KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: A është Bashkim Ulaj nën hetim për abuzimin qindra milionë euro të Thumanë Kashar?!
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > A është Bashkim Ulaj nën hetim për abuzimin qindra milionë euro të Thumanë Kashar?!
AktualeAnalizeFokusKorrupsionKryesoreOpinion

A është Bashkim Ulaj nën hetim për abuzimin qindra milionë euro të Thumanë Kashar?!

Përditësimi i fundit: 22 Dhjetor, 2025 10:33 am
416 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Një nga koncesionet më të dyshimta është padyshim ndërtimi dhe operimi i Autostradës Thumanë – Kashar. Projekti nisi në vitin 2018, ku firma Gener 2 e Bashkim Ulajt bëri një “ofertë të pa kërkuar”, teksa më pas me pikët e bonusit fitoi edhe koncesionin.

Megjithatë, kontrata përfundimtare nuk u nënshkrua nga Ministria e Infrastrukturës, duke i detyruar palët që t’i drejtoheshin Gjykatës Administrative të Apelit. Një manovër e dyshimte, në tentativë për të hequr barrën e nënshkrimit të kontratës, duke dalë me “justifikimin” se “na urdhëroi gjykata”.

Çuditërisht ministria nuk i bëri rekurs vendimit në Gjykatën e Lartë, për të kërkuar më pas sigurim padie deri në shqyrtimin e plotë. Por, Balluku dhe vartësit e saj e morën të mirëqenë Apelin dhe i propozuan qeverisë, ku vetë Balluku ishte zëvendëskryeministre për të lidhur kontratën.

Një skemë e përdorur për humbjen e gjurmëve, duke u justifikuar se vendimi ishte kolegjial. Në fakt veprimet janë individuale, pasi ministria nuk e çoi çështjen në Gjykatën e Lartë dhe aq më keq që fryu ndjeshëm kostot e ndërtimit dhe operimit, duke favorizuar dukshëm firmën koncesionare G2 Infra, në pronësi të familjes Ulaj.

Procedura që janë tepër të dyshimta, ndoshta të orkestruara nga “mjeshtrat” e dokumenteve në ministri, të cilët duke zhvatur qytetarët favorizojnë kompani private, me lidhje të forta.

Aktualisht, sipas dokumenteve që ka analizuar dhe hulumtuar VoxNews, ka rezultuar se ndërtimi fillestar i veprës kapte shifrën e rreth 270 milionë eurove. Më vonë, me vendime të ARRSH-së apo vetë ministrisë, kostoja shkoi në plot 330 milionë euro, ose 60 milionë më shumë nga projekti fillestar.

Me këtë diferencë ka para’ për të gjithë. Por, skandali vijon të thellohet dita-ditës, duke qenë se firma koncesionare apo kompania mëmë Gener 2 e Bashkim Ulajt nxjerrin bilance miminale dhe nuk japin të dhëna se sa para u investuan, sa janë vjelë dhe sa pritet që të vilen gjatë gjithë periudhës së koncesionit.

Të dhënat paraprake nga qeveria flasin se, koncesionari do të arkëtojë gjatë 35 viteve shifrën e frikshme të 1.3 miliardë euro, gjysëm miliardi më shumë sesa projekti fillestar. Janë para që iu dhanë në tavolinë Bashkim Ulajt nga zyrtarët qeveritarë, në dëm të përdoruesve apo në një dëm të madh buxhetit të shtetit.

Me veprime apo mosveprime, i gjithë zinxhiri drejtues i Ministrisë së Infrastrukturës, por edhe i Autoritetit Rrugor Shqiptar, është vënë në shërbim të këtij oligarku, duke e favorizuar në marrëveshjen e koncesionit, duke ia ndryshuar disa herë e duke e lejuar që të bëjë çfarë të dojë!

Por, a është nën hetim nga SPAK ku koncesion?!

Në muajin tetor 2025, ish-drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, u pyet nga deputeti Agron Shehaj nëse SPAK-u po heton mbi rregullsinë e procedurave të ndjekura për koncesionin Thumanë – Kashar. “S’mund të jap informaciome se është në kuadër të verifkimit dhe hetimit të një tjetër çështje penale” tha Dumani, pa dhënë shumë detaje.

Por, dokumentet tregojnë shumëçka, pasi nëse SPAK-u do të hetojë ndryshimin e kohëzgjatjes, nga 13 në 35 vite, do të faktojë se shteti i ka falur Bashkim Ulajt gjysëm miliardi euro.

VoxNews ka mësuar se dosja e plotë e koncesionit është sekuestruar nga Prokuroria e Posaçme dhe kanë filluar të merren në pyetje firmëtarët apo edhe punonjësit që kanë firmosur për të ndryshuar kushtet, në favor të Bashkim Ulajt. Ka dyshime se me veprime apo mosveprime, janë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, në kundërshtim me ligjin për prokurimin publik.

VoxNews hulumtoi të dhënat nga Qendra Kombëtare e Biznesit për firmën koncesionare G2 Infra, me pronar familjen Ulaj. Rezulton se, megjithëse rruga është hapur për qarkullim, dhe çdo sekondë, minutë, orë, ditë, javë apo muaj, xhirohen dhjetëra miliona euro, sërish këto të dhëna nuk janë hedhur në sistem. Dyshimet janë se po tentohet që të fshihen dhe të ndryshohen bilancet.

Megjithëse jemi në fund të muajit dhejtor 2025, më QKB nuk është publikuar nga G2 Infra bilanci i firmës. Kjo në shkelje të plotë të ligjit, teksa çuditërisht asnjë institucion kontrollues s’e ka marrë mundimin që t’a kontrollojë apo t’a detyrojë.

Firma koncesionare ka publikuar vetëm bilancin e vitit 2022 dhe 2023, ku rezulton me “0 lekë fitim”. G2 Infra ka raportuar se ka bërë një vendim rreth 25 mijë euro, ndërkohë që ka kërkuar që të konvertojë edhe monedhat, duke qenë se e vjel tarifën e kalimit në lekë dhe valutë. Vetëm kaq, asnjë e dhënë sa është investuar dhe sa para’ po vilen!

Nga njëra anë firmat e Bashkim Ulajt fitojnë koncesione në rrugë, HEC-e, apo marrin dhjetëra miliona euro nga tenderët publikë, sërish të dhënat e raportuara në shtet janë tepër të ulta.

VoxNews ka mësuar se disa javë më parë, ortakët e Gener 2 vendosën që të rrisin kapitalin e shoqërisë me një pronë në Ishull Shëngjin, Lezhë, atje ku kanë zaptuar sipërfaqe të mëdha buzë detit Adriatik, për të ndërtuar resorte.

Megjithë këto ndryshime, aktualisht kapitali i firmës Gener 2 ka shkuar në plot 120 milionë euro.

Megjithë paratë që vijnë nga taksa e rrugës, nga HEC-et, tenderët e mëdhenj, sa para fitime ka deklaruar Bashkim Ulaj? Të dhënat e hulumtuara nga redaksia jonë rezulton se ai ka deklaruar një fitim në vitin 2024 në shumën e 431 milionë lekëve, ose rreth 4.5 milionë euro. Këto para’ i përdori më pas për të rritur kapitalin.

Një vit më parë, në 2023, firma në fjalë deklaroi një fitim prej 301 milionë lekësh, ose pak më shumë se 3 milionë eurosh. Dyshimet janë se bilancet janë bërë me qëllim të ulëta, për të mos paguar detyrimet në shtet apo duke fshehur fitime të mëdha, nga frika e një hetimit të SPAK-ut.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm SPAK merr zyrtarisht të pandehur Benet Becin për afera me tendera kur drejtonte KESH-in
Artikulli tjetër Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën: Do punojmë në interes të shqiptarëve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.