KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: I arratisur nga burgu në Itali, gjendet i vdèkur shqiptari në Bolivi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > I arratisur nga burgu në Itali, gjendet i vdèkur shqiptari në Bolivi
AktualeFokus

I arratisur nga burgu në Itali, gjendet i vdèkur shqiptari në Bolivi

Përditësimi i fundit: 27 Tetor, 2024 7:11 pm
129 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Roland Dedja, një 40-vjecar nga Durrësi, i kërkuar pas arratisjes së bujshme në shtator të një viti më parë nga një burg në Itali, është gjetur i vdekur në Bolivi.

Lajmi konfirmohet nga mediat boliviane, sipas së cilave një person u gjet i vdekur në një banesë të marrë me qera bashkë me një shok në zonën veriore të lagjes Los Tusequis në Santa Cruz të Bolivisë. Pas vdekjes së papritur të këtij shtetasi, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka konstatuar se i huaji kishte humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak. Fillimisht policia ka sekuestruar një pasaportë italiane të viktimës. Më pas, hetimet e prokurores së specializuar për krimet kundër jetës, Rose María Barrientos, zbuluan se pasaporta italiane që mbante ishte false. Prokuroria dhe Policia kërkuan më shumë informacion nga ambasada italiane, ku u mësua se bëhet fjalë për një të kërkuar me kartelë të kuqe, i arratisur nga një burg në Romë.
Ai është identifikuar si Roland Dedja, 40 vjec nga Durrësi. Në 25 shtator 2023, ai u arratis nga burgu i Teramos në Abruzo, i ndihmuar nga një dron i jashtëm, i cili transportoi mjetet e nevojshme që u përdorën më pas nga 40-vjecari për të prerë kangjellat dhe për të zbritur me litar. Dedja në momentin e arratisjes, ishte në pritje te gjykimit për drogë dhe për grabitje pas arrestimit në Martinsicuro. Ai më parë ishte akuzuar edhe për vrasjen e shqiptarit Shpëtim Cupa në Brescia, Itali. Në shkallë të parë ai kishte marrë pafajësi, por cështja më pas u apelua dhe nuk ka informacion për vendimin e mëtejshëm.

Kjo nuk është arratisja e parë që 40-vjeçari ka kryer, pasi edhe në vitin 2010 është arratisur nga burgu i Pisas, së bashku me një tjetër shqiptar. Atëherë ai ndodhej në burg për vrasjen e 44-vjevarit Shpëtim Cupa në 23 shkurt 2010 dhe një tentativë vrasje. Dedja mësohet se ka jetuar më parë në Spanjë, Francë, ndërsa ka pasur në përdorim edhe një pasaportë çeke false nën emrin Kamill Hladky.

Sipas autoriteteve boliviane, Roland Dedja ka hyrë në Bolivi në nëntor 2023 përmes Desaguadero. Ai mori me qera një shtëpi në zonën veriore të Los Tusequis dhe dihet se, në momentin e vdekjes së tij, ai jetonte me një mik bolivian që po ndiqej penalisht për mashtrime të shumta. Sipas hetimeve të Prokurorisë dhe Policisë, shoqëruesi i tij është zhdukur që nga dita e vdekjes së Dedjas. Rasti është raportuar në Interpol, por ende janë duke u kryer disa hetime.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush, si u dënua për krime lufte në Kosovë?

Gjeneva miraton rezolutën: “Shqipëria nuk është në shitje”

Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë aktgjykimin, janë bërë gabime ligjore dhe faktike

Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve, shqetësim për mos zbatimin e vendimit të ,Kushtetuese për pagat e magjistratëve

Vera 2026/ Mes premtimeve për siguri dhe 19 viktimave

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm DW: Kush do të jetë i “zgjedhuri” i Trump në Europë, nëse fiton zgjedhjet
Artikulli tjetër Kush qëndron pas sulmit kibernetik ndaj Trump dhe Vance?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kontratë 8 milionë euro për transformimin e bregdetit të Durrësit
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
59% e popullsisë kishte akses në rrjetin e kanalizimeve në vitin 2025
Analize Kryesore Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
ARRSH vijon të “qerasë” me tendera biznesmenët në dosjen Balluku
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar, në një gjykatë të tillë
Koment Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 18 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.