KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dritë-hijet e ndërtuesit Carapuli që “fshehu” vilën e Ballukut
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Dritë-hijet e ndërtuesit Carapuli që “fshehu” vilën e Ballukut
AnalizeFokusKorrupsionKryesoreOpinionZhvillim

Dritë-hijet e ndërtuesit Carapuli që “fshehu” vilën e Ballukut

Përditësimi i fundit: 5 Qershor, 2026 9:43 am
208 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Pandeli Carapuli është padyshim një prej atyre ndërtuesve, të cilën në leksikun publik njihen si “oligarkë”. Raporti i tij i ngushtë me kryeministrin Edi Rama e ka shndërruar atë në një prej përfituesve më të mëdhenj të lejeve publike.

Por, së fundmi, ditët arta të Carapulit 73-vjeçar kanë nisur të errësohen nga afera, në të cilat shfaqet emri i tij.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) dyshon se Pandeli Carapuli, pronar i kompanisë së ndërtimit “Eurocol” është përfshirë në një mekanizëm për të fshehur një vilë të Belinda Ballukut, ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, e marrë e pandehur për “shkelje të barazisë në tendera” dhe nën hetim për “korrupsion” e “pastrim parash”.

Prokurori Dritan Prençi ka siguruar prova, mbi të cilat ka ngritur dyshimin e arsyeshëm se Belinda Balluku ka marrë një vilë dy-katëshe në resortin “White Rocks” të ndërtuar nga Carapuli në zonën e Gjilekës, në Dhërmi.

Prokuroria e Posaçme thotë se vila, formalisht, është në pronësi të ish-futbollistit të Kombëtares, Igli Tare. Por, të dhënat e siguruara gjatë hetimit kanë treguar se ajo është në posedim të Ballukut, e cila e ka fituar, si korrupsion, pasi i ka siguruar “Eurocol” të Pandeli Carapulit një tender rreth 1 milionë euro, gjatë kohës që ajo drejtonte kompaninë publike “Albcontrol”.

Ndërkohë, prej më shumë se një muaji, biznesmeni Pandeli Carapuli e ka të ndaluar të udhëtojë jashtë Shqipërisë, në zbatim të një mase të caktuar nga Gjykata e Tiranës. Ai dyshohet për ndërtim të paligjshëm në një kompleks rezidencial në periferi të kryeqytetit.

Sarajet e Surrelit të Ramës

Pandeli Carapuli është një ndër të “preferuarit” e kryeministrit Edi Rama, aq sa ky i fundit i ka besuar ndërtimin e vilës së tij të banimit, në Surrel. Për nga madhësia dhe shtrirja e saj, banesa e kryeministrit njihet ndryshe edhe si “Sarajet e Surrelit”.

Kryeministri Rama nuk i ka bërë asnjëherë publike faturat për ndërtimin e banesës së tij familjare. Në deklaratat e pasurisë së tij është shënuar se godina është ngritur në disa sipërfaqe toke, të blera nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, mbi bazën e të ardhurave të saj si konsulente financiare.

Por, nuk ka asnjë të dhënë publike se sa është paguar Carapuli për këtë shërbim në favor të qytetarit Edi Rama. Për kreun e opozitës, Sali Berisha, biznesmeni Pandeli Carapuli i ka ndërtuar falas “sarajet e Surrelit”, në këmbim të favoreve të tjera që ka marrë nga kryeministri Edi Rama.

Nën këtë diskurs akuzator, është gjendur shpesh edhe investimi për kompleksin “White Rocks”, në Dhërmi.

“Dhuratat” e Ramës për Carapulin

Në mars 2014, kur Rama kishte vetëm pak muaj kryeministrin, ai, në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Rregullimit të Territorit (KRRT), miratoi lejen e ndërtimin për një resort turistik në Gjilekë të Himarës, në favor të “Eurocol” shpk, me pronar Pandeli Carapulin. Bëhet fjalë për të njëjtin kompleks, ku gjendet vila e dyshuar e fshehur e Belinda Ballukut.

Në mars të vitit 2019, Edi Rama, si drejtues i Komitetit të Investimeve Strategjike (KIS) i jep kompleksit të Carapulit statusin e “investitorit strategjik”, gjë që do të thoshte se projekti siguronte lehtësira infrastrukturore nga fondet e Buxhetit të Shtetit.

Vetëm pak muaj më pas, Edi Rama, tashmë si kryeministër, miraton Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 402, dt. 19 Qershor 2019, “Për lejimin e përdorimit të sipërfaqes përpara resortit, në funksion të realizimit të projektit “Ëhitë Rocks”.

Me këtë vendim, Rama i lejoi Carapulit që të shfrytëzojë për 20 vjet bregun para kompleksit turistik.

Kompleksi në Tiranë

Në vitin 2022, kompania “Eurocol” e Pandeli Carapulit merr leje ndërtimi nga kryebashkiaku, tashmë i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, për ngritjen e kompleksit rezidencial “Park Life”, në zonën e Farkës.

Në vitin 2025, Bashkia e Tiranës i miratoi Carapulit kërkesën për ngritjen e një barriere zhurmë-bllokuese rreth këtij kompleksi.

Por, siç konstatoi prokuroria e Tiranës në një hetim të nisur në janar 2026, “gjatë verifikimeve në terren, rezultoi se ajo që duhet të ishte një “barrierë ndaj zhurmave”, në fakt ishte një mur beton-arme me gjatësi 100 metra i gjatë dhe me lartësi 4 metra. Një punim i tillë kërkon domosdoshmërisht leje ndërtimi, të cilën biznesmeni Carapuli nuk e kishte marrë”.

Për këtë arsye, Pandeli Carapuli u mor person nën hetim për veprën penale të “ndërtimit të paligjshëm” dhe ndaj tij u caktua nga gjykata e Tiranës masa “ndalim për dalje jashtë shtetit”.

Tashmë, Pandeli Carapuli është pjesë e dosjes hetimore që po zhvillon Prokuroria e Posaçme ndaj ish-zv.kryeministres, Belinda Balluku.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Protestuesit dalin me Grup Nismëtar dhe paraqesin 5 kërkesa
Artikulli tjetër Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.