KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 3.1 milion € për GOVNET-in e Ramës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > 3.1 milion € për GOVNET-in e Ramës
AktualeAnalizeKorrupsionKryesoreOpinionPolitike

3.1 milion € për GOVNET-in e Ramës

Përditësimi i fundit: 20 Janar, 2026 11:53 am
298 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Në mes të hetimeve të SPAK ndaj Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe skandalit të tenderëve të dyshuar të manipuluar, një tjetër kontratë me vlerë milionëshe i është dhënë kompanive të lidhura me Durana Tech Park.

Bëhet fjalë për tenderin mbi 3.1 milionë euro për mirëmbajtjen e rrjetit qeveritar GOVNET, një nga sistemet më të rëndësishme të komunikimit institucional në vend.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka shpallur fituesin e procedurës së prokurimit për mirëmbajtjen e infrastrukturës së rrjetit qeveritar GOVNET, me një vlerë 3.1 mln euro pa TVSH.

Siç mëson Skyweb.al pas konsultimit të dokumentationit zyrtar, kontrata i është dhënë shoqërisë INFOSOFT SYSTEMS SHPK, e lidhur drejtpërdrejt me Tirana Tech Park, një tjetër mega skandal krahas atij të AKSHI.

Shpallja e këtij tenderi zhvillohet në një periudhë kur AKSHI ndodhet në qendër të një hetimi penal nga SPAK, pas zbërthimit të një skeme të dyshuar të fryrjes së kostove dhe paracaktimit të fituesve në disa procedura prokurimi.

Nga ky hetim janë shpallur në kërkim Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi, ndërsa është arrestuar ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karcanaj.

Sipas të dhënave të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kompania Infosoft Systems SHPK ka qenë historikisht në pronësi të Grigor Jotit, ndërsa gjatë vitit 2025 struktura e aksioneve ka ndryshuar dhe përmes disa operacioneve të çuditshme, ka kaluar në kontrollin e Armand Shares dhe Bledar Dhimës, të njohur ndryshe edhe si “çunat” e Jotit.

Aktualisht, Armand Shara zotëron aksione direkte në kompani, ndërsa pjesa tjetër kontrollohet përmes shoqërisë Tagg Engineering, duke e vendosur kontrollin faktik të Infosoft Systems SHPK te Shara dhe Dhima.

Të dhënat e prokurimeve publike tregojnë se Armand Shara rezulton përfitues i një vlere të konsiderueshme fondesh publike, kryesisht nga tenderët e AKSHI-t, përmes një rrjeti kompanish ku përfshihen Tag Engineering, ikubINFO, ikubINFO International, Infosoft Business Solutions dhe iNEXT, në disa raste në ortakëri edhe me Bledar Dhimën.

Siç konstaton Skyweb.al, në listën e subjekteve të regjistruara në Durana Tech Park rezulton edhe kompania iNEXT shpk e regjistruar pikërisht nga Armand Shara dhe Bledar Dhima.

Durana Tech Park është përfshirë në hetimet e SPAK si një strukturë që dyshohet se është përdorur për skema shmangieje tatimore, të planifikuara të hynin në funksion nga janari 2026, por që janë ndërprerë pas nisjes së hetimeve penale.

Në këtë mënyrë, tenderi prej mbi 3.1 milionë euro për mirëmbajtjen e rrjetit qeveritar GOVNET përfundon te një kompani që rezulton e lidhur me subjekte dhe individë që janë pjesë e hetimeve aktive të SPAK mbi skandalin e tenderëve të AKSHI-t dhe Durana Tech Park.

 

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm KLSH: Albpetrol nuk zbaton rekomandimet, mbi 14.4 milion dollarë të ardhura të munguara
Artikulli tjetër Ftesa nga Uashingtoni dhe propaganda në Tiranë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.