KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zv.kryeministrja bën tender, që makina t’i lahet 1 herë në 2 ditë!
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Zv.kryeministrja bën tender, që makina t’i lahet 1 herë në 2 ditë!
AnalizeEkonomiFokusHI-TechOpinion

Zv.kryeministrja bën tender, që makina t’i lahet 1 herë në 2 ditë!

Përditësimi i fundit: 3 Prill, 2025 11:04 am
294 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është aktualisht njeriu më i dytë i pushtetshëm politikisht në Shqipëri, pas kryeministrit, Edi Rama.

Duke qenë edhe në postin e zëvendëskryeministres, Balluku ka emëruar disa vartës në poste të rëndësishme, që nga ministrin e Brendshëm, atë të Mbrojtjes, të Financave për të mos përmendur edhe një mori institucionesh që nga Albcontrol, OST, OSHEE, KESH, ARRSH, AKBN etj, institucione të cilat qarkullojnë qindra miliona euro në muaj.

Madje, kontrollon edhe Portin e Durrësit, Hekurudhat apo edhe Tatimet.

Ndërkohë, aparati i ministrisë që jo drejton sa vjen e shtohet, teksa kanë ardhur edhe benefitet.

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, Balluku ka urdhëruar vartësit e saj që të bëjnë një tender për t’i larë makinën e shtetit me të cilën lëviz, një Audi A8.

Dokumenti i mësipërm është njoftimi i tenderit që ka shpallur Ministria e Infrastrukturës.

Objekti është “shërbim larje autovetura, tapiceri”, teksa fondi është nën 10 mijë euro. Procedura është bërë në datën 28 mars 2025.

Sipas dokumenteve qw disponon VoxNews, kërkohet që të lahen 10 automjete. S’do mend që të gjitha mjetet e listuara janë të titullarëve. E para është mjeti AUDI A8, që lëviz Balluku.

“Lloji i automjetit Audi A8, njësia për ta larë në muaj është 12 herë dhe peroudha e shërbimit mujore” thuhet në dokument. Ose më saktë; vetura e ministres Balluku të lahet një herë në dy ditë pune.

Lista e makinave vijon me larjen e një mjeti “Toyota” 8 herë në muaj, e një

“Volkswagen Touareg” 4 herë muaj. Apo e një mjeti “”Hyundai” 8 herë në muaj.

Një tjetër mjet tip “Volkswagen Tiguan” kërkohet të lahen 10 herë në muaj, një “Land Rover” 2 herë në muaj apo një “Toyota Rav 4” 10 herë në muaj.

Gjithashtu është edhe një mjet “Citroen” që të lahet 2 herë në muaj, një “Skoda” dy herë në muaj apo edhe një foristradë “Toyota” 10 herë në muaj.

Në dokumente është edhe një zë shërbimi, teksa kërkohet larje tapicerie 10 herë në vit, për 3 vetura dhe 7 foristrada.

Të gjitha të shefave.

Foto e mësipërme është mjeti tip Audi A8, në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, ku duket ministrja Belinda Balluku.

Ky mjet është i ministrisë, teksa tashmë do të lahet 1 herë në 2 ditë pune.

Në dokumente specifikohet se lavazho duhet të ketë ambient parkimi minimalisht për 4 automjete brenda territorit ose në dispozicionin e vet me qëllim që mjeti mos të presë në rrugë.

Të ndodhet brenda qytetit të Tiranës, mundësisht në një distancë jo më shumë se 2 km nga MIE dhe të jetë në shërbim edhe në oraret e pasdites (me dy turne), të punojë dhe ditën e shtunë.

“Lavazho të ketë minimalisht 3 poste larje dhe minimalisht katër punonjës dhe të jetë pajisur me leje mjedisore për lavazho automjetesh sipas përcaktimeve ligjore.

Por, ka edhe kërkesa të veçanta për makinat e ministres dhe të titullarëve të saj. Në dokumente shkruhet se kërkohen karakteristika të veçanta të lavazhit:

– Larje e plotë e automjeteve (brenda dhe jashtë) për 30 minuta;

– Pastrimi nga brenda të bëhet me fshesë me kompresor;

– Larje e automjeteve me solucion dhe jo furçë;

– Orari i kryerjes së shërbimit nga ora 07:00 deri në orën 09:00, çdo ditë të javës;

– Automjeti do të presë në radhë për kryerjen e shërbimit, jo më shumë se 30 minuta nga paraqitja në vendin e kryerjes së shërbimit.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Elena Sadiku shkruan historinë, shqiptarja e pare finaliste për Topin e Artë

Nga ushqimet te karburantet, çmimet ‘kapërcejnë’ kufijtë në muajin gusht

‘Kurier’: Nuk ndalen protestat, prej 100 ditësh shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Gjysma e nxënësve shqiptarë nuk arrijnë nivelin bazë të aftësive

Shqipëria humb 4% të nxënësve të fillores në një vit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm OSHE shpall pamundësinë për të paguar gjysëm miliard euro borxhe ndaj KESH
Artikulli tjetër “Gjoka Konstruksion” vijon prodhimin e asfaltit pa leje në Zall-Dajt

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Tropojë/ Po punonin për vendosjen e ndriçimit në trotuar, katër punonjësit i zë korrenti, një i vdekur
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
GJKKO u ndaloi telefonat brenda në sallë, Dhoma e Avokatisë: Do bojkotojmë seancat
Aktuale Fokus HI-Tech Koment Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
Drejtësia pa paga/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
16 të shtuna protestash në Milano, shqiptarët e Lombardisë vijojnë rezistencën
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.