KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqiptarët e Greqisë “prishin” festën e Ramës me Samitin e Diasporës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Shqiptarët e Greqisë “prishin” festën e Ramës me Samitin e Diasporës
AktualeAnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Shqiptarët e Greqisë “prishin” festën e Ramës me Samitin e Diasporës

Përditësimi i fundit: 14 Prill, 2026 11:05 am
32 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Ndërsa kryeministri Edi Rama po mban në Tiranë, Samitin e IV-të të Diasporës me nota festive, një zë i fortë kundërshtues vjen nga Greqia. Komuniteti Shqiptar i Selanikut (KSHS), përmes një njoftimi zyrtar, ka deklaruar mospjesëmarrjen, duke e cilësuar aktivitetin si një fasadë që injoron hallet reale.

Sipas drejtuesve të këtij komuniteti, koha e ceremonive ka perënduar, pasi nevoja për veprime konkrete është emergjente. Ata godasin drejtpërdrejt mungesën e substancës në organizimet e qeverisë shqiptare, duke deklaruar:

“Ne mendojmë se Diaspora shqiptare nuk ka më shumë nevojë për samite ceremoniale, se sa për përfaqësim të vërtetë, për dëgjim dhe për zgjidhje reale të problemeve të saj.”

Kjo kërkesë për seriozitet buron nga vështirësitë e përditshme që hasin emigrantët, të cilat, sipas letrës, mbeten jashtë vëmendjes së fjalimeve të bukura në Tiranë. Për të ilustruar këtë shkëputje, KSHS liston konkretisht pengesat që hasin:

“Shqiptarët në Greqi, si edhe në shumë vende të tjera përballen çdo ditë me sfida të mëdha: dokumentacioni, punësimi, integrimi social, të drejtat, pensionet, arsimi i fëmijëve.”

Pikërisht ky hendek mes premtimeve dhe realitetit e shtyn komunitetin të refuzojë pjesëmarrjen, duke insistuar se zgjidhjet nuk vijnë nga ekrani, por nga puna në terren. Ata theksojnë prerazi se:

“Këto nuk zgjidhen me fjalime dhe foto zyrtare, por me politika serioze dhe angazhim të drejtpërdrejtë.”

Revolta e tyre kulmon me akuzën për manipulim të përfaqësimit, ku zërat autentikë të emigracionit zëvendësohen me figura që nuk e njohin jetën jashtë kufijve. Me një ton të ashpër që vë në pikëpyetje moralitetin e organizimit, KSHS pyet:

“Kush është përgjegjës për përjashtimin e zërave që punojnë për Komunitetin dhe në vend të tyre flasin në Samit persona që nuk kanë asnjë lidhje me Diasporën? Më shumë se denigrim, ky është një provokim.”

Në përmbyllje, letra shërben si një thirrje për të ndryshuar statusin e emigrantit nga një mjet propagande në një aktor me të drejta të plota. Qëndrimi i tyre është i palëkundur:

“Ne besojmë se diaspora duhet të jetë partnere reale, jo dekor në aktivitete formale.”

Ky dokument i KSHS vjen në një moment kritik, duke hedhur hije dyshimi mbi legjitimitetin e përfaqësimit në Samitin e sotëm dhe duke shpërfaqur krizën e besimit mes emigrantëve në Greqi dhe institucioneve në Shqipëri.

 

Marrë nga VNA.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Në mbrojtje të Perëndimit

“KODI I KUQ” – E majta do shfrytëzojë frikën nga humbja e vendeve të punës prej inteligjencës artificiale

Kush është njeriu që po e kthen Donald Trump-in në një makineri globale marrëveshjesh

Mungesa e punonjësve në turizëm dhe shërbime, Shqipëria kërkon 20 mijë të huaj

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria lehtëson procedurat për të huajt

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vota e të burgosurve sjell përplasje në KQZ
Artikulli tjetër “Nën akuzë nga SPAK-u”, vëllai i Ministrit të Jashtëm fiton tender me ofertën më të lartë, nga KQZ

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Problemet me tenderët, APP u “tërheq veshin” institucioneve
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Rrjeta kap vetëm “peshqit e vegjël”
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Vizita e Ramës në Romë dhe sinjalet e Brukselit për integrimin e Shqipërisë
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 17 Prill, 2026
Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI
Bota HI-Tech Opinion Sociale Zhvillim 17 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.