. Kanë qenë ne lëvizje nga të tjerët për t’u sjellë kështu. Asnjë gjë, akoma. Mirë që nuk lexoja mediat që thoshin vdiq në gjendje të dehur. Dallohej qartë që ishte i dhunuar dhe askush nuk e thoshte. Askush nuk thoshte që ishte bërë një vrasje, e kanë vrarë e masakruar në rrugë. E kanë lënë. Ambulanca nuk vinte. Ambulanca është vonuar gjysmë ore, që për dy minuta arrihej. Ai ishte gjallë e mund të shpëtonte”, është shprehur motra e Egli Progës, Jonida Proga.
Edhe babai i Egli Progës akuzon se i biri u vra qëllimisht e se vdekja nuk i erdhi nga pija. “Vrasje, jo gjoja reshktii se ishte pirë. Djali u godit e u vra nga njerëz maskarenj, kriminale. Të pashpirt. Unë nuk e njoh Denisij, nuk e mbaj mend të ketë ardhur në lokal. Kam dëgjuar se ka qenë problematik në qytet, i keq, një gangster, ka qenë më precedentë penalë, kjo ditë erdhi që mosveprimi i shtetit e te bënte me keq aq sa më vrau djalin. Instusfuomer shtetërorë të insistojnë të merren masa për atë që vrau djalin. Nuk u rrëzua djali, e vranë. Të dalë e vërteta. Të mos mbulohet e vërteta. Mos mbrohet nga këto institucione”, tha Nazmi Proga.