KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Nën akuzë nga SPAK-u”, vëllai i Ministrit të Jashtëm fiton tender me ofertën më të lartë, nga KQZ
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > “Nën akuzë nga SPAK-u”, vëllai i Ministrit të Jashtëm fiton tender me ofertën më të lartë, nga KQZ
AktualeAnalizeFinanceFokusKryesoreOpinion

“Nën akuzë nga SPAK-u”, vëllai i Ministrit të Jashtëm fiton tender me ofertën më të lartë, nga KQZ

Përditësimi i fundit: 14 Prill, 2026 11:09 am
31 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Njëri vëlla nën akuzë zyrtare nga Prokuroria e Posaçme, për disa vepra të rënda penale, ndër të tjera pjesëmarrje në grup kriminal, teksa vëllai tjetër drejton një nga dikasteret më të rëndësishëm të shtetit shqiptar, atë të kryediplomatit, i cili ka marrëdhënie direkte me shtetet më të rëndësishme të botës.

Bëhet fjalë për Ferit dhe Gëzim Hoxhën, i pari ministër dhe i dyti biznesmen, teksa kohët e fundit emrat e të dyve janë lakuar për pushtet dhe për para’ publike, ku Feriti ka ngritur shkallët e karrierës dhe Gëzimi pavarësisht në hetimi nga SPAK-u po fiton miliona euro tendera pubikë.

Duket se, klanet që qendrojnë pas mazhorancës aktuale kanë sjellë që vellezërit të lulëzojnë, njëri me poste të rëndësishme, nga ambasador në ministër e tjetri, megjithëse hetohet për disa vepra penale, të fitojë lehtësisht tendera nga shumë institucione.

Ironia e fatit qendron te fakti se kompania private e Gëzimit, FIRST, fiton me lehtësi një procecure nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pavarësisht se nuk kishte ofertën më të ulët.
Vox News ka hulumtuar një nga tenderët e Komisionit Qendror të Zgjedheve, me objekt “auditim dhe mirëmbajtje për sistemin e menaxhimit të sigurisë së informacionit (ISMS) në KQZ”. Fitues ka dalë firma “FIRST”, në pronësi të Gëzim Hoxhës.

Kjo kompani ka ofruar 12.2 milionë lekë të rinj, teksa në garë ka qenë edhe një firmë tjetër e quajtur “Idealdevs Corporation”, e cila k ofruar rreth 10 milionë lekë. Por, ashtu siç ndodh rëndom në të gjitha procedurat që dyshohen se paracaktohen, edhe në këtë rast, oferta e firmës që ofroi më pak u skualifikua me pretekstin se “s’ka punë të ngjashme”.

Një skemë që përdoret rëndom pothuajse në të gjitha tenderët e majmë, ata të cilat dihet se kush është fituese edhe para se të shpallen, ose që dokumentet standarte nuk bëhen nga institucioni prokurues por nga vetë firmat që marrin pjesë, ose ajo që do t’a fitojë.

Fituesi në këtë rast është një firmë e cila është mjaft afër mazhorancës, qoftë me të afërmit, ku Feriti mban një post të rëndësishëm, ashtu edhe me klanet, pasi personat që ndodhen në dosjen e SPAK-ut bashkë me Gëzimin gëzojnë reputacion dhe i kanë “dyert e hapura”.

Ndërkohë, skandali thellohet më tej për shkak se i njëjti pronar, Gëzim Hoxha, është i implikuar në një tender tjetër të KQZ-së, me objekt “mirëmbajtja e moduleve ekzistuese të KQZ-së”, me fond limit rreth 43 milionë lekë.

Mësohet se në garë kanë qenë disa firma, ku oferta më e ulët ka qenë ajo e “Evolve” me 33 milionë lekë, ndërkohë që oferta ka pasur edhe BOE “Intelisoft” & “Wow digital” me 40 milionë lekë. Mësohet se pronar i Intelisoft është pikërisht Gëzim Hoxha, i cili pavarësisht se ka pasur ofertën më të lartë, është shpallur fitues nga KQZ-ja. Më pas, procedura ka shkuar në KPP dhe aktualisht është në fazën e verifikimit të dokumentacionit.

Disa javë më parë, Vox News denoncoi se, në një kohë që Ferit Hoxha ishte i emëruar Ambasador në BE, në muajin korrik të vitit 2024, vëllai i tij, Gëzim Hoxha, vijonte të fitonte dhe të merrte tendera sekretë nga qeveria, një prej të cilëve në vlerën e plot 60 milionë eurove. Në dosjen e SPAK-ut, të hulumtuar nga Vox News, detajohet se janë bërë kreditime nga firma “First” te kompanitë e Beqirit në shuma që shkojnë deri në 1.2 milionë euro.

Faktet janë evidente, tashmë të zbardhura plotësisht nga Prokuroria e Posaçme, por që deri më tani janë lënë në ajër, për shkak se po këta individë janë shfaqeur edhe te parku fiktiv DURANA në Xhafzotaj, të Durrësit. Emri i “First” dhe Gëzim Hoxhës cilësohet nga SPAK-u si një nga më aktivët. “Faturimet e kryera nga ‘EA Solution’ sh.p.k. në drejtim të tre subjekteve të tjera janë fiktive dhe me qëllim përfitimin e parave që rrjedhin nga procedurat e prokurimeve të paracaktuara nga grupi kriminal” thuhet në dosje.

Në dosjen e AKSHI-t detajohet edhe dëshmia e vetë biznesmenit Gëzim Hoxha, i cili ka deklaruar se firmën e ka prej vitit 2008, ndërkohë që është fokusuar te siguria kibernetike. Në dëshmi ai ka pranuar indirekt se ka paguar një shumë prej rreth 600 mijë eurosh si ryshfet, ndërkohë ka bërë edhe fatura të tjera.

Dëshmia e tij kryesore ka qenë për një super tender sekret, i cili nuk dihet ende sot e kësaj dite se çfarë është bërë. “Kemi patur dhe një bashkëpunim tjetër, për shkak se vitin e kaluar, ndoshta në muajin tetor të vitit 2024, ne kemi fituar një procedurë tjetër prokurimi me AKSHI-n, me një vlerë të lartë prej rreth 60 milionë euro.”, ka pohuar Hoxha.

Në dosje citohet se, Mirlinda Karçanaj, ish- drejtoresha e AKSHI-t, ka vendosur kritere të paligjshme te procedurat e prokurimit që favorizonin dhe u krijonin privilegje të padrejta për disa operatorë ekonomikë, ndër të cilët edhe “First”.

“Gëzim Hoxha ka rol aktiv në pjesëmarrjen dhe përfitimin e paligjshëm të procedurave të prokurimit, të cilat diktohen nga shtetasit e sipërpërmendur. Ai ka kredituar shuma të konsiderueshme’” thuhet në dosje.

Ndaj Hoxhës është caktuar masa e sigurisë ndalimi i daljes jashtë shtetit, teksa ai hetohet për pastrim parash të kryer në kuadër të organizatës kriminale. Ai është urdhëruar nga Gjykata e Posaçme që të mos largohet nga territori i Shqipërisë.

Të dhënat e analizuara nga redaksia e VoxNews flasin se Gëzim Hoxha ka ngritur një skemë për pastrimin e parave që merrte nga tenderët, duke i xhiruar në kompani të tjera me të njëjtën fushë, apo së fundmi edhe në kompanitë virtuale të DURANA-s.

Fijet mes Gëzim Hoxhës dhe Ermal Beqirit, krahas pjesëmarrjes në grupin kriminal të AKSHI-t lidhen te DURANA.

S’kishte si të mungonte as Gëzimi, i cili me njohjet apo bashkëpunimet që kishte bërë, hapi kompaninë “CyberMind Labs”. Ai e regjistroi në QKB në muajin nëntor të vitit 2025. Adresa e kompanisë, sipas dokumenteve, është në “Shijak, Durana Tech Park, rruga Ahmet Zogu, Njësia Administrative Xhafzotaj”.

Në të njëjtën kohë, nëntor 2025, Gëzim Hoxha hapi një tjetër kompani guaskë apo fiktive me adresë në Xhafzotaj, duke e quajtur “Box Artificial Logic”. Një skemë e mirëfilltë për të pastruar paratë e marra nga tenderat sekretë, ku ende sot e kësaj dite nuk dihen me saktësi se sa para ka marrë në total Gëzim Hoxha, apo njerëzit që fshihen pas tij.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Në mbrojtje të Perëndimit

“KODI I KUQ” – E majta do shfrytëzojë frikën nga humbja e vendeve të punës prej inteligjencës artificiale

Kush është njeriu që po e kthen Donald Trump-in në një makineri globale marrëveshjesh

Mungesa e punonjësve në turizëm dhe shërbime, Shqipëria kërkon 20 mijë të huaj

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria lehtëson procedurat për të huajt

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqiptarët e Greqisë “prishin” festën e Ramës me Samitin e Diasporës
Artikulli tjetër 33 tendera me shkelje në Spitalin Psikiatrik të Vlorës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Problemet me tenderët, APP u “tërheq veshin” institucioneve
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Rrjeta kap vetëm “peshqit e vegjël”
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Vizita e Ramës në Romë dhe sinjalet e Brukselit për integrimin e Shqipërisë
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 17 Prill, 2026
Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI
Bota HI-Tech Opinion Sociale Zhvillim 17 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.