KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Fidel Ylli i paligjshëm në krye të KOKSH-it. Pas Lozanës, e rrëzon dhe Gjykata e Tiranës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Fidel Ylli i paligjshëm në krye të KOKSH-it. Pas Lozanës, e rrëzon dhe Gjykata e Tiranës
FokusOpinionZhvillim

Fidel Ylli i paligjshëm në krye të KOKSH-it. Pas Lozanës, e rrëzon dhe Gjykata e Tiranës

Përditësimi i fundit: 25 Korrik, 2024 6:37 am
107 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Gjykata e Shkalles së parë të rrethit gjyqësor Tiranë, ka refuzuar njohjen dhe rrjedhimisht regjistrimin e Asamblesë së Zakonshme që ky organ mbajti në mënyrë të paligjshme në datën 29 maj të këtij viti.

Të tronditur nga një vendim i Shkallës më të lartë të drejtësisë Sportive, Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, që e cilësonte si të paligjshme zgjedhjen e tyre, duke nisur nga Presidenti Fidel Ylli, drejtuesit e KOKSH thërritën në nxitim një asamble të zakonshme duke shkelur normat statutore dhe njëkohësisht parashikimet ligjore të shtetit shqiptar.

Gjithsesi edhe pse u zhvillua në fshehtësi të plotë, asambleja-farsë ka rezultuar një nul, pra pa asnjë efekt ligjor pasi Gjykata e Shkallës së Parë të juridiksionit të përgjithshëm Tiranë, nëpërmjet një vendimi të marrë në datën 19.7.2024 ka gjykuar se “kërkesa e Presidentit Fidel Ylli për regjistrimin e vendimeve dhe Asamblesë së Përgjithshme të datës 29 maj, është e pabazuar në ligj dhe në statut, ndaj edhe është refuzuar”.

Por çfarë ka ndodhur realisht? KOKSH pas një vendimi të KAS në Lozanë, të marrë para pak javësh, që anulonte asamblenë e jashtëzakonshme të KOKSH të janarit 2021 ku u shkarkuar Presidenti i asaj kohe Viron Bezhani, duke cilësuar të paligjshme dhe zgjedhjet e mëpasshme të organeve të reja drejtuese, duke nisur nga Presidenti aktual Fidel Ylli, si dhe Komitetit Ekzekutiv, KOKSH në vend të respektonte vendimin e shkallës më të lartë të drejtësisë sportive dhe të merte hapat e nevojshëm për rikthimin e institucionit në baza ligjore, u zhyt më thellë në shkelje dhe nxitoi të thërriste Asamblenë e Zakonshme Vjetore, por në këtë tentativë të dëshpëruar për organizimin e kësaj farse, sërish ka shkelur ligjet shqiptare dhe vetë statutin e KOKSH.

Në vendimin e saj Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, konstaton se “ KOKSH ka kryer një sërë shkeljesh, duke nisur nga mungesa e ekzistencës së një vendimi të Komitetit Ekzekutiv të këtij organi për thirrjen e Asamblesë siç ka pretenduar vetë KOKSH, pra bëhet fjalë për një mbledhje fiktive, gjithashtu mosrespektimin e rregullave statutore për njoftimin e anëtarëve të KOKSH në formën dhe afatet e caktuara për zhvillimin e kësaj Asambleje, gjithashtu Komisioni i Verifikimit të Mandateve dhe Etikës nuk ka dorëzuar praktikën e nevojshme për njohjen e pjesëmarrësve me të drejtë vote në Asamble duke e bërë të pamundur verifikimin nëse ka ekzistuar kuorumi i nevojshëm për zhvillimin e saj dhe votimin e vendimeve që ka pretenduar të regjistrojë KOKSH.

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual

Retorika e dhunës e të majtës kundër presidentëve republikanë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Festivali i Venecias fuqizohet me yjet e Hollywoodit
Artikulli tjetër Alimehmeti i zhgënjyer nga listat e mbyllura

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin
Aktuale Kryesore Sociale Sporti 30 Prill, 2026
UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale
Aktuale Analize Sociale Sporti 30 Prill, 2026
Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.