KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Arrestohen katër gazetarë në Tiranë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Arrestohen katër gazetarë në Tiranë
AktualeFokus

Arrestohen katër gazetarë në Tiranë

Përditësimi i fundit: 17 Dhjetor, 2024 11:42 am
116 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Përgjimet dhe survejimi çojnë drejt goditjes së një grupi kriminal të shitjes së drogave në kryeqytet, duke arrestuar 4 gazetarë të rinj të dyshuar dhe sekuestruar lëndë narkotike sintetike kryesisht ekstazi MDMA, që e shisnin kryesisht në zonën e ish-Bllokut, ku kishin edhe zyrën e portalit mediatik Publik.al

Kështu raporton Shqiptarja.com e cila thotëse gazetarët e dyshuar mësohet se janë; Ergis Noka, Drin Vjerdha, Kristofor Pandelejmoni dhe Mario Çerra.

Policia e Tiranës njoftoi sot (17 Dhjetor) se finalizoi nëpërmjet Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë, aksionin e koduar “Drug party”, me metoda proaktive.

Katër të arrestuarit nga Antidroga e Tiranës punonin si gazetarë në një portal lajmesh. Ata kishin një zyrë në zonën e ish-Bllokut, të cilën e përdornin për shpërndarjen e lëndës narkotike. Kryesisht aktivitetin e ushtronin në zonën e ish-Bllokut.

Gjatë kontrollit në zyrat e portalit janë gjetur dhe pajisje që përdoren për kultivim kanabisi. Grupi hetimor ka dyshime se të arrestuarit kultivonin drogë në vende të tjera. Sa i takon ekstazisë dyshohet se ata e siguronin përmes Kosovës dhe Serbisë. Çmimi i ekstazisë shitej 10 mijë lekë më shumicë, kurse 1 tabletë e vetme kushtonte 30 mijë lekë.

Shërbimet kanë lokalizuar në rrugën “Pjetër Bogdani” të dyshuarit dhe gjatë kontrollit fizik të tyre, iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 300 tableta të dyshuara narkotike e llojit ekstazi (MDMA).

“Gjithashtu gjatë kontrollit të dyqanit (zyrë) të shtetasit E. N., (Ergis Noka) po në këtë rrugë, u gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale, disa pajisje elektrike të cilat dyshohet se përdoren për kultivimin të lëndës narkotike kanabis”, sqaruan uniformat blu për detajet.

Pas arrestimeve, po thellohen hetimet për të implikuar të tjerë dhe dosja i ka kaluar për veprime prokurorisë së kryeqytetit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gati kërkesa e dytë e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

Dita e 105 e protestës kundër Ramës, diaspora mbërrin në Tiranë

Çmimi i naftës në vend kapërcen ‘frikshëm’, 229 lekë për litër

“Marshi për Liri” mbush sheshet në Prishtinë në prag të verdiktit të Gjykatës Speciale

Reshjet e dendura sjellin probleme në Elbasan

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm SHBA: Nuk merremi me njerëz të përfshirë në korrupsion madhor
Artikulli tjetër Vetingu mbyll veprimtarinë pas 7 vjetësh punë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

urpriza në Premier League, gabojnë Chelsea e Liverpool
Aktuale Analize Sociale Sporti 12 Shtator, 2026
Dinamo-Partizani prodhon 6 gola, festojnë dinamovitët
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 12 Shtator, 2026
Samir Mane ble dy qëndra tregtare në Gjermani
Analize Ekonomi Kryesore Te Tjera Zhvillim 11 Shtator, 2026
Në 2025-ën, 69 mijë shqiptarë u zhvendosën në BE me letra
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.