KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Milionat e fituara prej Forex dhe bursave false nga Shqipëria, në parajsat fiskale
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Milionat e fituara prej Forex dhe bursave false nga Shqipëria, në parajsat fiskale
AktualeAnalizeFinanceFokus

Milionat e fituara prej Forex dhe bursave false nga Shqipëria, në parajsat fiskale

Përditësimi i fundit: 22 Prill, 2025 11:09 am
161 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Një kompani e regjistruar në Shqipëri në fillim të vitit 2023, me pronësi të plotë nga një shtetas shqiptar dhe që deklaron si aktivitet “shërbime marketingu dhe komunikacioni online”, është vënë në qendër të një hetimi për dyshime mbi pastrim parash.

Përmbajtja
Transferta të mëdha me origjinë të paqartëProfile të pazakonta dhe lidhje të dyshimtaTransferta nga kompani të dyshimta në EvropëSkema ndërkombëtare e transferimeveSubjekte të tjera të përfshira

Raporti vjetor i Autoritetit të Inteligjencës Financiare (AIF) për vitin 2024 jep detaje të një skeme të dyshuar që përfshin qarkullim të konsiderueshëm fondesh nga jashtë dhe përdorim të mjeteve financiare për qëllime që nuk përputhen me natyrën e deklaruar të aktivitetit të kompanisë.

Transferta të mëdha me origjinë të paqartë

Gjatë një periudhe njëvjeçare, në llogaritë bankare të shoqërisë janë transferuar rreth 400 mijë euro nga një shtet evropian, të gjitha me përshkrimin “likuidim fature”. Këto fonde janë përdorur kryesisht për pagesa pagash, shpenzime operative si qira, shërbime kontabiliteti dhe të tjera, por nuk janë konstatuar pagesa që lidhen drejtpërdrejt me shërbimet e marketingut apo komunikacionit online.

Profile të pazakonta dhe lidhje të dyshimta

Hetimi i mëtejshëm ka ngritur pikëpyetje për profesionalizmin dhe përputhshmërinë e personave të përfshirë në aktivitetin e kompanisë:

  • Administratori i shoqërisë, shtetasi A, nuk ka përvojë profesionale të mëparshme në fushën e marketingut apo IT-së.

  • Pjesa më e madhe e punonjësve rezultojnë se kanë punuar më parë në “Call Center” dhe “Forex”, aktivitete të cilat në Shqipëri janë shpesh të përfshira në hetime për mashtrime financiare.

  • Një prej punonjësve është identifikuar përmes burimeve të hapura si i përfshirë në aktivitet kriminal.

Transferta nga kompani të dyshimta në Evropë

Subjektet që kanë dërguar fondet:

  • Janë regjistruar kohët e fundit në të njëjtën zonë gjeografike të një shteti evropian.

  • Kanë fusha të deklaruara veprimtarie të ndryshme si tregti, hotel dhe restorant, jo të lidhura me marketing apo shërbime digjitale.

  • Kanë kryer transfertat përmes e-banking, ndërkohë që mungon informacioni i detajuar për natyrën dhe qëllimin e këtyre pagesave.

Autoriteti shqiptar është komunikuar me Njësinë e Inteligjencës Financiare të huaj, e cila ka konfirmuar se për kompanitë dërguese ka raportime për veprimtari të dyshimtë financiare, për shkak të qarkullimit të lartë të fondeve nëpër disa shtete.

Skema ndërkombëtare e transferimeve

Transfertat janë identifikuar se vijnë nga vende si: Spanja, Franca, Lituania, Luksemburgu, Polonia, Qipro, dhe më pas shpërndahen në vende të ndryshme si: Emiratet e Bashkuara Arabe, Shqipëria, Belgjika, Zvicra, Danimarka, Mbretëria e Bashkuar, Izraeli, Sllovakia.

Subjekte të tjera të përfshira

Nga analizimi i mëtejshëm janë evidentuar edhe kompani të tjera me karakteristika të ngjashme:

  • Regjistrime të reja në fushën e IT dhe marketingut;

  • Administratorë të rinj në moshë;

  • Subjekte të tjera të regjistruara nga familjarë të tyre.

Bazuar në këtë informacion dhe në dyshimet për një skemë të pastrimit të parave, AIF ka referuar rastin për hetim të mëtejshëm pranë organeve të zbatimit të ligjit. Dyshohet se kompanitë me aktivitet të paqartë përdoren për të futur fonde nga jashtë dhe për t’i kanalizuar ato në mënyrë të strukturuar në vende të tjera, duke maskuar origjinën e tyre reale.

Hetimet pritet të zbardhin nëse kjo është pjesë e një rrjeti më të gjerë ndërkombëtar të pastrimit të parave dhe mashtrimeve financiare që operon përmes fasadës së aktiviteteve të marketingut dhe teknologjisë.

Marrë nga SkyWeb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Doganat kallëzuan 33 biznese, në prokurori, për kontrabandë
Artikulli tjetër Si po i zhvat Wizz Air shqiptarët?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.