KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Gjoka Konstruksion” vijon prodhimin e asfaltit pa leje në Zall-Dajt
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > “Gjoka Konstruksion” vijon prodhimin e asfaltit pa leje në Zall-Dajt
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreSociale

“Gjoka Konstruksion” vijon prodhimin e asfaltit pa leje në Zall-Dajt

Përditësimi i fundit: 3 Prill, 2025 11:11 am
225 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Pavarësisht premtimit për ta zhvendosur brenda fundit të muajit mars impiantin e prodhimit të asfaltit në zonën e Zall-Dajtit, kompania koncesionare e “Rrugës së Arbrit”, “Gjoka Konstruksion”, vijoi punën.

Banorët kanë denoncuar për Citizens.al se impianti po funksionon edhe në ditët e para të prillit, duke e shoqëruar këtë pretendim me fotografi dhe video. Kjo u pranua dhe nga një prej administratorëve të kompanisë.

Në një bisedë telefonike, administratori Erind Gjoka, e justifikoi vijimin e punës me kushtet atmosferike. Ai tha se shirat e javëve të fundit kanë shtyrë planet e punimeve në rrugë duke e detyruar kompaninë ta rishikojë edhe për disa ditë zotimin e saj.

Gjoka siguroi se i qëndronte zotimit për ta zhvendosur makinerinë e prodhimit të asfaltit nga Zall-Dajti, duke theksuar se me të mbaruar punë me rrugën kompanisë nuk i nevojitet më.

Administratori pranoi se aplikimi për leje të prodhimit të asfaltit është ende në shqyrtim nga institucionet. Por ai garantoi se prodhimi do të ndalet së shpejti, pasi projekti i “Rrugës së Arbrit” ka përfunduar dhe impianti do të zhvendoset në Fier për nevoja të tjera të kompanisë.

Por banorët e Zall-Dajtit shprehen skeptik nëse impianti do të zhvendoset së shpejti dhe mbeten të shqetësuar për ndotjen që shkaktohet.

Në bisedën telefonike Gjoka këmbënguli se impianti nuk prodhon tym, por avull dhe se shqetësimi i banorëve nuk lidhej me ndotjen, por për interesa të palëve të treta që synojnë të ndërtojnë në zonë.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka konfirmuar për Citizens.al se kompania zotëron vetëm një leje mjedisore të tipit B, e cila lejon përpunimin e çimentos, por jo prodhimin e asfaltit.

“Gjoka Konstruksion” është justifikuar se prodhimi i asfaltit ka qenë i domosdoshëm për përfundimin e “Rrugës së Arbrit”.

Kantieri i kësaj rruge u ngrit pas vitit 2019 në Zall-Dajt, pranë bashkimit të Lumit të Tiranës dhe Lumit të Selitës. Banorët janë ankuar se, përveç ndotjes, kompania ka ndërhyrë në shtratin e lumit dhe ka dëmtuar një rrugë lidhëse të fshatit.

Pavarësisht se kompania ka pranuar publikisht shkeljen e ligjit, deri më tani institucionet shtetërore nuk kanë marrë masa penalizuese.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Elena Sadiku shkruan historinë, shqiptarja e pare finaliste për Topin e Artë

Nga ushqimet te karburantet, çmimet ‘kapërcejnë’ kufijtë në muajin gusht

‘Kurier’: Nuk ndalen protestat, prej 100 ditësh shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Gjysma e nxënësve shqiptarë nuk arrijnë nivelin bazë të aftësive

Shqipëria humb 4% të nxënësve të fillores në një vit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zv.kryeministrja bën tender, që makina t’i lahet 1 herë në 2 ditë!
Artikulli tjetër Etja për ujë e resorteve ‘strategjike’ përplas qeverinë me komunitetet lokale

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Tropojë/ Po punonin për vendosjen e ndriçimit në trotuar, katër punonjësit i zë korrenti, një i vdekur
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
GJKKO u ndaloi telefonat brenda në sallë, Dhoma e Avokatisë: Do bojkotojmë seancat
Aktuale Fokus HI-Tech Koment Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
Drejtësia pa paga/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
16 të shtuna protestash në Milano, shqiptarët e Lombardisë vijojnë rezistencën
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.