KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: KLSH: Albpetrol nuk zbaton rekomandimet, mbi 14.4 milion dollarë të ardhura të munguara
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > KLSH: Albpetrol nuk zbaton rekomandimet, mbi 14.4 milion dollarë të ardhura të munguara
AnalizeFinanceFokusKryesoreOpinionZhvillim

KLSH: Albpetrol nuk zbaton rekomandimet, mbi 14.4 milion dollarë të ardhura të munguara

Përditësimi i fundit: 20 Janar, 2026 11:50 am
445 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në kuadër të verifikimit të zbatimit të rekomandimeve të dhëna nga auditimet e mëparshme të vitit 2023, ka audituar 10 subjekte publike, duke konstatuar një nivel shumë të lartë formal të pranimit të rekomandimeve (98%), por një nivel dukshëm më të ulët të zbatimit real të tyre.

Nga 465 masa të pranuara, vetëm 36% janë zbatuar plotësisht, ndërsa 24% rezultojnë ende të pazbatuara, me peshë të konsiderueshme financiare, veçanërisht te masat që lidhen me të ardhura të munguara, shpërblim dëmi dhe përgjegjësi disiplinore. Kjo situatë tregon problematika serioze në ndjekjen efektive të rekomandimeve dhe në përgjegjshmërinë menaxheriale të subjekteve të audituara.

Mospagesa të energjisë dhe kamatëvonesa të pambledhura: rrezik financiar milionash për Albpetrol

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga KLSH, Albpetrol sh.a. evidentohet si një nga subjektet problematike për shkak të moszbatimit të rekomandimeve me impakt të drejtpërdrejtë financiar. KLSH konstaton se shoqëria nuk ka ndërmarrë veprime ligjore për arkëtimin e rreth 1.2 miliardë lekëve nga shoqëria BPA LTD, shumë e krijuar nga mospagesa e konsumit të energjisë elektrike dhe kamatëvonesat përkatëse, detyrim që Albpetrol e paguan për llogari të “FSHU” sh.a.

Përmbledhje e situatës

Gjatë periudhës 2021–2022, kompania B…M nuk ka kryer pagesat për energjinë elektrike, duke sjellë maturimin e penaliteteve dhe kamatëvonesave në favor të Albpetrol sh.a Patos. Në vitin 2022, Albpetrol ka ndërmarrë veprime administrative dhe ligjore, duke siguruar vendime gjykate si tituj ekzekutivë për faturat e papaguara, si dhe një titull ekzekutiv për faturën e penaliteteve.

Kamatëvonesat janë llogaritur nga Albpetrol sipas Ligjit nr. 48/2014, por kjo llogaritje rezulton më e ulët krahasuar me kamatëvonesat e aplikuara nga OSHEE sh.a. për faturat e papaguara të Albpetrol, duke sjellë dëm ekonomik për shoqërinë.

Nga dokumentacioni i audituar rezulton se Albpetrol sh.a ka kërkuar kamatëvonesa nga B…M në vlerën 175,458,324 lekë, ndërkohë që detyrimi i Albpetrol ndaj FSHU sh.a për kamatëvonesa, sipas kontratave përkatëse, arrin në 1,356,345,939 lekë, duke evidentuar një pabarazi të theksuar në trajtimin e kamatëvonesave dhe një ekspozim financiar të konsiderueshëm për shoqërinë.

Detyrime të akumuluara në naftë bruto dhe të ardhura të munguara për Albpetrol

Po kështu, KLSH vëren se mbetet i pazbatuar rekomandimi lidhur me tërheqjen e një sasie nafte bruto që buron nga Marrëveshja Hidrokarbure.

Historiku

Sipas gjetjeve të auditimit, kontraktori “B…..” kishte detyrime ndaj Albpetrol në naftë bruto për llogari të P….., në zbatim të Marrëveshjes Hidrokarbure. Për vitin 2021, nga të dhënat e vëna në dispozicion konstatohet se detyrimi i shoqërisë “B…..” ndaj Albpetrol sh.a Patos në naftë bruto, për llogari të P….., është 24,939.596 ton naftë bruto. Gjatë këtij viti, Albpetrol sh.a Patos ka tërhequr për llogari të P….. vetëm 21,100.41 ton naftë bruto, çka do të thotë se janë tërhequr rreth 3,839.186 ton naftë bruto më pak nga detyrimi për vitin 2021.

Në vijim të këtij historiku, shoqëria “B…..”, ka dërguar llogaritjen e Faktorit R në fund të tremujorit të katërt të vitit 2021, ku sipas përllogaritjeve të dorëzuara, Faktori R për zonën “Main/Kryesore” rezulton më i madh se 1 (një) në fund të këtij tremujori. Për rrjedhojë, në përputhje me Marrëveshjen Hidrokarbure “Për Zhvillimin dhe Prodhimin e Hidrokarbureve në vendburimin Patos-Marinëz”, e amenduar, duke nisur nga tremujori i katërt i vitit 2021, Pjesa e Prodhimit të Albpetrol (PPA) duhet të llogaritej jo më në nivelin 1%, por në 3% të naftës së disponueshme.

Problematika është thelluar më tej gjatë vitit 2022. Nga të dhënat e audituara rezulton se për këtë vit detyrimi i shoqërisë “B…..” ndaj Albpetrol sh.a Patos në naftë bruto, për llogari të P….., është 29,884.163 ton naftë bruto. Ndërkohë, Albpetrol ka tërhequr vetëm 14,407.612 ton naftë bruto, duke krijuar një diferencë prej rreth 15,476.551 ton naftë bruto më pak nga detyrimi për vitin 2022.

Në total, për periudhën nga data efektive e marrëveshjes deri më 31/12/2022, detyrimi i shoqërisë “B…..” ndaj Albpetrol sh.a Patos në naftë bruto, për llogari të Prodhimit Para-Ekzistues (PPE) dhe Pjesës së Albpetrol (PPA), arrin në 78,915.002 ton naftë bruto, me një vlerë prej 39,247,000 USD. Sipas KLSH, këto veprime kanë sjellë ulje të të ardhurave të Albpetrol, pasi sasia e naftës bruto nuk është tërhequr për shkak të pamundësive të depozitimit.

Ndër rekomandimet e pazbatuara përfshihet marrja e masës nga administratori i shoqërisë Albpetrol sh.a Patos për tërheqjen e sasisë 29,103.96 ton naftë bruto, për llogari të Prodhimit Para-Ekzistues (PPE) dhe të Pjesës së Albpetrol (PPA) e krijuar nga data efektive deri më 31.12.2022, duke vendosur si prioritetet që gjatë planifikimit të shitjes së naftës bruto me procedurat e ankandit të përcaktojë sasi të mëdha nafte të përfituar nga marrëveshja hidrokarbure. Vlera e sasisë 29,103.96 ton me çmimet e shitjes së periudhës 31.12.2022 është 14,476,000 USD dhe përbën të ardhura të munguara për shoqërinë.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Çeki, punonjësi plagos kryetarin e bashkisë dhe 5 të tjerë, vret dhe veten
Artikulli tjetër 3.1 milion € për GOVNET-in e Ramës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.