KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Treguesi i besimit në ekonomi e mbylli në rënie vitin 2024
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Treguesi i besimit në ekonomi e mbylli në rënie vitin 2024
AnalizeEkonomiKryesore

Treguesi i besimit në ekonomi e mbylli në rënie vitin 2024

Përditësimi i fundit: 7 Janar, 2025 10:32 am
90 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) e mbylli në rënie vitin 2024. Sipas Bankës së Shqipërisë, ky tregues ra me 3.8 pikë në muajin dhjetor. Megjithatë, niveli aktual i TNE-së qëndron me më shumë se 8 pikë përqindje mbi mesataren historike.

Rënia e TNE-së këtë muaj u ndikua nga dobësimi i të gjithë treguesve të besimit të sektorëve të biznesit. Rënia më e madhe u regjistrua në sektorët e ndërtimit dhe shërbimeve. Në një masë më të vogël ndikoi edhe rënia e besimit të konsumatorit.

Treguesi i besimit të industrisë ra me një pikë përqindje në muajin dhjetor, duke vijuar tendencën rënëse për të tretin muaj radhazi. Niveli i tij qëndron rreth 8.5 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rënia u ndikua nga vlerësimet më pak pozitive të bizneseve për prodhimin industrial aktual. Pritjet për çmimet në të ardhmen janë rishikuar për lart krahasuar me muajin e kaluar, ashtu si edhe pritjet e bizneseve të këtij sektori për punësimin në të ardhmen.

Treguesi i besimit në ndërtim shënoi rënie me 5.5 pikë përqindje në dhjetor. Niveli i tij vijon të qëndrojë me rreth 22 pikë përqindjeje mbi mesataren historike. Rënia u përcaktua si nga vlerësimet në rënie për aktivitetin aktual ndërtues, ashtu edhe nga ato për kontratat porositëse.

Gjithashtu, pritjet për çmimet që do të vendosin ndërtuesit në të ardhmen kanë regjistruar rritje, ndërsa ato për punësimin paraqiten në përkeqësim të lehtë.

Treguesi i besimit në shërbime u tkurr me 5.5 pikë përqindje në dhjetor. Pavarësisht luhatjeve mujore, niveli i treguesit qëndron me 16 pikë përqindjeje mbi mesataren historike. Në rënie ndikuan vlerësimet më pak optimiste të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre, dhe për nivelin aktual të kërkesës. Ndërkohë, pritjet për nivelin e punësimit dhe ato për ecurinë e çmimeve në të ardhmen janë rishikuar për lart.

Treguesi i besimit në tregti u zvogëlua me 3.3 pikë përqindje në dhjetor, pas rritjes me 2.5 pikë përqindje në dy muajt e tjerë të këtij tremujori. Aktualisht, ky tregues qëndron rreth 11 pikë përqindje mbi mesataren historike. Vlera u ndikua kryesisht nga vlerësimet në rënie të ecurisë

aktuale të biznesit dhe pritjeve për punësimin në të ardhmen. Pritjet për çmimet në të ardhmen u vlerësuan në rritje.

Treguesi i besimit konsumator (TBK) regjistroi një rënie me 1.7 pikë përqindje. Ky nivel është 2.4 pikë përqindje mbi mesataren historike. Konsumatorët vlerësuan me rënie të lehtë situatën ekonomike të vendit në të ardhmen. Vlerësimi i tyre për blerjet në shuma të mëdha, si aktuale dhe në të ardhmen, ra në muajin dhjetor. Pritjet për nivelin e përgjithshëm të çmimeve në të ardhmen janë rishikuar për poshtë.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Italia do kalojë Greqinë si vendi me më shumë borxhe në Eurozonë

Fundoset Marina e Durrësit? Pallatet e Alabari zhyten 74 cm

Banka Botërore: Rritja ekonomike e rrezikuar nga pasiguritë dhe ndikimet e jashtme

Policia, alarm për një skemë të sofistikuar mashtrimi online

Më mirë qen, se sa pensionist, në Vlorë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Belinda rrëmben edhe lejet e ndërtimit, me pretekstin e sigurisë së aeroportit
Artikulli tjetër Brenda makinerisë shqiptare të drogës, si ia rrëmbyen tregun vietnamezëve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ligji i ri për energjinë, qytetarët dhe bizneset mund të blejnë dhe të shesin
Analize Ekonomi Kryesore Sociale 27 Prill, 2026
Brunilda Mersini harxhon paratë e vlonjatëve për kronika televizive, të blera për veten dhe këshillin
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale 27 Prill, 2026
Prokurori Bledar Maksuti merr nën hetim Daniel Shimën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 27 Prill, 2026
Rusia kontrabandon në Izrael miliona ton grurë, të vjedhur nga Ukraina
Analize Bota Finance Opinion Sociale Zhvillim 27 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.