KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: GJKKO rrëzon kërkesat për pavlefshmëri të akteve në dosjen “Partizani”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > GJKKO rrëzon kërkesat për pavlefshmëri të akteve në dosjen “Partizani”
AnalizeFokusKorrupsionKryesoreOpinion

GJKKO rrëzon kërkesat për pavlefshmëri të akteve në dosjen “Partizani”

Përditësimi i fundit: 11 Nëntor, 2025 12:08 pm
200 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka refuzuar kërkesat e avokatëve të të pandehurve në dosjen “Partizani”, të cilët kërkonin pavlefshmëri absolute të disa akteve hetimore të Prokurorisë së Posaçme.

Në seancën e sotme, gjykata deklaroi se pretendimet e mbrojtjes nuk mbështeten në ligj dhe në prova, duke theksuar se vendimet e marra gjatë hetimeve paraprake nga gjyqtarja Irena Gjoka janë zhvilluar në përputhje me procedurat ligjore.

Sipas GJKKO, pretendimet për tejkalim kompetencash nga SPAK nuk rezultojnë të bazuara, ndërsa kujtoi se të gjitha masat e sigurimit, personale dhe pasurore, janë shqyrtuar më herët në të gjitha shkallët e gjyqësorit, përfshirë Gjykatën Kushtetuese.

Lidhur me pretendimet se disa ekspertë të çështjes nuk ishin të licencuar ose ndodheshin në konflikt interesi, gjykata vlerësoi se këto rrethana nuk sjellin pavlefshmëri të akteve hetimore. U bë e ditur se ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore kanë kryer detyrat e tyre sipas ligjit.

GJKKO njoftoi se në vijim do të thërrasë një ekspert topograf për të dëshmuar mbi kualifikimet e tij, përpara se të shprehet përfundimisht mbi një prej kërkesave të mbrojtjes.

Gjykata rrëzoi gjithashtu pretendimet për shkelje të procedurave në sekuestrimin dhe ekspertimin e pajisjeve kompjuterike. Sipas vendimit, sekuestrimet e kryera në “Studio Pustina” dhe të dhënat e marra nga kompania “Homeplan” janë të ligjshme, ndërsa të dhënat e përfituara nga pajisjet që më pas janë kthyer tek të pandehurit nuk mund të përdoren si prova.

GJKKO theksoi se nuk janë konstatuar shkelje të afateve ligjore për kryerjen e ekspertimeve dhe se nuk ka prova që ekspertët të kenë qenë të ndikuar ose të njëanshëm.

Në përfundim, gjykata vlerësoi se një pjesë e pretendimeve të mbrojtjes nuk përbëjnë kërkesa paraprake dhe do të shqyrtohen gjatë procesit gjyqësor.

Dosja për aferën “Partizani” kaloi për gjykim më 19 maj, pas një vonese prej rreth 7 muajsh.

Ish-kryeministri Sali Berisha po gjykohet për akuzën e “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, pasi dyshohet se, në kohën kur ishte në detyrë, ka ndërmarrë veprime ligjore dhe nënligjore që i kanë sjellë përfitime dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit.

Ndërkohë, Malltezi akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”. Sipas SPAK, ai ka përfituar në mënyrë të parregullt të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një projekt ndërtimi, përmes vendimeve të favorizuara të qeverisë të asaj kohe.

 

Marrë nga Shteg.org

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Hotel “Adriatik” në Durrës do të kthehet në një kazino
Artikulli tjetër Lamine Yamal përjashtohet nga kombëtarja spanjolle

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.