KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Avokatët e Salianjit kërkesë në Gjykatën e Tiranës: “Të shtyhet ekzekutimi i vendimit për dënimin me burg”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Avokatët e Salianjit kërkesë në Gjykatën e Tiranës: “Të shtyhet ekzekutimi i vendimit për dënimin me burg”
AktualeAnalizeFokus

Avokatët e Salianjit kërkesë në Gjykatën e Tiranës: “Të shtyhet ekzekutimi i vendimit për dënimin me burg”

Përditësimi i fundit: 30 Shtator, 2024 6:54 am
228 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Ekipi ligjor i Ervin Salianjit ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën e Tiranës nëpërmjet të cilës kanë kërkuar shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi atë me 1 vit heqje lire për kallëzim të rremë.

Kërkesa argumenton se “ekzekutimi i vendimit duhet të shtyhet për shkak të pasojave shumë të rënda që sjell për deputetin, siç është ndërprerja e mandatit aktual dhe pamundësia e kandidimit në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës”.

Ndërkohë që, së bashku me këtë kërkesë, avokatët kanë përgatitur edhe shkresën për pezullim të vendimit në Gjykatën e Lartë, e cila do të dorëzohet së bashku me rekursin, sapo të zbardhet vendimi i arsyetuar i Gjykatës së Apelit.

Gjithashtu, mësohet se sot pritet kallëzim penal në SPAK ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. PD ka ngritur akuza në drejtim për 5 vepra penale në drejtim të Xhafajt dhe hetimi do të kërkohet mbi lidhjet e pretenduara me ndërtues të cilëve u ka dhënë prona shtetërore, falsifikim të dosjes, pengim të së vërtetës dhe shpërdorim detyre.

Beteja ligjore e Ervin Salianji po zhvillohet në tre drejtime.

Deputeti demokrat, Ervin Salianji u dënua me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit, e cila la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, për kallëzim të rremë në rastin e dosjes “Babalja”. Audiopërgjimi i Agron Xhafajt, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj u rrëzua nga Prokuroria dhe u konsiderua provë e falsifikuar.

Prej pasdites së djeshme 27 shtator, Ervin Salianji po vuan në Burgun e Fierit dënimin me burg, ndëshkim të cilin ai e konsideron të motivuar politikisht dhe hakmarrje nga ana e mazhorancës për shkak të denoncimeve të vazhdueshme ndaj qeverisë dhe ministrave.

Trupa e gjyqtarëve që dënoi Salianjin përbëhej nga Iliba Bezati, Elona Toro dhe Genti Shala. Në një reagim për mediat, Gjykata e Apelit njoftoi se vendimi ndaj deputetit demokrat u mor në mënyrë unanime.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shënjestra e radhës për Izraelin? Lideri suprem i Iranit vendos të fshihet
Artikulli tjetër Uragani ‘Helene’, dhjetra viktima dhe shumë të zhdukur

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.