KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Angli, shkatërrohet rrjeti i trafikantëve të njerëzve me dokumente false nga Shqipëria,
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Angli, shkatërrohet rrjeti i trafikantëve të njerëzve me dokumente false nga Shqipëria,
AktualeFokus

Angli, shkatërrohet rrjeti i trafikantëve të njerëzve me dokumente false nga Shqipëria,

Përditësimi i fundit: 23 Shtator, 2024 7:22 pm
97 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Ka qenë një operacion tre-ditor i kryer nga një grup agjencish britanike të ligj-zbatimi në Irlandën e Veriut, dhe Britani, Agjencisë së Luftës Kundër krimit, NCA, forca të ndryshme policore britanike dhe partnerë ndërkombëtarë, për të shkatërruar rrjetin e trafikimit të qenieve njerëzore që mbërrijnë në Britani përmes Republikës së Irlandës drejt Irlandës së Veriut e cila është pjesë e Britanisë se Madhe.

31 trafikantë janë arrestuar, që lehtësonin kalimin drejt Britanisë së emigrantëve me dokumente false, përmes porteve dhe aeroporteve të Irlandës që kanë një zonë të përbashkët udhëtimi pa viza me Britaninë, edhe pse nuk janë pjesë e zonës Shengen, por që emigrantët mund të hyjnë në Irlandë si vend i BE-së, në kësi rastesh me dokumente false.

Rreth 400 mijë stërlina janë sekuestruar dhe 10 dokumenta fallco  janë kapur gjatë operacioneve në pikat e kalimeve kufitare dhe rrugë lidhëse në  qytete, si Belfasti, Liverpuli, Luton dhe adresa ne Skoci. Ka qene gazeta The Telegraph e Londrës që një vit më parë  zbuloi kontrollet e buta kufitare mes Irlandës dhe Britanisë, edhe pse ky ishte një sekret publik,  që shfrytëzohej  nga shqiptarët për të emigruar drejt Britanisë nëpër taksi që kushtonin deri në 2,500 stërlina, që është më pak se kostoja e kalimeve me gomone.

Kjo shumë ishte përveç  300 apo 400 stërlinave të tjera për një dokument fals të blerë në Shqipëri. Mendohej që këto udhëtime kryheshin çdo ditë. Hetimi i kësaj gazete britanike zbuloi se shqiptarët  bashkëpunonin me grupet kriminale irlandeze për ti organizuar fluturimet drejt Dublinit me dokumente false evropiane dhe më pas me taksistë irlandez që i çonin ata drejt Britanisë me tragetet që lidhnin Irlandën ose Irlandën e Veriut me portet britanike. Ndërkohë ka shkuar në mbi 24 mijë vetë numri i të ardhurve këtë vit me gomone përmes La Manshit, ku 707 emigrantë kaluan vetëm ditën e shtunë, mes tyre edhe shqiptarë.

Të ardhurve me gomone sipas ligjit të para dy vjetëve nuk u lejohet kërkimi i azilit, ndërkohë të ardhurve të tjerë si me manune apo në forma të tjera nuk preken nga ky rregull, andaj dhe ka shtim të mbërritjeve përmes rrugëve të tjera të kalimeve të paligjshme. Ministrja britanike e Azilit dhe Sigurisë se Kufijve, Dame Angela Eagle, thotë se ky operacion ka qenë një sukses i madh dhe dërgon një sinjal të qartë se grupet e trafikantëve që shkelin ligjin do përballen me pasoja serioze.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ministri maqedonas: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e Bashkimit Evropian
Artikulli tjetër KQZ bën gati draftin për regjistrimin e qytetarëve jashtë Shqipërisë, për të votuar

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.