KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Hotel “Adriatik” në Durrës do të kthehet në një kazino
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Hotel “Adriatik” në Durrës do të kthehet në një kazino
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreOpinionSociale

Hotel “Adriatik” në Durrës do të kthehet në një kazino

Përditësimi i fundit: 11 Nëntor, 2025 12:05 pm
197 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Në janar të vitit 2022, Policia e Shtetit zhvilloi një operacion në qytetin e Durrësit, duke arrestuar disa persona dhe duke shpallur në kërkim disa të tjerë. Në pranga ranë disa shtetas turq, të cilët e kishin kthyer godinën historike të hotel “Adriatik” në Durrës, në një bazë bixhozi të pa licensuar.

Aksioni i policisë u shfry shumë shpejt, për shkak se kapot ndërhynë në institucionet e tjera ligjzbatuese, teksa zbutën fillimisht akuzat ndaj turqve dhe më pas u fokusuan që të hiqnin nga hetimi edhe pronarët e godinës, Besnik dhe Nevila Duda.

Çuditërisht, nuk pati asnjë akuzë ndaj tyre, teksa koha kaloi dhe pronarët e godinës së hotel “Adriatik” në Durrës filluan të lobonin që të zgjeronin aktivitetin. Tre vite pas atij aksioni policor, familja Duda ka arritur që të marrë një leje rindërtimi për të gjithë zonën.

Sipas dokumenteve që ka siguruar ekskluzivisht VoxNews, godina 68 vjeçare e hoteit do të shkatërrohet, për ti lënë vendin që ndërtese 12 katëshe. Por, çuditë në këtë vendin tonë s’kanë të sosur; përveç shkatërrimit të një historie, në ndërtesën e re do të ketë edhe një kazino!

Duket se pronarët, apo personat që qëndrojnë pas saj, paligjshmërinë e kanë kthyer në ligjshmëri, teksa me lobime dhe lidhje deri në kupolën qeveritare, kanë arritur që të fitojnë edhe licenca për të ushtruar aktivitetin e kazinove.

Ka dyshime të mëdha se të ardhurat nga bixhozi do të përdoren për të ndërtuar godinat e reja, të cilat do të jenë më luksoze dhe më të larta.

Me një të rënë të lapsit, krerët e shtetit kanë shkatërruar një histori të gjatë të egzistencës së saj. Hotel “Adriatik” në Durrës ka qenë një vend pushimi, i ndërtuar gjatë “binjakëzimit” të Shqipërisë më Rusinë. Në atë vend kanë qendruar shumë udhëheqës, madje edhe ata pak diplomatë që vizitonin vendin tonë.

Por, paratë dhe ruspat nuk pyesin për histori. Aq më tepër që në mes është edhe bixhozi, ku paratë nuk mungojnë dhe investohen kryesisht në turizëm dhe ndërtime. Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, disa ditë më parë Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka zbardhur lejen për “miratimin e lejes së zhvillimi për objektin ‘Adriatik Hotel & Residences’, strukturë hotelerie, shërbimesh dhe rezidenca, 1-12 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, me vendndodhje në rrugën “Pavarësia”, Bashkia Durrës.

Propozimi për lejen erdhi nga shoqëria “Duda”, me pronar Besnik dhe Nevila Duda. Në dokumente shkruhet se zona për të cilën propozohet ky projekt ndodhet në Durrës, përkatësisht në zonën kadastrale nr. 8518.

“Pozicioni i kompleksit është midis rrugës ‘Pavarësia’ dhe detit, në zonën e plazhit të qytetit të Durrësit dhe historikisht kanë pasur orientim drejt objekteve turistike. Më konkretisht, projekti propozon ri-zhvillimin e hotel ‘Adriatik’, për t’a transformuar atë në një strukturë me cilësi dhe shërbime bashkëkohore. Me origjinë që nga viti 1957, struktura ekzistuese plazhit iu nënshtrua një rinovimi të plotë në vitin 2000” thuhet në dokumente.

Sipas saj, sheshi i ndërtimit ka një sipërfaqe trualli 14.982 m². “Synimi i zhvilluesit DUDA shpk është ndërtimi i një kompleksi të ri turistik me dy ndërtesa kryesore, një ndërtesë me 3 kate lartësi mbi tokë, dhe një ndërtesë të vogël 1 kat në hyrje” vijon dokumenti.

Godina e vjetër do të shkatërrohet plotësisht për t’i hapur rrugën një ndërtesë 12 kate

Sipas KKTU-së, ndërtesa do të jetë ndërtesa e re e hotelit me 5 yje “Adriatik”, e konceptuar për të ndërthurur elementet historike të ndërtesës ekzistuese në katet e poshtme me një superstrukturë bashkëkohore në katet e sipërme, ndërsa ndërtesa e pozicionuar në brendësi të sheshit, në anën Jug-Lindore të kompleksit do të jetë ndërtesa e Rezidencave të Branduara.

“Të dy ndërtesat do të lidhen në mënyrë organike nga kati përdhe ku do të jenë shërbimet e gastronomisë, hapësirat e biznesit dhe kazinoja. Nën-tokë do të zhvillohen kryesisht hapësirat teknike, parkimi dhe SPA” vijon dokumenti.

KKTU shkruan se godina e vjetër do shkatërrohet dhe disa kate do ndërtohen me të njëjtën strukturë si e vjetra

Dokumenti i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit paradoksalisht citon se “Adriatik Hotel & Residences” nuk do të jetë një ndërhyrje që zhduk historinë, por një ringjallje e saj.

“Edhe pse godina ekzistuese e hotel ‘Adriatik’ do të prishet për shkak të amortizimit strukturor dhe mos-përputhjes me standardet bashkëkohore të projektimit të strukturave akomoduese, shpirti i saj arkitektonik do të rikthehet përmes kompleksit të ri që do të realizohet me teknologjitë bashkëkohore të ndërtimit” vijon KKTU-ja.

Sipas saj, projekti parashikon që katet e poshtme të ndërtesës 1-12 kate, të pozicionuar në brendësi të sheshit, buzë detit, në anën Jug-Perëndimore të kompleksit, të rikrijojnë stilin dhe elementet e identitetit të ndërtesës së vjetër – si, silueta, lartësia dhe numri i kateve, proporcioni i hapjeve dhe detajet arkitektonike karakteristike – duke ruajtur lidhjen me peizazhin historik lokal.

Projekti i ndërtesës së re do të ketë edhe një kazino gjigande të inkorporuar në godinën 12 katëshe

Kola kaloi dhe 3 vite pas aksionit të bujshëm, firma dhe pronarët e saj do të ndërtojnë edhe një kazino. Në fakt, rindërtimi do t’i përshtatet më shumë kazinosë, duke qenë se paratë që do të investohen kryesisht janë nga bixhozi.

Mësohet se kompleksi do të jetë një hotel me 5 yje me përvojën ekskluzive të rezidencave të branduara.

“Projekti synon të ofrojë një gamë të gjerë funksionesh dhe aktivitetesh – nga akomodimi cilësor, gastronomia e larmishme dhe hapësirat e biznesit, deri te kazinoja, pishinat dhe zonat e gjelbëruara – duke krijuar një qendër të plotë turizmi, argëtimi dhe relaksi në bregdetin e Durrësit” vijon dokumenti.

Sipas saj, do të ketë 150 dhoma, 110 rezidenca, 42 njësi dnërtesa A dhe 68 ndërtesa B. Do të ketë restorante, bare dhe skybar. Gjithsesi, kryesorja do të jenë sallat e biznesit dhe kazinoja me hyrje të dedikuar.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shpërdorim dhe keqmenaxhim në prokurimin e mbrojtjes në Ukrainë

Dibër/ Shteti nxjerr ‘pasuritë’ e krimit në ankand

100 ditë protestë kundër qeverisë Rama/ Si u ndërkombëtarizuar “Revolucioni i Flamingove”?

“Muzeu i Hebrenjve dhe Klubi Labëria në Vlorë”

Fitorja e AfD-së e trondit Merzin dhe “shqetëson” Evropën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kur vota humbet kuptimin, Shqipëria përballet me demokraci pa pjesëmarrës
Artikulli tjetër GJKKO rrëzon kërkesat për pavlefshmëri të akteve në dosjen “Partizani”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kosovë/ Fatmir Sheholli mohon fajësinë për spiunazh dhe shantazh
Aktuale Fokus Koment Kryesore Rajoni 7 Shtator, 2026
Sarajeva e tërheq stafin e ambasadës nga Serbia
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 7 Shtator, 2026
Kosovë/ Një person vret motrën dhe plagos nënën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale 7 Shtator, 2026
Protesta kundër emigracionit në Britani
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 7 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.