KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Përplasja me armë në Shkodër: Policia dyshon se tek “Audi” i blinduar ishte i kërkuari Eljo Hato
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Përplasja me armë në Shkodër: Policia dyshon se tek “Audi” i blinduar ishte i kërkuari Eljo Hato
AktualeFokus

Përplasja me armë në Shkodër: Policia dyshon se tek “Audi” i blinduar ishte i kërkuari Eljo Hato

Përditësimi i fundit: 25 Gusht, 2024 7:11 am
167 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Bushat të Shkodrës, ku pas një shkëmbim zjarri me armë, fatmirësisht nuk ka pasur viktima, por 3 persona janë shpallur në kërkim, mes të cilëve dhe dy vëllezërit Prendi nga Bushati.

Sipas burimeve të policisë kriminale në Shkodër, automjeti tip “Audi” me targa gjermane, i cili është gjetur i braktisur në vendin e ngjarjes, ka të dhëna se është përdorur për një kohë nga Eljo Hato, person ky i shpallur në kërkim nga SPAK-u, lidhur me ngjarjen e plagosjes së Taulant Pepaj në muajin shkurt 2021 në Shkodër.

Të dhënat policore tregojnë se mjeti për një kohë të gjatë është përdorur rregullisht nga Eljo Hato, dhe nisur mbi këto informacione, policia e Shkodrës, ka ngritur dyshime të forta se brenda në “Audi”-n e blinduar që u sulmua me plumba kallashnikovi, ka qenë dhe Eljo Hato, mik i ngushtë i biznesmenit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj.

Hato i ka shpëtuar tre herë aksioneve të policisë dhe RENEA-s, ku herën e fundit forcat speciale i shkuan në shtëpi dhe i vranë dy qentë e banesës së tij.

Tashmë kërkimet për Haton vijojnë ende por të gjitha aksionet nuk kanë sjellë ndonjë rezultat për lokalizmin e saktë dhe arrestimin e tij.

Autoritet kanë dyshime konkrete se mes palëve ka pasur shkëmbim zjarri. Të dhënat tregojnë se personat që ndodheshin në “Audin” e zi të blinduar, po shkonin në fshatin Rranxa tek vëllezërit Prendi për t’u konfliktuar.

Por këta të fundit i kanë paraprirë një sulmi me armë, duke marrë masa të japin një kundërgoditje.

Besohet se njëri nga vëllezërit Prendi ka qëlluar me automatik, duke lëvizur me një motor.Ndërsa dy persona të tjerë kanë lëvizur me një automjet “BMW”, e cila më pas është gjendur nga policia i braktisur.

Kjo makinë ka pasur dëmtime nga plumbat, duke krijuar përshtypjen e fortë se në vendin e ngjarjes ka pasur shkëmbim zjarri.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja të përdorura nga disa armë të ndryshme.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ballkani Perëndimor me 3 mln njerëz më pak në 2050-ën
Artikulli tjetër Prostitucioni, reklama në Telegram! Vajzat nga Kina e Filipinet, pagesa deri në 400 euro

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare
Analize Bota Finance Politike Sociale 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.