KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik”, të akuzuar për vrasje?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik”, të akuzuar për vrasje?
AnalizeFokusKorrupsionKryesoreOpinionZhvillim

Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik”, të akuzuar për vrasje?

Përditësimi i fundit: 26 Shkurt, 2026 12:21 pm
491 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Kur Gjykata e Posaçme urdhëroi në tetor 2023 sekuestrimin e tre tokave pyjore në fshatin Pulaj të Velipojës, prokurorët argumentuan se pronat dyshohej të ishin përfituar përmes falsifikimeve të kryera më shumë se një dekadë më parë.

Por ndërsa toka në bregdet u bllokua, një pasuri shumë më e madhe dhe më e dukshme e biznesmenit Pëllumb Gjoka – kazinoja në qendër të Tiranës dhe kompania e tij “Imperial Group”, e shpallur investitor strategjik nga qeveria – nuk u prek nga sekuestroja.

Gjoka, 49 vjeç, ndodhet në burg prej korrikut 2023 dhe po gjykohet për akuza të rënda, përfshirë vrasje dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, të zbuluara pas zbërthimit të komunikimeve në aplikacionin e koduar Sky ECC. Megjithatë, pasuria e tij nuk është hetuar në bazë të ligjit “Antimafia”, mekanizmi që zakonisht përdoret në Shqipëri për konfiskimin e aseteve të dyshuara me origjinë kriminale.

Sipas studiuesve të së drejtës, kjo zgjedhje procedurale ka rëndësi vendimtare, sepse ndryshon barrën e provës.

“Bëhet fjalë për vepra penale që krijojnë produkte, siç është pjesëmarrja në krim të organizuar,” tha Lirime Çukaj, pedagoge e së drejtës penale në Universitetin e Tiranës. “Ligji ‘Antimafia’ parashikon fillimin e procedimit pasuror pa qenë nevoja për një vendim penal të formës së prerë dhe barra e provës i kalon individit për të justifikuar pasurinë.”

Në rastin e Gjokës, hetimet financiare u kryen vetëm brenda procedimit penal dhe jo sipas ligjit të posaçëm për konfiskimin e pasurive kriminale.

SPAK nuk dha shpjegime të detajuara për këtë zgjedhje, por në një përgjigje me shkrim tha se gjatë hetimeve nuk janë gjetur probleme për shoqërinë “Imperial Group”, ku Gjoka zotëron shumicën e aksioneve.

“Shoqëria për të cilën keni pyetur nuk është përfshirë në këto sekuestrime, pasi prokurorët kanë vlerësuar se nuk plotësohen kërkesat ligjore për sekuestrimin e saj,” thuhet në përgjigje.

Kompania “Imperial Group” sh.a., ku Gjoka zotëron rreth 56 për qind të aksioneve, operon në fushën e lojërave të fatit dhe zotëron një kazino në Tiranë. Në vitin 2021 ajo u shpall investitor strategjik për projektin turistik “Silver Sand Resort”, një zhvillim i planifikuar me vlerë rreth 52 milionë euro në bregdet, që përfshin ndërtesa banimi, vila dhe hotele në një sipërfaqe prej mbi 113 mijë metrash katrorë.

Hetimi penal ndaj Gjokës nisi pasi autoritetet shqiptare morën të dhëna nga Sky ECC për një organizatë kriminale që dyshohet se kishte kryer vrasje, pengmarrje, korrupsion dhe pastrim parash. Në total, ndaj tij dhe anëtarëve të tjerë të grupit janë ngritur nëntë akuza penale.

Në të njëjtin proces janë dërguar për gjykim edhe disa persona të tjerë, përfshirë Behar Brajoviq, Edmond Preka, Astmer Bilali, dy zyrtarë policie, Ardit Hasanbegaj dhe Oltian Bistri, si dhe prokurori Xhevahir Lita.

Gjoka e kundërshtoi arrestimin në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar që komunikimet Sky ECC të shpalleshin të papërdorshme në gjyq, por kërkesa e tij u rrëzua në dhjetor 2024. Gjatë këtij procesi, SPAK deklaroi gjithashtu se kishte dyshime të arsyeshme se ai kishte tentuar të ndikonte vendimmarrjen e gjykatës.

Ndërkohë, sekuestrimi i vetëm pasuror ndaj tij mbeti ai i tre parcelave në Velipojë.

Vendimi i Apelit të Posaçëm, i siguruar nga BIRN përmes një kërkese për informacion, tregon se falsifikimi përmes të cilit dyshohet se janë përfituar këto prona daton në vitin 2012.

Sipas ekspertëve, nëse do të ishte përdorur ligji “Antimafia”, hetimi pasuror do të kishte pasur një shtrirje shumë më të gjerë.

“Kur konfiskimi bëhet vetëm brenda procedimit penal, standardi i provës është shumë më i lartë – ‘tej çdo dyshimi të arsyeshëm’,” shpjegoi Çukaj. “Ndërsa në procedimin pasuror mjafton ekzistenca e dyshimeve të arsyeshme dhe barra kalon te personi për të provuar burimin e ligjshëm të pasurisë.”

Për rrjedhojë, ndërsa një pjesë e vogël e pronave të dyshuara të Gjokës u sekuestrua, asetet kryesore të biznesit të tij vazhdojnë të mbeten të paprekura nga masat preventive.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kompania “Infrakonsult” e Redi Strugës projektoi rrugën e shembur Librazhd–Prrenjas
Artikulli tjetër Paralajmërimi: “Pacientët e bllokuar të zonës juglindore rrezikojnë shëndetin”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.