KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tiranë/ Ndryshime në transportin publik, futen në shërbim autobusët e parë 100% elektrik
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Tiranë/ Ndryshime në transportin publik, futen në shërbim autobusët e parë 100% elektrik
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreSociale

Tiranë/ Ndryshime në transportin publik, futen në shërbim autobusët e parë 100% elektrik

Përditësimi i fundit: 13 Nëntor, 2026 11:18 am
191 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Bashkia e Tiranës po avancon me hapa konkretë drejt një sistemi transporti më ekologjik, duke investuar në teknologji të pastra, zgjerimin e transportit publik dhe përmirësimin e infrastrukturës urbane. Autobusët elektrikë dhe hibridë, si dhe projekti i transportit të shpejtë, janë pjesë e strategjisë për reduktimin e ndotjes dhe rritjen e cilësisë së jetës në kryeqytet.

Transformimi i transportit publik drejt mjeteve me emetime të ulëta dhe zero është një nga drejtimet kryesore të politikave të Bashkisë së Tiranës për zhvillimin e qëndrueshëm urban. Në këtë kuadër, linja urbane “Unaza” përfaqëson një nga shembujt konkretë të këtij procesi, me 5 autobusë 100% elektrikë dhe 26 autobusë hibridë në flotën e saj.

Përdorimi i autobusëve elektrikë mundëson lëvizjen pa emetime ndotëse gjatë funksionimit, ndërsa teknologjia hibride kontribuon në reduktimin e konsumit të karburantit dhe të ndotjes krahasuar me autobusët konvencionalë. Këto investime synojnë jo vetëm modernizimin e flotës, por edhe krijimin e një alternative më të pastër dhe më tërheqëse për qytetarët.

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm është projekti BRT (Bus Rapid Transit), për të cilin, në bashkëpunim me Bankën KfW dhe GIZ, ka nisur puna përgatitore dhe procesi ndodhet në fazën e projektimit. Projekti synon të dyfishojë kapacitetin e transportit të udhëtarëve dhe të krijojë korsi të dedikuara për autobusët, duke rritur shpejtësinë, efikasitetin dhe besueshmërinë e transportit publik.

Në fazën fillestare, ndërhyrjet parashikohen të përqendrohen në linjat kryesore Unaza, Kinostudio–Kombinat dhe Tirana e Re, të cilat përbëjnë korridore të rëndësishme të lëvizjes së përditshme në kryeqytet.
Paralelisht me investimet në mjete dhe infrastrukturë, transporti publik në Tiranë ka shënuar rritje të konsiderueshme të aktivitetit. Sipas të dhënave të Bashkisë, kilometrat e përshkuara në shërbim janë rritur me 86% që nga viti 2021, ndërsa numri i pasagjerëve është rritur me 66%.

Një komponent i rëndësishëm i këtij shërbimi mbetet edhe mbështetja sociale. Çdo muaj, rreth 44 mijë pensionistë dhe 22 mijë studentë përfitojnë udhëtim falas me transportin publik, duke lehtësuar lëvizjen dhe shpenzimet e këtyre kategorive.

Përmes zgjerimit të flotës ekologjike, zhvillimit të projektit BRT dhe rritjes së kapaciteteve të shërbimit, Tirana po orienton gjithnjë e më shumë politikat e saj të mobilitetit drejt një modeli modern dhe të qëndrueshëm. Synimi është që transporti publik të bëhet një alternativë gjithnjë e më konkurruese ndaj automjeteve private, duke kontribuar në uljen e ndotjes, lehtësimin e trafikut dhe krijimin e një qyteti më të shëndetshëm për të gjithë.

Marrë nga Faxweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kartelet shqiptare në Dubai, miliona euro dhe festa luksoze
Artikulli tjetër Transferimi nga paraburgimi i Durrësit në Fier, Erion Veliaj kallëzon Drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.