KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Turizmi, rritet numuri italianëve të ardhur, “bien” kosovarët
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Turizmi, rritet numuri italianëve të ardhur, “bien” kosovarët
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

Turizmi, rritet numuri italianëve të ardhur, “bien” kosovarët

Përditësimi i fundit: 2 Qershor, 2025 9:21 am
189 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria turistike duket se po mban mbërthyer pas vetes italianët që mbeten grupi me rritjen më të qëndrueshme teksa në peshë janë të dytët pas Kosovës.

Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave tregojnë se në janar-prill 2025 turistët nga Italia u rritën me 7.1 për qind më raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë kur shënonin mbi 281 mijë hyrje.

Kjo tendencë parashikohet të mbetet e ngjashme edhe në vazhdim duke e lidhur këtë me afërsinë që kanë dy vendet por edhe me aksesin e thjeshtë përmes disa formave të transportit.

Italianët po preferojnë vendin tonë gjithmonë e më shumë për turizmin e fundjavave teksa tradicionalisht edhe turizmi shëndetësor dhe marrëdhëniet e biznesit kanë qenë prezentë. Ata janë grupi i dytë më i madh i turistëve që vijnë në Shqipëri, me 12.3% të totalit.

Kosova që në peshë mban vendin e parë, me 34% të totalit, shënoi deri në fund të prillit një total prej rreth 834 mijë hyrje me një rënie prej 6.7 për qind në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kur u duk se Kosova po “rikthehej” në normalitetin e saj pas 2024-ës kur hyrjet e shqiptarëve të Kosovës pësuan luhatje për shkak të liberalizimit të vizave duket se pranvera ka përsëritur të njëjtën luajtje.

Konkretisht marsi dhe prilli i këtij viti kanë shënuar rënie në raport me marsin dhe prillin e një viti më parë. Kosova është një treg që falë liberalizimit të vizave tashmë po eksploron si destinacione fundjave vende të tjera të Bashkimit Europian ndërkohë që edhe gjatë verës vitin e shkuar kishte një interes në rritje për vende si Greqia.

Në katër muajt e parë të këtij viti një pjesë e mirë e vizitorëve janë në rritje nga vende të ndryshme, kryesisht Europa një tendencë që është lakuar edhe nga turoperatorët.

Konkretisht hyrjet nga Gjermania ishin me një rritje 41.2 për qind, nga Franca 39.9 për qind, Zvicra me 20 për qind, Austria me 48 për qind. Po kështu në rritje ishin edhe hyrjet nga vende si Kina apo India edhe pse numrat e tyre janë modeste.

Në total deri në fund të prillit në vendin tonë hynë 2.44 milionë të huaj me një rritje 5 për qind në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Turoperatorët presin që edhe viti 2025 të ketë një ecuri pozitive të sektorit duke e bazuar këtë në sinjalet e dhëna nga kontratat me garanci të cilat janë në rritje, kërkesat nga tregjet e reja si dhe promovimi ndërkombëtar që vijon në mediat e huaja.

Në linja të përgjithshme turoperatotët presin që ky vit të ketë një rritje që luhatet mes 10-15 për qind. Grupet e organizuara me interes për Shqipërinë vijojnë të mbeten polakët, çekët, hungarezët, sllovakët, spanjollët teksa ata që po vijnë masivisht në formë individuale janë italianët por edhe vizitorë nga Europa Perëndimore.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Elena Sadiku shkruan historinë, shqiptarja e pare finaliste për Topin e Artë

Nga ushqimet te karburantet, çmimet ‘kapërcejnë’ kufijtë në muajin gusht

‘Kurier’: Nuk ndalen protestat, prej 100 ditësh shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Gjysma e nxënësve shqiptarë nuk arrijnë nivelin bazë të aftësive

Shqipëria humb 4% të nxënësve të fillores në një vit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pronat: Çmimet rriten, por shitësit janë më të gatshëm për negociuar
Artikulli tjetër Po “dështon” ndalimi i TikTok, rriten shikimet e videove

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Tropojë/ Po punonin për vendosjen e ndriçimit në trotuar, katër punonjësit i zë korrenti, një i vdekur
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
GJKKO u ndaloi telefonat brenda në sallë, Dhoma e Avokatisë: Do bojkotojmë seancat
Aktuale Fokus HI-Tech Koment Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
Drejtësia pa paga/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
16 të shtuna protestash në Milano, shqiptarët e Lombardisë vijojnë rezistencën
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.