Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën arrest në burg për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Ndërkohë, bëhet me dije se në sallën e gjyqit ndodhet Elman Abule, i cili është i pranishëm dhe i shoqëruar nga avokatja Romina Zano.
Seanca e sotme në Apel vjen pas ankimit të vendimit të 23 prillit, kur gjyqtari Erion Bani vendosi të vijojë masën e sigurisë, duke pranuar raportin periodik të SPAK mbi ecurinë e hetimeve. Këtë vendim Veliaj e ka ankimuar përmes avokatëve, të cilët insistojnë se nuk ekzistojnë më kushtet për mbajtjen në burg. Gjithashtu Veliaj ka nis rekurs edhe në Gjykatën e Lartë kundër masës së sigurisë, por ende nuk është caktuar data e shqyrtimit apo trupa gjykuese që do ta shqyrtojë çështjen.
Më 22 Maj, SPAK rëndoi pozitat penale të çiftit Erion Veliaj-Ajola Xoxa, pasi i shtoi një akuzë të re, si dhe i sekuestroi edhe një tjetër apartament, e cila dyshohet si pasuri e fshehur e tyre.