KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dështon përpjekja e Shqipërisë për postin e sekretarit të OSBE
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Dështon përpjekja e Shqipërisë për postin e sekretarit të OSBE
AktualeFokusKoment

Dështon përpjekja e Shqipërisë për postin e sekretarit të OSBE

Përditësimi i fundit: 29 Gusht, 2024 1:23 pm
149 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Asgjë nuk e përkëdhel më shumë sedrën e Ramës se ëndrrat me lidership global, që shpesh e nxjerrin si një figurë groteske, jashtë realitetit.

E tillë ishte përpjekja për të kandiduar Igli Hasanin në pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, kandidaturë që është rrëzuar përfundimisht.

Kryeministri kishte luajtur me këtë kandidaturë dhe efektin që do të kishte kjo në diplomacinë shqiptare, si një arritje e “paimagjinueshme” e qeverisë së tij.

“..as nuk mund të imagjinoheshin deri disa vite më parë, që Shqipëria të bëhej një pikë referimi dhe që Shqipërisë t’i besoheshin të tilla role dhe aq shumë kanë ndryshuar në këtë aspekt roli i botës me ne, saqë po bëhet natyrshëm edhe jo e lehtë për t’i numëruar të gjitha sepse mund padashje të harroja që, ndërkohë kemi patur edhe kryesinë e OSBE-së ku falë një tjetër ambasador, që sot është ministri juaj i jashtëm dhe jo rastësisht është kërkuar nga një pjesë e madhe e vendeve të OSBE-së për të kandiduar për rolin e Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, ne kemi pasur një tjetër mundësi të shfrytëzuar, besoj unë, në mënyrën më të mirë, ku përsëri kemi ushqyer respekt, besim dhe kemi rritur prestigjin e vendit tonë”, u shpreh Rama në konferencën e Ambasadorëve pak ditë më parë.

Në të vërtetë, sinjalet që kandidatura e Hasanit do të rrëzohej kishin ardhur që në datën 22 Gusht, por sërish Rama nuk i rezistoi deklaratës publike ku e bën Shqipërinë “pikë referimi” dhe që “i besohen të tilla role”.

Kuptohet se peshku ishte në det, ndërsa “tigani në zjarr” u vu sa për ta shtuar disi dozën e propagandës që mëton të japë idenë se, pavarësisht korrupsionit dhe skandaleve, Shqipëria mbetet faktor në politikë të jashtme.

Lapsi.al nga burimet e tij në Vienë ka mësuar se kandidatura e Shqipërisë është rrëzuar përfundimisht dje gjatë takimit të Ambasadorëve, të cilët kanë kërkuar që të shihen kandidatura të tjera.

Hasani, me një eksperiencë për t’u vlerësuar, është rrëzuar nga një numër i caktuar shtetesh me gjeografi interesante.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, OSBE është një organizëm, ku nuk kryhet votim për t’i zgjedhur krerët e saj. Procedura është e tillë që vendet që aspirojnë një pozicion, sigurojnë mbështetje përmes lobimit dhe në fund fiton ai emër për të cilin nuk ka kontestime.

Gjatë konferencës së Ambasadorëve ra në sy mungesa e ambasadorës tonë në Vjenë Eglantina Gjermeni, ish-ministre.

Lapsi.al u interesua pranë ministrisë së jashtme dhe mësoi që Gjermeni u kthye në Tiranë për punimet e konferencës por u detyrua të niset urgjent drejt Vienës me urdhër të ministrit të jashtëm, për të ndjekur zhvillimet në OSBE lidhur me kandidimin e tij.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Politikani serb: Sulmi në Banjskë u organizua nga Vuçiç
Artikulli tjetër Borell thirrje vendeve te BE: Vendosni sanksione ndaj ministrave izraelitë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare
Analize Bota Finance Politike Sociale 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.