KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 34 urdhër-arreste kundër “spaçiatorëve” në Tiranë, sekuestrohet kokainë dhe heroinë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > 34 urdhër-arreste kundër “spaçiatorëve” në Tiranë, sekuestrohet kokainë dhe heroinë
AktualeFokus

34 urdhër-arreste kundër “spaçiatorëve” në Tiranë, sekuestrohet kokainë dhe heroinë

Përditësimi i fundit: 18 Shkurt, 2025 1:34 pm
155 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

27 të arrestuar dhe 7 në kërkim është bilanci i një operacioni të Policisë së Tiranës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, ku në total Prokuroria kishte lëshuar 34 masa sigurie “Arrest me burg”.

Autoritetet policore raportojnë se në kuadër të operacionit të koduar “Blic 34” janë sekuestruar drogëra të llojeve të ndryshme më konkretisht 3.4 kilogramë kokainë, 150 doza heroine, 500 doza ekstazi dhe 12 kg kanabis sativa.

Burime zyrtare bëjnë me dije se hetimet kanë zgjatur që prej fillimit të këtij viti, ku është dokumentuar veprimtaria kriminale e shpërndarjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës. Pjesë e urdhër-arresteve janë dhe dy të arrestuarit e mëhershëm Euxhenjo Manushi dhe Klajdi Serjani, të cilët janë kapur me 1 kg kokainë.

Të arrestuarit janë shtetasit: Bosian Lamaj, 28 vjeç, Alsid Nekaj, 27 vjeç, Edmond Gjinarari, 20 vjec, Irakel Gjini, 37 vjeç, Armans Thanasaj, 33 vjeç, Amarildo Kola, 34 vjeç, Bjorn Mazniku, 25 vjeç, Armando Katroshi, 30 vjeç, Aurel Lila, 28 vjeç, Erdi Hyka, 25 vjeç, Mateo Uka, 21 vjeç, Kleo Lika 30 vjeç, Erdi Dibra, 21 vjeç, Klajdi Hysa, 21 vjeç, Aldo Faja, 34 vjeç, Erald Alikaj, 22 vjeç, Fabjol Tahiri, 19 vjeç, Andi Grori, 36 vjeç, Elvis Shehaj, 42 vjeç, Gjergj (Gkergk) Polena, 47 vjeç, Panajot Brahimaj, 26 vjeç, Marjo Pojaku, 25 vjeç, Euxhenjo Manushi, 21 vjeç, Mario Cerra, 25 vjeç, Sadik Rama, 24 vjeç, Klejvis Taku 27 vjeç dhe Arjel Cinaj, 21 vjeç.

Ndërsa në kërkim janë shpallur shtetasit: F. B., 43 vjeç, E. S., 28 vjeç, G. G., 27 vjeç, D. G ., 19 vjeç, K. H., 24 vjeç, M. B., 25 vjeç dhe E. L., 30 vjeç.

Ndërsa më herët, në kuadër të të njëjtit operacion janë arrestuar edhe shtetasit Klaudio Serjani, 26 vjeç, Ergis Noka, 19 vjeç, Drin Vjerdha, 19 vjeç, Kristofor Pandelejmoni, 20 vjeç, Myslym Balliu, 31 vjeç, Kristian Buci, 23 vjeç dhe Xhejson Mukaj, 19 vjeç.

Nga veprimet hetimore rezulton se këta shtetas shpërndanin lëndën narkotike në lagje, lokale e në afërsi të shkollave në qytetin e Tiranës.

“Këta shtetas vepronin individualisht dhe të shpërndarë në të gjithë territorin e Tiranës. Gjatë operacionit me metoda speciale të hetimit u bë e mundur sigurimi i provave dhe dokumentimi ligjor i veprimtarisë kriminale të kryer nga këta shtetas.

  Nga ana jonë kryer të gjitha veprimet proceduriale dhe materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të ”Prodhim dhe shitje narkotikësh”- thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

Gjatë këtij procedimi, në faza të ndryshme janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

* 3.4 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë.
* 150 doza lëndë e dyshuar narkotike Heroinë.
* 500 doza ekstazi.
* 12 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
* 26 telefona celular të markave të ndryshme.
* 10 automjete të markave të ndryshme.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq

Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Janar 2025, bie ndërtimi dhe fasoneritë
Artikulli tjetër Tronditet Shkodra! 34-vjeçari qëllon më armë zjarri partneren dhe më pas veten

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.