KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Protestuesit dalin me Grup Nismëtar dhe paraqesin 5 kërkesa
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Protestuesit dalin me Grup Nismëtar dhe paraqesin 5 kërkesa
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

Protestuesit dalin me Grup Nismëtar dhe paraqesin 5 kërkesa

Përditësimi i fundit: 5 Qershor, 2026 9:37 am
178 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Protestuesit që janë mbledhur dje përpara Kryeministrisë, kanë njoftuar se drejtohen nga një Grup Nismëtar patriotësh, por pa zbuluar emrat e koordinatorëve, dhe kanë renditur 5 kërkesat e tyre për qeverinë shqiptare.

“Ju njoftojmë se kjo lëvizje mbarëkombëtare përfaqësohet nga një grup nismëtar me një grup koordinues patriotësh me vlera të larta patriotike. Gra dhe burra, të rinj dhe të reja të vendosur për ta çuar këtë nismë deri në fund, do të dinë të marrin vendimet e duhura në kohën e duhur”, u shpreh personi që foli me mikrofon.

Ai deklaroi se protesta është organizuar dhe udhëhiqet nga qytetarët, duke renditur edhe pesë kërkesat, me në krye dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, por në asnjë nga pikat nuk përmendet Zvërneci, shkaku përse lindi protesta qytetare.

“Kjo nismë lindi si përgjigje ndaj rrezikut të madh që i kanoset vendit tonë. Pasuritë dhe e ardhmja e vendit janë vënë në shërbim të politikave dhe interesave të ndyra private. Për t’ju qartësuar juve dhe opinionin publik, për të hequr çdo hije dyshimi, deklarojmë se:

– protesta është organizuar dhe udhëhiqet nga qytetarët, të bashkuar rreth një kauze të përbashkët për të ardhmen e Shqipërisë”, u shpreh personi që deklaroi për ngritjen e Grupit Nismëtar të protestuesve.

Kërkesat që burojnë nga vullneti i mijëra qytetarëve që janë bashkuar në mbrojtje të interesit kombëtar, siç u deklarua:

– Dorëheqjen e qeverisë;

– Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë;

– Shfuqizimin e Paketës së Maleve;

– Anulimin e Ligjit për Zonat e Mbrojtura;

– Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

Këto janë pesë kërkesat që kanë deklaruar protestuesit, më saktë personi që u shfaq si zëdhënës i Grupit Nismëtar, në të cilën çuditërisht nuk përmendet fare Zvërneci, duke krijuar habi edhe mes vetë qytetarëve, të cilët sot në ditën e pestë janë më të shumtë se herët e kaluara.

 

Marrë nga  Newsbomb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Bolton, fajtor për keqmenaxhimin e dokumenteve sekrete
Artikulli tjetër Dritë-hijet e ndërtuesit Carapuli që “fshehu” vilën e Ballukut

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.