KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pastruesi i 11 milionë eurove fitoi tender nga SPAK
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Pastruesi i 11 milionë eurove fitoi tender nga SPAK
AnalizeFokusKryesore

Pastruesi i 11 milionë eurove fitoi tender nga SPAK

Përditësimi i fundit: 26 Dhjetor, 2024 11:22 am
152 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Në fund të javës që lamë pas, Prokuroria e Tiranës urdhëroi arrestimin e biznesmenit Darin Gëzdari, nën dyshimet se është ideatori i një skemë pastrimi parash në vlerë 11 milionë euro.

Hetimet e zhvilluara nga prokurori Ndini Tavani ngritën dyshimet se Gëzdari fshihet pas një operacioni financiar, nëpërmjet të cilës ka deklaruar shitje konsulence kompjuterike fiktive për kompani të huaja bastesh në shumë mbi 10 miliardë lekë të vjetra dhe më tej, pjesën më të madhe të kësaj shume e ka transferuar në llogari off-shore në Bahamas, e të tjerë.

Për këtë skemë, sipas prokurorisë, është përdorur kompania “Green View Marketing”, e themeluar dhe më tej e administruar nga Edmir Simoni, i cili punësimin kryesor e kishte roje plazhi në një lokal në bregdetin e Shëngjinit. Skema e dyshuar e pastrimit të parave është zhvilluar në periudhën 2021-2022.

Të dhënat zyrtare tregojnë se Gëzdari është aksioner dhe pronar në disa kompani të tjera, të lidhura kryesisht me shërbimet kompjuterike. Shoqëria kryesore e tij rezulton të jenë “Information Bussines System-IBS”.

Kjo shoqëri, e cila deri më tani nuk rezulton të jetë pjesë e pastrimit të parave, është një fituese e rregullt në tendera të zhvilluar nga një seri institucionesh publike, përfshirë edhe ato me aktivitet specifik hetimor dhe në luftën kundër pastrimit të parave, si Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Në një verifikim të kryer nga “Boldnews.al” rezulton se “IBS” e Darin Gëzdarit ka fituar dhjetra milionë lekë edhe në Bashkinë e Tiranës dhe institucionet vartëse të saj, në Ministrinë e Mbrojtjes, tek Agjencia e Zhvillimit Bujqësor e Rural (AZHBR), e të tjerë.

Tenderat e marrë në shqyrtim i përkasin periudhës nga 2021 e në vijim, kohë kur Gëzdari ka zhvilluar skemën e dyshimë të pastrimit të parave me kompaninë tjetër të tij, “Green View Marketing”.

Procedurat nuk kanë vlera të larta, krahasuar me tendera të tjerë gjigandë në fushën e teknologjisë së informacionit, por gjithësesi, totali i tyre arrin në rreth gjysëm milioni euro.

Në nëntor të vitit 2023, shoqëria “Information Bussines System-IBS” e Darin Gëzdarit shpallet fituese e tenderit të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Objekti i kësaj procedure ishte “Blerje shërbim rinovimi për celularët motorola” dhe fondi i vendosur në dispozicion ishte në vlerën e 22.5 milionë lekëve të vjetra.

Edhe Agjencia e Inteligjencës Financiare (ish-Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave) rezulton që të ketë kryer të paktën tre pagesa, në vlerë 78 mijë lekë të reja, për kompaninë “IBS”, me qëllim mirëmbajtjen e sistemit të brendshëm telefonik të institucionit.

Fatura e fundit në radhë për këtë shërbim është paguar në 13 dhjetor 2023, sipas të dhënave zyrtare të Thesarit të Shtetit.

Bashkia e Tiranës, së bashku me institucionet e saj të vartësisë, “Ujësjellës-Kanalizime” dhe “Tirana Parking”, rezulton të ketë arkëtuar rreth 50 milionë lekë të vjetra në llogaritë e shoqërisë ‘”IBS” të Darin Gëzdarit.

Ministria e Mbrojtes ka arkëtuar gjatë periudhës 2022-2024 mbi 20 milionë lekë të vjetra në llogaritë e shoqërisë “IBS”, për shërbime të mirëmbatjes e riparimeve të aparaturave teknologjike.

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor e Rural (AZHBR) ka marrë shërbime në vlerën e 14 milionë lekëve të vjetra prej shoqërisë “Information Bussines System-IBS”, në pronësi të Darin Gëzdarit.

Megjithatë, në çdo rast, mbahet në vëmendje fakti se, deri më tani, nuk rezultojnë të dhëna zyrtare që të përfshijnë shoqërinë “IBS” në hetim penal.

Pronari i saj, Dariz Gëzdari është prej disa ditësh në “arrest me burg”, në cilësinë e ortakut të shoqërisë “Green View Marketing”, masë e lëshuar në vijim të hetimeve për “fshehje të të ardhurave” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqipëria lidh Ursulën me Melonin dhe kjo po i bën socialistët italianë me turp në Bruksel!
Artikulli tjetër Bujqësia në kolaps total,

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.