Katër punonjës të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore në Shkodër, janë arrestuar këtë mërkurë.
Arrestimi i tyre lidhet me masakrën e Dobraçit, ku mbetën 4 viktima. Dyshohet se punonjësit kanë shpërdoruar detyrën, në lidhje me këtë rast.
Dyshimet kryesore të hetuesve janë për praninë e Ibrahim Licit I shpallur në kërkim ndërkombëtar. Nga atentati, 23 vjeçari Hamza Lici I cili ishte në drejtimin e makinës tip Benz, humbi kontrollin dhe përplasi çiftin e bashkëshortëve Basha.
Një makinë tip Range Rover u gjet në fshatin Grudë e re të Shkodrës pak minuta pas ngjarjes. Brenda saj u gjetën dy automatikë të cilët dyshohet se janë përdorur në atentat.
Nga ana tjetër në makinën me të cilën po udhëtonin viktimat Lici dhe Bushati u gjetën tre pistoleta. Deri më tani policia ka përcaktuar dhe ka arritur të zbulojë se makina tip Range Rover e përdorur në atentat është vjedhur në Durrës disa kohë më parë.
Atentati risolli edhe njëherë në vëmendje konfliktin e ashpër shumëvjeçar mes fiseve Bajri dhe Lici.
Marrë na Abcnews.al