KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Sekretari i Sindikatës së Burgjeve në Itali: Në Gjadër nuk ka përfunduar puna
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Sekretari i Sindikatës së Burgjeve në Itali: Në Gjadër nuk ka përfunduar puna
FokusOpinionZhvillim

Sekretari i Sindikatës së Burgjeve në Itali: Në Gjadër nuk ka përfunduar puna

Përditësimi i fundit: 15 Tetor, 2024 6:21 pm
131 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Mëngjesin e ditës së nesërme në Shqipëri pritet të mbërrijë anija me emigrantët e parë nga Italia, të cilët do të akomodohen në qendrat e pritjes në Gjadër.

Sekretari i Përgjithshëm i Sindikatës së Burgjeve në Itali, Gennarino de Fazio ka folur lidhur me kushtet që do t’i sigurohen emigrantëve në kampet në Shqipëri.  Ai është shprehur se në strukturën e Gjadrit ende nuk janë përfunduar punimet, nuk ka ujë, nuk ka energji elektrike, mungon linja telefonike dhe linja e internetit.

Ai shkon dhe më tej, duke u shprehur se “nëse ka kushte kaq të vështira që nuk realizojnë jetesë të nevojshme për punonjësit e policisë, nuk dua as ta imagjinoj se në ç’kushte do të jetojnë emigrantët në këto struktura.”

Ai ka konfirmuar në një intervistë për Syri Tv, se është hera e parë që ka ndodhur që të ketë një burg brenda një qendre të qëndrimit të përkohshëm të azilkërkuesve. Duke shtuar se emigrantët që do të mbërrijnë në Gjadër do të jenë vetëmm meshkuj, ai thotë se shton dhe vështirësinë e punës së policisë dhe ushtrisë italiane, të cilët janë të pranishëm në territorin shqiptar. Sipas deklaratave të tij, nuk ka gjithashtu një kapacitet të plotë të personelit të angazhuar në këto struktura. Nga 45 punonjës burgu, sipas tij në Shqipëri kanë mbërritur vetëm 15.

De Fazio është shprehur se duke qenë se ka nisur transferimi i emigrantëve në Shqipëri, ngrihen pikëpyetje se kur do të përfundojnë punimet në strukturat e pritjes dhe a janë të denja këto struktura për një jetë dinjitoze qoftë për personelin, qoftë për emigrantët

Anija e parë e Marinës Italiane që u nis për të dërguar emigrantë në Shqipëri, ka vetëm 16 persona në bord. Sipas mediave italiane, dy ditë udhëtim për të transferuar nga Italia 10 egjiptianë dhe 6 bangladeshas, të cilët, me varka të improvizuara, u larguan nga brigjet libiane të Sabratas dhe Zuaras dhe e gjetën veten në një anije 80 metra të gjatë, e cila mund të transportojë deri në 80 marinarë dhe rreth 200 pasagjerë. Anija që do të duhet të udhëtojë nga Lampedusës drejt Shëngjinit do kushtojë nga 250 mijë deri në 290 mijë euro, duke llogaritur edhe detarët, pra 18 mijë euro për emigrant, për një operacion që në tërësinë e tij do t’i kushtojë shtetit gati një miliard euro.

Çfarë ndodh pas mbërritjes së emigrantëve në Shqipëri?

Sapo anija të mbërrijë në portin e Shëngjinit, emigrantët do të zbresin dhe do t’i nënshtrohen një kontrolli të dytë, më të plotë. Më pas ata do të transferohen në Gjader, ku janë tre struktura të dorëzuara vetëm më 9 tetor te Ministria e Brendshme italiane për testim: një qendër për ndalimin e azilit të aplikantëve me 880 vende (nga të cilat vetëm 400 janë gati deri më sot, më pak se gjysma), një CPR me 144 vende dhe një burg i vogël me 20 vende.

Pikërisht këtu emigrantët që i nënshtrohen procedurave të përshpejtuara kufitare do të ndalohen me një urdhër të nënshkruar nga komisioneri i policisë së Romës, i cili duhet të vërtetohet brenda 48 orëve nga gjyqtarët e seksionit të emigracionit të Romës në pritje. Brenda katër javë merret një vendim për refuzimin e mundshëm të kërkesave të tyre për azil, i cili do t’i detyronte ata të riatdhesoheshin.

 

Marrë nga Syri TV

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gjermania i ka kërkuar Izraelit të nënshkruajë ‘klauzolën e gjenocidit’
Artikulli tjetër Politico: Shqipëria ka rrugë të gjatë për të bërë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.