KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Korporata ndryshon kriteret për Kullën 40 kate të Kadastrës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Korporata ndryshon kriteret për Kullën 40 kate të Kadastrës
AktualeAnalizeFokusKryesoreOpinion

Korporata ndryshon kriteret për Kullën 40 kate të Kadastrës

Përditësimi i fundit: 5 Shkurt, 2026 11:48 am
215 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Pas një serie dështimesh të njëpasnjëshme, plot pesë herë, thirrjet për zhvillimin e Kullës së Kadastres (Lift Tower) kanë hyrë në një fazë të re: për herë të parë, Korporata e Investimeve Shqiptare ka ndryshuar kriteret bazë të garës, duke ulur pjesën e saj takuese në sipërfaqen e ndërtimit nga 45% në 40%. Lëvizja vjen në përpjekje për ta bërë projektin më “tërheqës” për privatët, pas disa rihapjeve pa sukses.

Ekofin.al raportoi të hënën për rihapjen për herë të gjashtë të thirrjes për kullën 40-katëshe që parashikohet të ndërtohet në rrugën “Muhamet Gjollesha”, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit. Por një analizë e hollësishme e dokumenteve të konkurrimit tregon se ndryshimi i kritereve shkon përtej një rregullimi teknik: ai përkthehet në lëshim konkret të interesit publik në favor të zhvilluesit privat.

Çfarë ka ndryshuar në thelb

Në dokumentet e mëparshme, të konsultuara nga Ekofin.al, kriteri bazë i vlerësimit ishte 45% e sipërfaqes për Korporatën, mbi të cilin konkurronin ofertat. Në thirrjen e re, pragu minimal zbret në 40%, ndërsa fituese shpallet oferta që ofron përqindjen më të lartë mbi këtë bazë. Praktikisht, Korporata pranon 5% më pak sipërfaqe ndërtimi në një objekt me volum të konsiderueshëm – një kulle 40 kate – vetëm që gara të mos dështojë sërish.

Ky është një precedent i ri për thirrje të kësaj natyre. Në terma ekonomikë, 5% e një zhvillimi të tillë përkthehet në dhjetëra mijëra metra katrorë potencialisht të humbur për interesin publik, veçanërisht kur bëhet fjalë për një zonë urbane me vlerë të lartë.

Një favor për privatët, një kosto për publikun

Argumenti i “joshjes së investitorëve” mund të duket pragmatik në afat të shkurtër, por në thelb ai transferon vlerë nga publiku te privati. Në një projekt si Kulla e Kadastrës, që synon të strehojë funksione publike dhe të shërbejë si referencë urbane, ulja e përqindjes publike ngre pikëpyetje serioze mbi balancën mes interesit shtetëror dhe atij privat.

Nëse një garë shpëtohet duke ulur standardin publik, rreziku është i qartë: precedenti. Nesër, çdo projekt i vështirë mund të “zgjidhet” me të njëjtën formulë, duke gërryer gradualisht interesin publik në zhvillimet strategjike urbane.

Çfarë sinjalizon kjo për tregun

Për tregun, sinjali është i dyfishtë: nga njëra anë, Korporata tregon fleksibilitet për të mbyllur një proces të stërzgjatur; nga ana tjetër, pranon publikisht se kriteret e mëparshme nuk funksionuan. Pyetja që mbetet është nëse ulja nga 45% në 40% do të mjaftojë për të sjellë ofertat dhe për ta mbyllur këtë herë procesin apo do të shohim sërish një raund tjetër rihapjeje  me lëshime të tjera.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gazeta italiane: Pse nuk reagon qeveria e Melonit për “Revolucionin e flamingove”?

Dështon atentati në Elbasan/ Tentoi të vriste Mir Bitocin por i ngec arma, arrestohet

Greqi/ Pse sulmet ndaj turistëve izraelitë, detyrojnë Athinën të reagojë?

Media britanike: Pse flamingot po thërrasin “Rama n’burg, Berisha n’burg”

Arsyet “logjistike dhe operacionale” çuan mbetjet e rrezikshme në Shënavlash

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pas Sarandës, Agim Xhindoli do të ndërtojë tjetër central diellor 70 mega në Savër të Lushnjes
Artikulli tjetër Prokuroria e Tiranës nis hetim ndaj postave private

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Musine Kokalari, nga rezistenca ndaj tiranisë te Revolucioni i Flamingove
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 15 Gusht, 2026
Skema e turqve për zhvatjen e kromit/ Albchrome humbi 15 milionë euro në vitin 2025
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 15 Gusht, 2026
Leku i fortë, xhepi i hollë
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 15 Gusht, 2026
Evropa në alarm të kuq nga zjarret, evakuohen turistët në Kroaci dhe Greqi
Aktuale Analize Fokus Rajoni Sociale 15 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.