KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kur vota humbet kuptimin, Shqipëria përballet me demokraci pa pjesëmarrës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kur vota humbet kuptimin, Shqipëria përballet me demokraci pa pjesëmarrës
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeSociale

Kur vota humbet kuptimin, Shqipëria përballet me demokraci pa pjesëmarrës

Përditësimi i fundit: 11 Nëntor, 2025 12:03 pm
104 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Zgjedhjet e pjesshme për kryetarët e 5 bashkive që u mbajtën të dielën e 9 nëntorit, përfshinë Beratin, Vlorën, Cërrikun, Matin, Tepelenën dhe u përkthyen në një fitorje të thellë të partisë në pushtet.

Megjithatë në asnjë bashki nuk kaloi pjesëmarrja e votuesve më shumë se 40%, që e përngjajnë Shqipërinë me regjime autoritare, si Rusia apo Bjellorusia, që shquhen për pjesëmarrje të ulët.

Në Vlorë, pjesëmarrja ishte më e ulëta, me 11% të qytetarëve me të drejtë vote që shkuan në kutinë e votimit. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kandidatja e Partisë Socialiste fitoi me 78% të votave. Ndërsa në Berat, një tjetër bastion politik i socialistëve, vetëm 17% e qytetarëve votuan. Atje, kandidati i PS-së fitoi me 83% të votave. Më tej në Cërrik, ku pjesëmarrja ishte 23%, kandidati i PS-së fitoi me 66% të votave. Në Bashkinë Tepelenë, pjesëmarrja raportohet 31%, me kandidatin e PS-së që fitoi me 78%. Ndërkaq, në Bashkinë Mat, ku pjesëmarrja ishte më e larta nga të gjitha njësitë e vetëqeverisjes vendore – me 37% – kandidati i PS-së triumfoi me 67% të votave.

Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale në rënie

Ndërkaq pjesëmarrja në zgjedhjet lokale ka ardhur në rënie të vazhdueshme e drastike vitet e fundit. Në zgjedhjet lokale të vitit 2011, pjesëmarrja ishte 50%; Në vitin 2015 ajo ra në 48%. Në vitin 2019, pjesëmarrja ra në 23%, duke ditur që opozita nuk mori pjesë në zgjedhje. Me marrjen pjesë të opozitës në zgjedhjet e vitit 2023, pjesëmarrja qytetare u rrit në 38%, duke bërë hapa pas në pjesëmarrjen e zgjedhjeve të pjesshmë të së dielës, me 18.04%.

Këto shifra flasin për dy trende, së pari, për humbjen e besimit të publikut shqiptar te klasa politike dhe së dyti, për konsolidimin e pushtetit të Partisë Socialiste, si asnjë precedent i mëparshëm në demokracinë shqiptare. Gërryerja e demokracisë shqiptare vërehet edhe nga renditja, që Organizata “Freedom House” i bën demokracisë shqiptare, ku vendi ynë renditet si një “regjim në tranzicion” dhe në aspektin e lirive, si “pjesërisht e lirë”.

Nga ana tjetër opozita mbetet e fragmentarizuar, fenomen që u pa edhe në këto zgjedhje të pjesshme, ku me përjashtim të Bashkisë Cërrik, ku Eligert Hima kandidoi në siglën “Shqipëria Bëhet”, kandidatët e tjerë opozitarë ishin të gjithë të pavarur dhe nuk vinin nga sigla e ndonjë partie politike në opozitë. Kjo në vetvete flet për konsolidimin e pushtetit të partisë-shtet dhe mungesës së ndonjë shprese konkrete për fitore nga ana e partive opozitare.

Ndërkaq, Partia Socialiste ka konsoliduar pushtetin e saj në mënyrë të paprecedentë, duke ndikuar në gërryerjen e pjesëmarrjes qytetare zgjedhje pas zgjedhjeje. Ky fuqizim e ka pikënisjen me reformën territoriale të vitit 2014, ku u zhbënë minibashkitë e komunat, duke u transferuar tek bashkitë më të mëdha. Kjo taktikë elektorale i ndihmoi fuqishëm socialistët, duke qenë se minibashkitë dhe komunat e dominuara historikisht nga PD-ja i bashkoheshin bashkive më të mëdha të PS-së, ku raporti specifik i votave shkonte në favor të PS-së.

Kjo reformë u pasua nga greva e Lulzim Bashës në çadër dhe marrëveshja me Edi Ramën më 17 maj 2017, që në fakt solli dërrmimin e opozitës në zgjedhjet parlamentare të po atij viti. Në 2019-ën opozita shqiptare ndërmori aktin e paprecedentë të djegies së mandateve dhe bojkotimit të zgjedhjeve lokale me dy efekte kryesore: Gërryerjen e besimit të publikut te opozita parlamentare dhe rrjedhimisht te klasa politike, si edhe lënien e 61 bashkive nën tutelën politike të Partisë Socialiste, e cila i fitoi të gjitha në mungesë të opozitës.

Kontrolli i 61 bashkive nga ana e Partisë Socialiste çeli siparin e fitores së 25 prillit 2021, kur Edi Rama u konfirmua kryeministër për herë të tretë radhazi, duke thyer tabunë e rotacioneve politike pas 8 viteve pushteti të njëjtës parti. Bashkia në kontekstin shqiptar ka pushtet politik dhe ekonomik, të cilat Partia Socialiste i ka përdorur më së miri për t’i konvertuar në kapital politik alias vota.

Kjo u konfirmua edhe nga raporti i ODIHR, që foli për mungesën e vijës ndarëse midis administratës publike dhe partisë në pushtet. Kontrolli i 61 bashkive nga Partia Socialiste, i kombinuar me konfliktin për drejtimin ligjor të PD-së midis fraksioneve Berisha – Basha, bëri që opozita të dilte e ndarë dhe pa komisionerë në gjysmën e zonave zgjedhore, duke garantuar fitoren e 55, nga 61 bashkive nga Partia Socialiste në zgjedhjet e 14 majit 2023.

Zhgënjimi me opozitën e Partisë Demokratike arriti kulmin, aq sa në harkun kohor të një viti u themeluan edhe formacione të reja politike brenda së djathtës politike, si “Shqipëria Bëhet” dhe “Mundësia”, të cilat kontribuan në fragmentarizimin matematikor të votës opozitare, duke i dhënë Edi Ramës një mazhorancë prej 83 deputetësh më 11 maj 2025.

Formula për llogaritjen e pjesëmarrjes në zgjedhje

Rënia e besimit të qytetarit shqiptar te klasa politike shihet edhe nga sondazhet publike. Sipas një studimi të OKB-së në Shqipëri në vitin 2023, besimi i publikut shqiptar te klasa politike është rreth 25.5%, pra mjaft i ulët. Shkenca politike na thotë se kur publiku ka një mospëlqim të thellë për klasën politike, pjesëmarrja në zgjedhje është detyrimisht e ulët.

“Kjo lidhje shprehet edhe nga ekuacioni i Downs-it: V = pB − C + D, ku V-ja shpreh probabilitetin që një votues të dalë në votime, p-ja probabilitetin që vota ka vlerë në mendjen e votuesit, B-ja rëndësinë që ka vota në fitoren e një kandidati apo tjetri, C-ja koston që ka vota për një qytetar (kryesisht koha) dhe D-ja detyrën që qytetari ndjen për të votuar. Kur klasa politike nuk shihet si instrument ndryshimi nga qytetaria, variablat si “vlera e votës në mendjen e votuesit” (p) dhe “detyrimi që qytetari ndjen për të votuar” (D) bien, duke ulur edhe V-në, pra pjesëmarrjen e qytetarit në zgjedhje.”

Për demokratizimin e vendit dhe ringjalljen e pluralizmit politik, duket se ka nevojë për reformë zgjedhore që hap listat plotësisht, si dhe respektimin e të drejtës Kushtetuese për referendumet. Gjithashtu, në përputhje me rekomandimet e ODIHR, duhet forcuar liria e medias për t’u dhënë akses të barabartë të gjitha subjekteve politike, e cila nga ana e vet do të rriste mundësinë e përfaqësimit të partive më të vogla në parlament.

 

Marrë nga Amfora.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Qeveria hap rrugën për shitjen e 100 mijë hektarëve tokë bujqësore tek të huajt

Qeveria privatizon edhe pikën kufitare të Dhërmiut

Hapësirat civile në Ballkanin Perëndimor po tkurren

IKMT konfirmon “zhytjen” e dy pallateve në “Durrës Marina”

Si po monopolizohet tregu shqiptar nga Doganat

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë
Artikulli tjetër Hotel “Adriatik” në Durrës do të kthehet në një kazino

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqipëria e “digjitalizimit” nuk mbërrin dot tek qytetari!
Analize HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Maj, 2026
Si Vilma Nushi financoi kullën e babait të Ervin Matës?
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 14 Maj, 2026
Qeveria mbyll shkollën fetare në Gjirokastër
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 14 Maj, 2026
Izraeli drejt zgjedhjeve të reja
Aktuale Bota Politike 14 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.