KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: BIRN: Proceset gjyqësore të aferës së incineratorëve bllokohen në Apel
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > BIRN: Proceset gjyqësore të aferës së incineratorëve bllokohen në Apel
FokusKryesoreOpinion

BIRN: Proceset gjyqësore të aferës së incineratorëve bllokohen në Apel

Përditësimi i fundit: 12 Tetor, 2024 9:47 am
124 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Gjykata e Posaçme e Apelit e ka pasur të pamundur që të hapë shqyrtimin gjyqësor ndaj të pandehurve për aferat e incineratorëve të Fierit dhe Elbasanit për shkak të mosparaqitjes së avokatëve apo kërkesave të tyre për shtyrje.

Seanca e radhës për procesin e incineratorit të Fierit u shty të premten më 11 tetor, pasi përfaqësuesi ligjor i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, avokati Julian Mërtiri, nuk ishte i pranishëm. Kryesuesi i trupit gjykues, gjyqtari Engert Pëllumbi sqaroi se avokati Mërtiri kishte kërkuar shtyrjen e seancës, pasi e kishte të pamundur të ishte i pranishëm për arsye shëndetësore. Ai kishte paraqitur dhe dokumentacionin që vërtetonte paaftësinë për punë për tre ditë.

Sipas gjyqtarit Pëllumbi, edhe avokati i Kokës i caktuar kryesisht, Denis Karaj kishte lajmëruar se nuk mund të paraqitej në seancë, pasi ishte për udhëtim jashtë shtetit dhe kishte dërguar me email foto të biletave të udhëtimit. As vetë i pandehuri Koka nuk ishte i pranishëm në sallë.

Megjithëse të gjithë të pandehurit e tjerë në proces kishin të pranishëm përfaqësuesit e tyre ligjorë, mungesa e mbrojtësve të Kokës e bëri të pamundur vijimin e seancës. Trupi gjykues u tërhoq në dhomë këshillimi dhe vendosi shtyrjen e seancës për më datë 18 tetor, në orën 11:00.

Me justifikime të ngjashme janë shtyrë pa rezultat 11 seanca prej 14 majit për çështjen e incineratorit të Fierit. Po ashtu, me kërkesë të avokatëve apo mospranisë së tyre janë shtyrë edhe 8 seanca për incineratorin Elbasanit, prej 5 qershorit e në vijim.

Shumica e të pandehurve për aferat e incineratorëve kanë lënë qelitë, pasi dënimet e dhëna në shkallën e parë janë përmbushur me kohën e paraburgimit, ndërsa për të tjerë të akuzuar në këto çështje, mes tyre dhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, vijon që ditët e burgut që po bëjnë t’u numërohen me një ditë e gjysmë.

Sipas nenit 57 të Kodit Penal, një ditë paraburgim është baraz me një ditë e gjysmë burgim të zakonshëm. Në këto kushte, qëndrimi në paraburgim shkurton qëndrimin në qeli të të pandehurve që nuk janë liruar ende. Dymbëdhjetë nga pesëmbëdhjetë të akuzuarit për skemën korruptive të koncesionit të incineratorit dhe fushës së plehrave të Fierit u shpallën fajtorë më 25 shtator 2023.

Pas shpalljes së vendimit nga gjykata, shumica e të akuzuarve të shpallur fajtorë lanë qelitë pasi gjykata konvertoi dënimet e tyre me shërbim prove ndërsa në burg mbetën vetëm Koka, ish-deputeti Alqi Bllako dhe Loran Duzha, ish-administrator i koncesionit të Fierit.

Ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka gjendet në paraburgim që nga dhjetori i vitit 2021, kur u dënua me 6 vite e tetë muaj burg. Ai përfitoi nga gjykimi i shkurtuar ndërsa është vetëdeklaruar i pafajshëm ndaj akuzave. Koka u gjykua veçmas dhe për incineratorin e Elbasanit, ku dhe në këtë rast u deklarua fajtor me vendim të datës 5 tetor 2023 dhe u dënua m 5 vjet e 8 muaj burgim.

Biznesmeni Klodian Zoto, i cili gjendet në arrati që kur u shpall në kërkim në dhjetor të vitit 2021, mori dënimin më të lartë me 8 vjet burg për aferën e incineratorit të Fierit. Mes të dënuarve është dhe ish-deputeti Partisë Socialiste, Alqi Bllako.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shpërthen çështja Xhaka, rrezikon burgun dhe Zvicra e lë jashtë Kombëtares

Bllokohet Superstrada Tiranë-Durrës

Nga qumështi, te betoni/Arben Ndreka hyn në biznesin e ndërtimit, në Borsh

Eurodeputetja Isabel Wiseler Lim shpreh shqetësimin për mosheqjen e imunitetit të Ballukut

Ambasadorja e BE-së në Tiranë: Kuvendi i Shqipërisë të mos miratojë ligje pa konsultim

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Qendrat e emigrantëve në Lezhë, ARD: Shtetet e BE-së nuk e shohin si model
Artikulli tjetër Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të padisin shtetin, për ndotjen e ajrit,

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Singapori po i paguan qytetarët për të lexuar
Aktuale Bota Kulture Sociale Te Tjera 21 Shtator, 2026
Turqia fiton mbi 1 miliardë € çdo vit, nga shitjet e serialeve nëpër 170 vende
Analize Kulture Rajoni Sociale Zhvillim 21 Shtator, 2026
Kosovë/ PDK kërkon ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike Rajoni 21 Shtator, 2026
Kapet veliera me mbi 2 ton kokainë në Atlantik/ 4 persona në pranga, mes tyre edhe një shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.