KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Angli, kapen 2.3 ton kokainë nga Ekuadori, burgosen 4 shqiptarë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Angli, kapen 2.3 ton kokainë nga Ekuadori, burgosen 4 shqiptarë
AktualeFokus

Angli, kapen 2.3 ton kokainë nga Ekuadori, burgosen 4 shqiptarë

Përditësimi i fundit: 10 Tetor, 2024 6:17 pm
112 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Pesë anëtarë të një grupi të krimit të organizuar që kontrabanduan 2.3 ton kokainë në një ngarkesë me banane nga Amerika e Jugut janë dënuar në Angli.

Petko Zhutev, 39 vjeç, nga Bullgaria dhe shqiptarët Gjergji Diko, 33 vjeç Bruno Kuci, 33, Olsi Ebeja, 40 vjeç dhe Erik Muci, 44 vjeç, u hetuan nga Partneriteti për Krimin e Organizuar.

Ata u arrestuan nga oficerët në një pronë industriale në Tottenham, në veri të Londrës, në shkurt 2021, pasi morën 41 ngarkesa me banane në të cilat ishte ngarkuar kokaina.

Droga kishte mbi to vula të markave të ndryshme, të cilat korrespondonin me grupe të veçanta të krimit të organizuar që do t’i shisnin në rrugët e Londrës dhe më gjerë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky rast besohet të jetë një nga më të mëdhenjtë ndonjëherë të këtij lloji në Mbretërinë e Bashkuar, raporton Agjencia Kombëtare e Krimeve në Angli.

Hetuesit identifikuan se 39-vjeçari nga Bullgaria kishte marrë detyrën e drejtorit të kompanisë ushqimore në dhjetor 2020. Edhe pse më parë ishte një biznes legjitim, ai e kishte blerë atë vetëm për ta përdorur si një “bazë droge”.

Muci ishte një nga organizatorët kryesorë të importit të drogës.  Hetimi në pajisjet celulare të përdorura nga grupi i krimit tregoi se Muci kontrollonte importin dhe furnizimin e vazhdueshëm të sasive të konsiderueshme të kokainës në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Oficerët gjetën nëntë valixhe të zbrazëta, në të cilat droga ishte destinuar të paketohej për furnizim të mëtejshëm. Një armë zjarri bosh me pesë fishekë u gjet e fshehur pas një trau tavani, së bashku me pajisje të shumta celulare të cilat ishin fshehur përreth ambienteve.

Ebeja ishte vëzhguesi dhe shoferi për drogën dhe u arrestua teksa priste brenda një furgon me qira.

Pas arrestimeve, oficerët kontrolluan një banesë të Dikos dhe Mucit, ku gjetën 37 kilogramë kokainë dhe municione për armën e zjarrit.

Diko dhe Kuci u deklaruan fajtorë për drogë, armëve të zjarrit dhe municionit dhe të dy shqiptarët pranuan akuzat.

Ebeja dhe Muci u dënuan sot më 10 tetor), pasi u përballën për herë të parë në gjyq. Ebeja dhe Muci u shpallën fajtorë për importim droge të klasit A. Një datë e dënimit për pesë të tjerët ende nuk është konfirmuar.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shpërthen çështja Xhaka, rrezikon burgun dhe Zvicra e lë jashtë Kombëtares

Singapori po i paguan qytetarët për të lexuar

Bllokohet Superstrada Tiranë-Durrës

Nga qumështi, te betoni/Arben Ndreka hyn në biznesin e ndërtimit, në Borsh

Eurodeputetja Isabel Wiseler Lim shpreh shqetësimin për mosheqjen e imunitetit të Ballukut

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Përballja me Çekinë, Sylvinho: Do të futemi në fushë për të fituar
Artikulli tjetër Jyrgis Çyrbja lë mandatin e deputetit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Turqia fiton mbi 1 miliardë € çdo vit, nga shitjet e serialeve nëpër 170 vende
Analize Kulture Rajoni Sociale Zhvillim 21 Shtator, 2026
Ambasadorja e BE-së në Tiranë: Kuvendi i Shqipërisë të mos miratojë ligje pa konsultim
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Shtator, 2026
Kosovë/ PDK kërkon ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike Rajoni 21 Shtator, 2026
Kapet veliera me mbi 2 ton kokainë në Atlantik/ 4 persona në pranga, mes tyre edhe një shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.