KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tuneli i Murrizit nuk u hap këtë fundvit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Tuneli i Murrizit nuk u hap këtë fundvit
AnalizeEkonomiKryesoreOpinion

Tuneli i Murrizit nuk u hap këtë fundvit

Përditësimi i fundit: 1 Janar, 2025 10:55 pm
148 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Tuneli i Murrizit nuk u hap këtë fundvit. Vepra që ka nisur në 2019 vijon të jetë kantier, duke lënë të papërfunduar edhe rrugën e Arbrit. Ndryshe nga sa ishte premtuar, kryeministri tha se tuneli pritet të hapet në pranverë – kohë që përkon me zgjedhjet parlamentare.

nga Esmeralda Topi

Gërmimet e një eskavatori të verdhë fundvitin e kaluar i dhanë dritë një prej veprave më të mëdha publike, tunelit të Murrizit. Bashkimi i dy anëve të kantierit 5 vjeçar u shoqërua me premtimin se e gjithë vepra do të mbyllej këtë fundvit.

“…drita e sotme është një arsye e fortë për të besuar që 2024 do ta vulosë edhe fundin e kësaj vepre kaq sfiduese.”, premtoi kryeministri në vigjilje të ndërrimi të viteve 2023-2024.

Tuneli i Murrizit është pjesa më e rëndësishme infrastrukturore e rrugës së Arbrit, e cila u hap për qarkullim ende pa u përfunduar i gjithë segmenti.

Fakt

Në prag të përfundimit të afatit për mbylljen e punimeve në tunelin e Murrizit Faktoje.al udhëtoi drejt Dibrës për të parë nga afër ecurinë e tyre.

Më 12 dhjetor kantieri ishte i hapur dhe puna vijonte.

Teksa prisnim përgjigjen zyrtare nga ministria e Infrastrukturës mbi ecurinë e punimeve, kryeministri Edi Rama deklaroi shtyrjen e radhës.

Në konferencën tradicionale të fundvitit me gazetarët Rama tha se për shkak të gjeologjisë, tuneli i Murrizit pritet të hapet pranverën e ardhshme.

“Shpresojmë shumë që në pranverë, po s’dua të flas më për atë tunel, se aty na kanë parë sytë vërtetë vështirësi të mëdha, të hapet dhe ai.”, deklaroi kryeministri.

Kontrata koncesionare për rrugën e Arbrit u nënshkrua në 2018. Ndërsa punimet për tunelin e Murrizit nisën një vit më vonë. Sipas afatit të ri llogaritet të mbyllen pas gjashtë vitesh.

Vonesa të tilla, ekspertët i arsyetojnë ndryshe nga qeveria. Mungesa e analizave të plota në fazat e hershme të projektit është një prej tyre- argumenton Eduard Gjokutaj nga qendra ALTAX.

“Nëse studimet teknike nuk janë kryer me kujdes, ndodh që projektet të përballen me sfida të mëdha gjatë ekzekutimit. Por, po aq e rëndësishme është po ashtu edhe fakti nëse është zbatuar mbikëqyrje rigoroze e projektit dhe kontraktorëve, pasi edhe kjo mund të ketë kontribuar në zgjatjen e afateve.”, arsyeton Gjokutaj.

“Projekti i vonuar mund të përdoret edhe si argument për përmirësim të performancës qeveritare në prag të zgjedhjeve, duke ofruar një “arritje” të planifikuar për t’u shfaqur pranverën.”, shton më tëj Gjokutaj.

Sipas tij, për të shmangur përsëritjen e rasteve të tilla, nevojiten reforma në monitorimin e projekteve infrastrukturore, përmirësimin e kapaciteteve institucionale si dhe rritjen e llogaridhënies në kontratat PPP.

6 vite punime…

Tuneli i Murrizit është 3.7 kilometra i gjatë. Sipas afateve të reja pritet që përfundimi i tunelit të bëhet pranverën e ardhshme.

Punimet u hapën në maj të 2019-ës por projekti ka pasur ecuri të avashtë. Qeveria e ka arsyetuar këtë ecuri me gjeologjinë e vështirë.

Vitin e ardhshëm, zbatimi i kontratës koncesonare për rrugën e Arbrit hyn zyrtarisht në vitin e shtatë të zbatimit, duke konsumuar gjysmën e afatit të kontratës 13 vjeçare me qeverinë shqiptare.

Kompania që ka fituar koncesionin për rrugën e Arbrit ka marrë më shumë se gjysmën e financimit, mbi 12 miliardë lekë. Në tre vitet e ardhshme buxheti planifikon edhe 10 miliardë lekë të tjera.

Përfundim

Nisur nga verifikimi i bërë, premtimin e kryeministrit se ‘2024 do ta vulosë fundin e tunelit të Murrizit’ e kategorizojmë premtim të pambajtur.

 

Marrë nga Faktoje.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Erë” ndryshimi te Anglia, Tuchel nis punën, do debutojë ndaj Shqipërisë
Artikulli tjetër Qeveria jep tre autostrada me koncesion pa garë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.